E merkure, 17.04.2024, 12:41 AM (GMT+1)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Rizona e Teutës

E hene, 19.07.2021, 08:51 PM


Rizona  e Teutës

Shkruan Fahri Xharra

Për të kuptuar të huajt, fqinjët,  gllabëruesit dhe të pangopurit,  atëherë duhet që ne së pari ose që ne përfundimisht ta përshëndesim historinë tonë që ka filluar të na shohë me një sy më të mire. E ky shikim i sinqertë nuk përsëritet shpesh. Bile,  së paku ne e kemi kuptuar që kjo vjen rrallë e shumë rrallë. Rrallë,  dhe me të vërtetë shumë rrallë!

O moj Shqipni,  e mjera Shqipni

kush te ka qitë me krye në hi?

Ti ke pas kenë një zonjë e rande

burrat e dheut te thirshin nanë......edhe ne të gjithë, që ishim rreth teje,  të mendonim që je një zonjë e rëndë. dhe prej teje prisnim shumë,  por.... kurrë nuk na e shpjegove Rezanën.

Cila  apo çka ishte Rezana ?

Historiani romak Titus Livius,   na e pat lënë  një shkrim,  ku thoshte që romakët pasi që mundën Mbretin Ilir Gentin  ,  aty rreth vitit 168  prK në Shkodër e ndanë mbretërinë Ilire në tri pjesë . Pjesa e parë ishte territori  të cilin e kontrollonte dikur Teuta ( rënja e saj 229-228 prK),  rrethe Durrësit,  Apolonisë e deri në Lezhë. Pjesa e dytë ishte deri Ulqini,  Rizona dhe Daorsi. Pjesa e tretë,  Liviusi thoshte ishte deri tek “të gjithë Labeatët”

Historianët sllav,  mendojnë dhe pyeten se athua çka mendonte Liviusi me “ të gjithë Labeatët “.

Ke pasë shumë t ‘mira e begati

me vajza t'bukra,  me djem t'ri

Gja e vend shumë,  ara e bashtina

me armë të bardha e pushkë ltina

me burra trima,  me gra të dlira

ti ndër gjithe shoqet ke kene ma e mira. ..  po Rezona,  ishte e jona,  dhe ti me gjumin tënd e përtëhuajsove . Neve na duhet që të përcjellim shkrimet sllave,  për të ditur  se çka paska pas  fshehur kjo toka e jonë

Po Rezona ( sot Risan ,  Mali i Zi) ishte vendqëndrimi i Teutës së Madhe,  ishte vend i Labeatëve,  të cilët ishin të rrethuar nga vetvetja me Taulantë,  Pirustë,  Dokleatë dhe Sikulatë.

Po sot,  Shqipni,  pa m'thuej si je?

Po sikur lisi i rrxuem perdhe

Shkon bota sipri,  me kambë të shklet

e një fjalë të ambël askush s'ta flet  ... je hutuar shumë,  nuk e ke atë krenari që e kishe,  nuk e ke guximin së paku të thuash po këndej pari isha unë ! Rezona ( Risani) shkruajnë gazetat malaziase,  është një margaritar arkeologjik dhe se po hulumtohet shumë nga arkeologët malazias dhe ata polka në projektin : “ Risinumi - kryeqendra e mbretëreshës Teuta “("Risinium - prijestonica kraljice Teute".)   ,  Se,  ajo që është duke u gjetur rreth Risanes (Rezones,  Rrezones) flet për një kohë të forcës së madhe politike dhe ekonomike  të saj.

Si mal me borë,  si fushë me lule

ke pas ken veshun,  sot je me cule

e s'të kan mbetun as emn,  as besë

vet' i ke prishun për faqe t'zezë   ... po si jo ? po ta shpojnë qiellin objekte fetare,  të cilave nuk iu kanë pa “hajrin “ as ata që po na i ndërtojnë .

Po e përsëris : ke pas ken veshun,  sot je me cule,  ; sot je me kule  dhe shamija  ,  dhe në garën e madhe se kush po ndërton kisha më të mëdha  dhe xhamija më të larta..

Qani ju trima bashkë me ne

Se ra Shqipnia me faqe n'dhe

E s'i ka mbetun as bukë as mish

as zjarm në votër as dritë as pishë

as gjak në faqe as nder ndër shokë

por asht rrëxue e bamun trokë ..... kishte të drejt Pashko Vasa,  dhe fjalët e tija janë edhe sot të vlershme ; mos më tregoni se çka sheh njeriu në ekranet e vogla të Shqipërisë . Ajo është një botë e rrejshme,  të cilën  vetëm shkrimtarja Brunilda Zlami e spjegon në romanin e saj të fundit. Lexojen dhe binduni !

Akademia e Shkencave e Beogradit i dërgoi në fillim të shek. XX shkenctarët J. Cvijiq dhe A. Joviqeviq në Guci,  ku ndejtën nga tre vjet,  me qëllim që t’ia ndërronin “shkencërisht” historinë dhe gjeografinë kësaj krahine. P.sh. Cvijiqi,  Alpet Shqiptare i ripagëzon me “Prokletije” (Bjeshkët e Namuna). Bjeshkën e Borit në “Radovan”,  Bardhoshin në “Bjelic”,  Majën e Pejës në “Peqokeq”,  Liqenin e Shtarës në “Jezercë”,  Rokopecin në “Brada”,  Gucinë në “Gusinje” (sipas guskave) e kështu me radhë. Ose,  Plava,  sipas tij,  vjen nga ngjyra e liqenit “plavo “- i kaltërt,  edhe pse e dinte mirë se ishte ky emri i Perandorit Romak – PLAVIUS,  me origjinë Ilire që e ngriti këtë vendbanim me emrin e vet. Shqipëri ku je?

“U bëmë gazi botës: në Kosovë kemi një njerëz që luftojnë historinë shqiptare më keq,  apo mu ashtu si i konvenon Serbisë. Në Shqipëri martesa bëhen me serb. Në Europë nuk njihen pjesëtarë të një kombi të jenë aq të çoroditur,  aq sociopat,  aq pa sedër sa ta vështrojnë historinë nacionale me syza të pushtuesit,  e as lidhje martesash me ata që përgaditnin gjenocidin…Në këtë kaos mendor nuk kemi qenë kurrë.( nga Lis Bukuroca)..

Intelektuali i vertetë duhet të jetë roje i  shëndetit mendor,  shpirtëror dhe qytetar te shoqërisë! (Agron Bala). Pra shëndeti mendor dhe shpirtëror edhe qytetarë i shoqërisë janë intelektualët e vërtetë që janë roje të mbarëvajtjes së shëndetshme të asaj shoqërijeje.

O moj Shqipni,  e mjera Shqipni

kush te ka qitë me krye në hi?    ..... Kur disa shkonin aq larg saqë e përshkruanin gjuhën shqipe si një “bashkim të tmerrshëm të së thjeshtës me çrregullsinë” dhe se një gjuhë e tillë në përgjithësi nuk ekziston,  del Fan Noli,  që në një memorandum dërguar Komisionit Hetimor,  shprehet se gjuha shqipe “është shembulli i vetëm i gjallë i gjuhëve origjinale të Evropës Juglindore,  që janë folur që para Homerit. “Ajo është,  sipas tij,  pa dyshim gjuhë ariane,  krejtësisht e ndryshme nga gjuha greke apo gjuhët sllave”

Qysh prej Tivarit deri n'Prevezë

gjithkund lshon dielli vapë edhe rrezë

asht toka jone,  prind na e kan lane

kush mos na e prekë “ token” 'tanë..... Nacionalizmi i një kombi shprehet ne dy mënyra:

- duke e ngritur moralin dhe kujdesin ndaj identitetit te tyre;

- edhe mënyra e dytë duke u angazhuar në arritjen e qëllimeve për vetëqeverisje – Pavarësi…(Gellner,  E.,  1983,  Nations and Nationalism,  Oxford: Blackwell.)

Në rastin e Shqipërisë dhe të Kosovës,  çdo lëvizje për nacionalizëm është vetëm se ngritja e asaj ndjenje e cila me “kujdesin” e elementeve të caktuar lufton me të madhe për zbehjen e tij. Nëse nuk kemi nacionalizëm shqiptar e i cili po shihet me sy të keq nga vetë shqiptarët atëherë do të na mundin – izmat tjerë. Mu atëherë fillon katrahura kombëtare.

Nacionalizmi shqiptar është kur “nderimi dhe respektimi i përkasin veprës nacionaliste,  si një ndihmesë me shumë vlerë në njohjen e qytetërimit shqiptar dhe rolin e faktorit shqiptar në periudhën e zhvillimeve globalizuese në mjedisin ballkanik,  për mbijetesën e shqiptarizmit në mes të nacionalizmave agresivë e kriminalë serb dhe grek dhe nacionalizmit agresiv turk.(N. Loka)” . Po,  ne duhet të jemi nacionalist  sepse jemi të rrethuar nga kombet nacionaliste,  me qëllime pansllaviste dhe megalogreke dhe turqizuese. Europa nuk i frikohet nacionalizmit tonë,  sepse ai nacionalizëm gjithmonë ka qenë “duke e ngritur moralin dhe kujdesin ndaj identitetit te tyre (Nations and Nationalism,  Oxford: Blackwell.).

Thjesht e thënë të mbijetojmë.

Fahri  Xharra  11.07. 21
Gjakovë



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora