E diele, 19.09.2021, 09:22 PM (GMT+1)

Mendime » Saraçi

Hilmi Saraçi: Trepça pasuria dhe krenaria jonë kombëtare

E diele, 18.07.2021, 11:00 AM


Trepça pasuria dhe krenaria jonë kombëtare

Nga Hilmi Saraçi

Në një luginë në mes të maleve të Pretenit dhe atyre të Kutllovcit, bri rrugës që të shpien për në malet piktoreske të Shalës së Bajgorës, rreth 10 km në veri-lindje nga Mitrovica, gjendet miniera Trepça në Stan Tërg, më e mëdhja në Evropë për nxjerrje të metaleve të plumbit, zinkut, arit e argjendit. Kosova asnjëherë nuk ka bërë një vlerësim të detajuar për vlerën reale të kombinatit metalurgjik “Trepça”.

I vetmi studim për të gjitha resurset natyrore të Kosovës që është bërë në vitin 1992, ka vlerësuar se potencial material i Trepçës mund të jetë 85 miliardë dollarë.Gjithashtu në vitin 1992 është bërë një vlerësim për të gjitha resurset e Kosovës dhe ka dalë një vlerë prej 505 miliardë dollarë. Pjesa kryesore e tyre kanë qenë thëngjilli, kaustobiolidet, ndërsa Trepça në atë kohë potencialin material e ka pasur 85 miliardë dollarë.Trepça njihet për rezerva të mëdha të mineraleve, plumbit, zinkut, argjendit dhe arit.

Për Trepçën flitet shumë moti prej vitit 1303 ka dokumente që flitet për te, po dihet në atë kohë është punuar në mënyrë primitive deri në vitin 1924 kur gjeologët anglezë kanë filluar hulumtimin për Trepçën. Më1930 kanë startuar me prodhim e kanë marrë Trepçën me konsesion prej 50 viteve dhe e kanë regjistruar në bursën e Londrës duke e emërtuar dhe e kanë startuar prodhimin’’…

Trepça është një minierë e lashtë plumbi, zinku,argjendi, kristaleve dhe mineraleve të ndryshme në Kosovë, gjegjësisht në komunën e Mitrovicës. Trepça në kohën e shtetit Jugosllavi kishte shumë famë dhe ishte njëra ndër motorët e ekonomisë jugosllave.

Fatkeqësisht kjo minierë u shfrytëzua nga regjimi jugosllav dhe frytet e saj shumë pak u shijuan nga populli autokton shqiptar i Kosovës.

Hulumtimi i parë gjeologjik filloi në vitin 1924. Në vitin 1930, filloi prodhimi dhe mineralizimi i vivsulfidit të plumbit dhe zinkut në këtë burim. Gjatë Luftës së Dytë Botërore gjermanët mbanin Minierën e Trepçës në gjendje pune, por me një nivel të reduktuar të prodhimit. Nga 1945 deri në vitin 1990, miniera ka punuar pa ndërprerje, me një kapacitet mesatar prodhues prej rreth 600,000 ton në vit.

Sidoqoftë, pas luftës, gjatë periudhës 2000-2004 janë bërë vëtëm përgatitje të minierës, e kryesore ka qenë organizimi i punës për tharjen e minierës nga ujrat nëntoksore të akomulluar, aftësimi i stabilimenteve vitale të minierës ku është bërë një punë e mirë. Në vitin 2005 ka filluar prodhimin testues ku edhe tani vazhdon prodhimi por, me kapacitete  dhe kushte të pavolishtme...

Tani miniera ndaloi së prodhuari, por ka hulumtuar dhe është përgatitur për punëtori të prodhimit. Kështu në vitin 2005 miniera filloi prodhimin e Pb (Plumbit) dhe Zn (Zinkut) me kapacitet minimal.Para luftës Trepça punësonte rreth 22.000 punëtorë. Produktet kryesore ishin xehet dhe koncentrati i plumbit dhe zinkut, plumbi i rafinuar dhe aliazhe te plumbit, argjend, ari, bismut, zink elektrolit dhe kadmium, acid sulfurik, acid fosforik, plehra superfosfate, akumulatorë, bateri nikelkadmiumi, municion të gjuetisë, gypa dhe tel plumbi, llamarinë të zinkuar dhe produkte prej llamarinës, materiale elektrokontakti, vagoneta, elektrolokomotiva për xehtari, pajime dhe pjesë rezervë për metalurgji dhe xehtari e produktet të tjera. Aktualisht, Trepça nuk prodhon. Kjo shprehet mjaft keq në prodhimin e përgjithshëm industrial të Kosovës dhe në eksport, sepse pjesa dërmuese e produkteve të Trepçës eksportohej. Për riaktivizimin e Trepçës nevojitën investime të mëdha, të cilat duhet të sigurohen nga partnerët ekonomik të jashtëm dhe të brendshëm.

Ishin kohë të turbullta kur rezistenca paqësore ndaj një regjimi  fashist filloi ndër minatorët. U bënë 30 vite që kur minatorët e Trepçës filluan grevën e urisë. Mbi 1,300 minatorë, kishin hyrë në grevë urie  për të mbrojtur autonominë e Kosovës, ky hap  i guximshëm po fillonte zhbërjen e Jugosllavisë.

Greva historike e minatorëve të Trepçës   bëri  bujë të madhe në vend duke kaluar në rezistencë  gjithë popullore, kështu filluan t’iu dridhen themlet Serbisë dhe regjimit të saj e cila si qëllim kishte zhbërjen e popullit shqiptar në Kosovë.

http://indeksonline.net/ads/www/delivery/lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=147&loc=https%3A%2F%2Findeksonline.net%2F28-vite-nga-greva-e-urise-se-minatoreve-te-trepces%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.google.com%2F&cb=c73077c2c3Poashtu greva nuk kaloi pa bërë bujë në mediat dhe qarqet diplomatike ndërkombëtare të cilat po përcillnin me vëmendje fillimin e zhbërjes së një fuqie të madhe në atë kohë siç ishte Jugosllavia.

Ky ishte vetëm fillimi i ngjarjeve të njëpasnishme të cilat pëfshien një dekade duke mbaruar me luftëra dhe shkëputje të shteteve të cilat nuk duronin politikat naciste serbe.

Pas 30 viteve kujtojmë vendosmërinë e e minatorëve të cilët me çdo çmim nuk hiqen dorë nga lufta për liri dhe demokraci sepse zëri i tyre u bë udhërrëfyes për  një popull të vuajtur dhe të përndjekur ç’njerëzisht për një shekull.

Dihet që Trepça ishte një gjigand i metalurgjisë dhe shtyllë kyçe në zhvillimin ekonimik të Jugosllavisë.

(Nga libri im monografik : “Ibush jonuzi dhe minatorët grevistë të Troçës 1988-1989)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora