Mendime
Idriz Zeqiraj: Suprimimi i autonomisë
E hene, 19.07.2021, 07:14 PM
SUPRIMIMI I AUTONOMISË, PËRSHPEJTOI 2 KORRIKUN E PAVARËSISË
NGA
IDRIZ ZEQIRAJ
Qysh
përgjatë viteve `70-a, fërkimet serbo-kroate, paralajmëronin se pas Titos,
Federata jugosllave do të zhbëhet. Të paktën, në një rast, këtë e ka pranuar,
madje, edhe pohuar edhe vet Titua. Serbia përgaditej për revansh. Por, krejt e
gatshme ishte edhe Kroacia dhe Sllovenia, si dy vende me ekonomi të zhvilluara.
Vdekja
e Titos, më 1980, edhe pse u përcollë me vajtime, gëzimi i shumëkujt vështirë
përmbahej. Çdo vdekje kërkon edhe
"kurbanin" e saj. Dhe kjo "i ra për hise" Kosovës.
Sipas
të gjitha gjasave, ecja para e Kosovës, nuk i levërdiste as Serbisë dhe as
Shqipërisë. Demonstratat e vitit 1981 ishin rast ideal, për ta ndërprerë hovin
arsimor dhe zhvillimor të Kosovës.
Banda
e Millosheviçit, nën slloganin "e luftës kundër nacionalizmit
shqiptar", nuk zgjodhi mjetet. Ishte luftë frontale, anakronike në kohë
dhe hapësirë. Suprimimi i Kushtetutës të vitit 1974, më 23 mars 1989, që,
pamëdyshje, ishte ripushtim tipik, shënonte edhe fundin e pritshëm të
Ferdertatës jugosllave. Rrjedhimisht, suprimimi i Autonomisë, përshpejtoi 2
Korrikun e Pavarësisë.
Millosheviçi
iu kthye epokës së zezë të ministrit të Brendshëm, Aleksandër Rankoviçit, të
viteve `50-a, "leçitjes" (përjashtimit), tani, të konvertuar në
-diferencim-. E filloi nga shkollat, përkatësisht, mësuesit, për të vazhduar me
institucionet tjera, deri në bllokimin e tërësishëm të jetës normale!
Në
këto kushte supërspecifike, lindi partia e parë pluraliste, Lidhja Demokratike
e Kosovës, e drejtuar nga intelektuali i urtë, Dr. Ibrahim Rugova. LDK-ja ishte
më shumë se sa parti, ishte Lëvizje Kombëtare, që unifikoi popullin e Kosovës,
në veçanti, dhe shqiptarët e kudoshëm, në përgjithësi.
Gjatë
6-mujorit të parë të vitit 1990, u bë koordinimi i tre brezave të shqiptarëve
të Kosovës, përfshirë edhe brezin e Luftës së Dytë Botërore. Gjithashtu
Akademia e Kosovës, Shoqata e Historianëve të Kosovës, e kryesuar nga Prof. Dr.
Fehmi Pushkolli, Kuvendi i Kosovës, organizuan tribuna e seminare shkencore,
duke potencuar edhe vrasjen e 72 mijë shqiptarëve, gjatë dhe pas Luftës së Dytë
Botërore.
Këto
veprimtari intensive, sollën deri në përgaditjen dhe shpalljen e Deklaratës
Kushtetuese të Pavarësisë, më 2 Korrik 1990. Atë ditë, dera hyrëse e Kuvendit
të Kosovës, ishte mbyllur qëllimshëm. Të 114 delegatët shqiptarë, u tubuan para
ndërtesës së Kuvendit, në natyrë të hapur, në pritje të një ngjarje të shënuar.
Delegati Muharrem Shabani lexoi Deklaratën e Pavarësisë, të hartuar nga
Akademik Gazmend Zajmi.
Deklarata
e Pavarësisë e 2 Korrikut 90-të, ishte përgjigje, flakë për flakë, e suprimimit
të Kushtetutës të vitit 1974. Dhe, 2 Korriku 90-të, edhe pse i harruar nga
pushtetarët karrieristë e hiçër, të cilët mendonin se historia fillon me ata,
kjo datë historike, këtij moti, u shënua solemnisht dhe dinjitetshëm, nga garda
shtetërore e pushtetare aktuale.
Në
mbështetje të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, u rrjeshtua edhe Lëvizja
Gjithëshqiptare, për pajtime, falje gjaqësh, ku pjesëmarrja ishte me
qindra-mijëra shqiptarë.
Me
të drejtë, Deklarata Kushtetuese e Pavarësisë e 2 Korrikut 1990, konsiderohet
si gurëthemeli i shtetësisë të Kosovës. 2 Korriku i parapriu Deklaratës
Kushtetuese ose Kushtetutës së Kaçanikut të 7 Shtatorit, tashmë, nga Kuvendi i
Republikës të Kosovës.