E premte, 29.03.2024, 03:06 PM (GMT)

Kulturë

Përparim Hysi: Babush!

E diele, 18.07.2021, 09:43 AM


BABUSH!

In memoriam, Profesor-doktor MURAT GECAJ

(29 mars 1940-16 korrik 2020)

Nga Përparim HYSI

BABUSH!

Sa vështirë që e ndjej veten, kur zë e të shkruaj për ty. E di pse? Se, të shkruash për jetën e një njeriu, do të thotë që ta rindërtoshë atë.Këto fjalë i ka lënë një DITURAK e PROFESOR i madh që quhet MOIKOM ZEQO dhe nuk ka se si mos i vlerësosh, Unë marrë penën të shkruaj dhe një lumë asociacionesh vërshojnë si ato bletët që dalin nga kosherja. Është trysni që nuk e përballon dot. Nuk di çfarë të them më parë për ty, o BABUSH! Njeri  tepër vital, i kudogjendur, i gatshëm  të bëhesh kurban për miqtë e shokët  e shumtë. I papërtuar dhe i përpikët si një sahat"Omega" dhe ZHYL VERNI, kur shkroi "Rreth botës për 80-ditë" më duket se FELIAS FOGUN e shkroi sipas modelit tënd. Sa altruist dhe po aq buzëqeshur! Një buzëqeshje të çiltër e të pastër kristal, siç dinë të qeshin fëmijët. Nëse ÇEHOVI diku shkroi se" Njeriu duhet të ketë gjithçka të bukur:edhe fytyrën, edhe shpirtin, edhe mendimet, edhe sjelljen, por edhe veshjen". Pa më thuaj kush tjetër i ka patur këto" resurse" veç teje, BABUSH?!

BABUSH, të thërres, a më dëgjon? Të pres tek" Grandi", tek"ambsadat", tek "Ulqini", tek "Ura e Tabakëve", tek "Taivani"

dhe ti, sikur bridhje me vrap, kudo dhe kurdoherë në orën e caktuar.  Në sa promovime librash ke marrë pjesë? Sa autorë dhe sidomos autore librash ke zbulular dhe i ke inkurajuar duke u bërë paksa "kumbar" dhe u ke dhënë një emër.

Lista e librave dhe, veçanërisht, intervistave që ke bërë, është aq e gjatë, sa, po t'i kthesh në numra është  me tri shifra

dhe, nëse i hedh në një hartë gjeografike, harta nuk  i nxë. Gjeografikisht këto intervista janë të vendosura në hartë gjeografike të botës, ku futet EVROPA.Amerika dhe deri në AUSTRALI.

BABUSH!

Kujtimet për ty, sa më ngrohin, aq dhe më shkaktojnë dhimbje. Qemë miq që e donim njëri-tjetrin, dhe, kur shëndeti yt po tronditej, takimet i bënim aty, përballë shtëpisë tuaj tek kafe"Galaksi". Vija të merrja prej krahu atje, tek kati i katërt dhe tek zbrisnim tek kafja, rrethi shtohej: IBRAHIM HAJDARMATAJ nga TROPOJA; VIRON KONA nga BERATI; SEJDO HARKA nga PËRMETI; BASHKIM SALIASI nga SKRAPARI; ILINDEN SPASSE, i biri i STERJO SPASSE dhe, pa harruar, ndonëse rrallë, PROFESOR BARDHYL XHAMA dhe KADRi TARELLI. Promotori i gjithë këtyre takimeve ishe ti, o BABUSH që ishe aq i mirë.Nuk duhet të harrojmë FIQRI SHAHINLLARIN;FUAT MEMELLIN e QATIP MARËN që janë në AMERIKË.

BABUSH, nuk do t'ia falja vetes, por dhe ti nuk do më falje, se ti qe mik i sa e sa femrave krijuese, si:LIDA LAZE;Eliverta KANINI;DIANA ZHITI, VERA ISTREFI, Monda Moisiu, ELEONORA QEPAROI, VIOLLCA KONI e plot të tjera.

Qëkur ke ikur ti, unë nuk vij më tek "GALAXI" se mungon ti. Virusi vrasës corona, nuk të fali. Nesër, më 16 korrik bëhet plot një vit. BORGES thotë: "Kur vdes një njeri, vdes një bibliotekë", por për NJERI me formatin tënd, BABUSH, të shkon për shtat thënia e LAMARTINIT:"Nganjëherë vetëm një njeri është ndarë nga jeta dhe gjithë bota duket e shpopulluar". Ja kështu më duket që ka ndodhur.

BABUSH! Të dua dhe nuk  të harroj!

Tiranë, 15 korrik 2021



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora