Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xhevahir Cirongu: Përqafimet…

| E hene, 19.07.2021, 06:03 PM |


Xhevahir Cirongu

Përqafimet…

Ashtu ikën si pa dashur

të gjitha kujtimet midis reve,

disa guacka deti kishin mbetur

së bashku me kjtimet afër bregut.

I ndoqa nga pas të kapja vetëm nji

dhe nxitimthi ashtu në heshtje,

përqafimwet  fshehur më rrinin në gji

ajo që më donte vërtetë më puthi në sy.

Përqafimet e buzëqeshjet atë çast

na u bënë si dielli e si hënë,

ishte ditë vere,si për çudi

iku vala e detit me përqafimet,as vetë se di?!

Durrës 13 korrik 2021