| E hene, 19.07.2021, 06:44 PM |
MOHIMI I GJENOCIDIT BOSHNJAK DHE ATIJ SHQIPTARË, DO TË ISHTE IDENTIK SIKUR MOHIMI I HOLOKAUSTIT HEBRAIK
Nga
Dedë Preqi
Kush
do ta mohonte ekzekutimin e 8 mijë burrave dhe djemëve të rinj bishnjak me 11
korrik të vitit 1995, në Srebrenicë, nga ushtria dhe paramilitarët serb, nën
udhëheqjen e kryekriminelit Ratko Mlladiç, e cila ishte masakra më e rëndë e
njerëzimit, që nga Lufta e dytë Botërore.
Kjo
luftë ishte një strategji e planifikuar e regjimit serb, apo e fashizmit serb
me zhdukjen e një populli, ashtu sikur ishte lufta e planifikuar e regjimit
nazist hitlerian, për ta zhdukur popullin hebre dhe shumë popupuj të tjerë nga
faqja e dheut.
Edhe
Parlamenti Evropian, këtë ditë të masakres në Srebrenicë, e shpalli si datë të
përkujtimit të kësaj masakre, por për fat të keq, Evropa nuk ka guxim që këtë
masakër ta quaj me emrin e vërtetë « gjenocid », dhe mu për atë
Serbia, i lëshon mjekërr, jo vetëm kësaj masakre, por edhe të tjerave, që mbi
400 masakra i ka bërë edhe në Kosovë, ndaj popullit shqiptarë.
Qeveria
e Kosovës, këto ditë e miratoi një rrezullutë përmes të cilës e dënon krimin
dhe gjenocidin ndaj popullit boshnjak në Srebrenicë, që shkakëtoi lufta e
regjimit të Serbisë, nën udhëheqjen e Millosheviqit, duke ftuar edhe vendet e
rajonit, që ta dënojnë një gjenocid të tillë dhe kriminelët e këtyre krimeve të
nxjerrën para drejtësisë.
Nëse
krimet me gjenocidin e shkakëtuar nga
kriminelët serb, do të gjykohen dhe do të dënohen akterët në bazë të
drejtësisë, duke e marrë sëcili dënimin e merituar, edhe Serbia e sotme, në
krye me Vuçiqin, do të kishte një çasje tjetër, dhe nuk do ti gradonte të
tillët me urdhëra të lavdisë dhe urdhëra tjerë, të cilët edhe i ka priveligjuar
dhe emëruar në vende të rëndësishme në qeverinë e tij.
Mohimi
i gjenocidit boshnjak dhe mohimi i gjenocidit shqiptarë nga ana e Serbisë, do
të ishte identik sikur mohimi i gjenocidit hebraik, që shkakëtoj nazismi
hitlerian, të cilën e shkakëtoi
arkitekti i saj Adolf Hitleri, ndërsa aktitekti i asaj në Bosnje dhe
Kosovë, ishte Sllobadan Millosheviq.
Mirëpo,
dallimi në mes gjermanëve dhe serbëve është sikur dallon nata me ditën, duke
ditur se gjermanët mbas Luftës së Dytë Botërore, i pranuan të gjitha krimet e
shkakëtuara të Hitlerit, duke e dënuar instalimin e një regjimi të tillë,
poashtu duke i dënuar edhe akterët e krimeve të asaj lufte gjenocidiale, me
ç’rast kanë paguar edhe një dëmshpërblim të madh.
Ndërsa,
populli serbë e ka një mentalitet tjetër dhe të veqantë, i cili është shkakëtar
i shumë luftave në Ballkan, dhe atyre me përmasa të mëdha deri në gjenocid ndaj
popujve jo serb. Por ajo që dallon shumë nga popujt tjerë, luftat e shkakëtuara
edhe humbjet në historinë e vet i bënë të gjitha fitore të vetën, të cilë ua
trashëgojnë edhe pasardhësve të vet, duke e mësuar edhe nëpër shkolla.
Luftat
që i shkakëtoi Serbia në Ballkan, të gjitha ishin pushtuese ndaj popujve jo
serb, dhe ajo që dallon te ky popull është se përveq se, i pari të sulmon dhe kafshon, ky mundohet edhe të lë
fajtor, për atë edhe Kosova, e ka të vështirë pajtimin me këtë vend agresor,
apo të gjejë një modalitet të paqës me një fqinjë të tillë, me çrast edhe
rajoni do të ngel i tillë pa një stabilizim dhe rehati në mirëqenjën e vet
njerëzore.