E marte, 19.03.2024, 04:47 AM (GMT)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Ne të pluhurit dhe të llaçit harruam se kush ishim

E shtune, 17.07.2021, 06:05 PM


Ne të pluhurit dhe të llaçit harruam se kush ishim

Shkruan Fahri  Xharra

«Nëpër fytyrat tona rrëshqiti një gëzim, dhe ndër zemrat tona ngriti një fole, e një jete, e bukur e një jete të re, me dëshira të shumta, po buzëqesh ne lulëzim « -kështu kisha nxënë nga Migjeni t`i gëzohem fitores ,fitores së madhe .

Ishte koha kur ne kërkonim dhe bukur gjatë ndër shekuj : Pak dritë! Pak dritë, o shok, o vëlla.  Të lutem, pak dritë në këtë natë kur shpirti vuan , kur të dhëmb dhe e di se  ç’të dhemb e ku të dhemb ;  kur urrenim dhe e dinim se ç ‘urrenim,  kur donim dhe dinim se ç ‘donim : Ishte drita , ishte dielli , ishte dija që na mungonte me shekuj .

Askush  nuk na njihte , as ata që përpara nesh loznin nuk na njihnin  .Po pse ? Errësira i kishte ndryshkur shekujt dhe ata edhe pse na njihnin  loznin për hesapin e tyre e në për hesapin tonë . Ne ishim të pluhurit dhe llaçit dhe telashet tona  shpresonim që na i dinte vetëm zoti.

Ndoshta na  kishin hallin apostujt e mëshirës dhe te dashurisë… Ndoshta, ndoshta…

« Oh! ta kisha pishën të madhe edhe të ndezur! Me flakën e pishës në qiellin e natës  ta shkruejsha kushtrimin »-kishte nga ata që e kërkonin  por shpejtë digjeshin si mizat e natës rreth dritës së qiriut .

Por sidoqoftë edhe pse atëherë gjithkush  i kishte  punët dhe telashet e veta, ashtu edhe ne : dhe pse  shumë herët kishim fillua me shikua punët tona  . Edhe pse ecnim nga dalë edhe pse shikonim djathtas e majtas , edhe pse buza nuk na qeshte kurrë, por gjithnjë ecnim deri sa të mbërrinim në cakun tonë.  Ishte vështirë ; tradhti pas tradhtie ,pluhur pas pluhuri që të zinte frymën , llaç pas llaçi  ku ngeleshin këmbët deri në gjunjë, por ne  ishim te llaçit, të pluhurit, të urisë, të territ, të pa dijes dhe ..

Askush nuk na njihte , ndoshta edhe na njihnin por ne e kishim famën e keqe ,dhe ngurronin të na ndihmonin.

Dergjeshim  n ‘errësire pa gjumë dhe pa dritë… Askush s’na dëgjonte , çirreshim  kot më kot, nata ishte e shurdhër , e  shurdha nuk ka jehonë.

Ne ishim të llaçit dhe shtëpitë nga llaçi i kishim , ne ishim të pluhurit edhe me bukën tonë pluhurin e kishim mëlmesë. Ne ishim në terr…..

Kur gjeli këndon  thonë se asht drita afër , – Gjel, rren a s’rren? cila asht fjala e jote?

Kur ti këndon thonë se asht afër drita…  Por ne s’ i besonim fjalëve të botës……

…Dhe dallëndyshja erdhi… Si shpirt n ` ekstazë, ne hovin e shenjt u shtri, me qiellin rroket, me diellin puthet,  dridhen krahët në hare~ mandej poshtë vërsulet  tue dhurue me cicërim përshëndetje një mijë.

…Dhe vesa shkëlqen… Ne një pike t` argjendtë pasqyrohet jeta , tërheqëse si ëndrra dhe si vizatimi ndër orët e hyjnimit, kur shpërthen agimi e rrezet e arta rrëshqasin ndër fleta. »

Dhe një ditë nëpër fytyrat tona  vezulloi gëzimi , filloi një jetë e re, por ne e harruam, shpejtë e harruam që ishim të llaçit e pluhurit .

Zoti e bëftë mirë për ne ! : “Nëse sot flasin profetët e rremë , nesër ka turbullira dhe gjak”.. (A. Sh.)

Fahri Xharra & Migjeni



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora