E diele, 19.09.2021, 09:09 PM (GMT+1)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: 19 Korrik 1967

E diele, 18.07.2021, 11:02 AM


Nga Fritz RADOVANI: (Pjesa e XXVIII.)

19 Korrik 1967: Kjo ditë e nxehtë asht gjetë që aty nga ora 14.00, në pishën e zhegut, një xhips i Sigurimit të Shtetit në Shkoder, me u ndalue para Gjykatës së Rrethit (tek shtëpia e Dr. Kadukut), dhe në mes të një grupi policësh të mbërthyem me armë në dorë, rrethohet një Burrë që shihet me vështirësi i lidhun duersh me hekra, imcak, i shkurtë, me ecje të shpejtë e hapa të vegjël, i kapun për krahësh nga këta bisha të egra e të çapërdisuna  si zakonisht edhe pse gjahu asht i lidhun në pranga, dhe gati pa i takue kambët për trotuarin e rrugës, e fusin në godinën trekatëshe të Gjykatës, shkapesin derën me forcë dhe.., vetëm ndihen shulat e mbrendshëm që ndalojnë hymjen e cilitdo kalimtar... Kishte disa ndigjues të “zgjedhun”!

... U çue para mikrofonit dhe para se me fillue me folë rregulloi koletin e këmishës, jakat e xhaketës, tërhoqi pak xhaketën e zhubulosun nga mbrapa, tue u mundue me u rregullue për mos me dalë i çkujdesun në fotografi. Ishte Pader Pjeter Mëshkalla. Kryetari i gjyqit, Muhamet Tyli, i tha: -Fol, shka ke me thanë fjalën e fundit!.. Ra një heshtje...

Pader Mëshkalla iu afrue mikrofonit e tha këto fjalë:

“JU MË DËNONI SA TË DONI, MBASI MUE NUK KENI SHKA MË BANI, UNË PRAP SE PRAP DO TË DAL, SEPSE JU SHPEJT KENI ME MBARUE, MBASI SHOSHOJNË KENI ME HANGËR, E ATY ASHT FUNDI JUEJ! FEJA E KRISHTIT NUK MBARON KURRË!”

•Padër Pjetër Mëshkalla (Dosja 4191|1 Arkivi M. M. Tiranë, 1998)

Melbourne, 16 Korrik 2021.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora