E hene, 27.09.2021, 02:19 AM (GMT+1)

Shtesë » Historia

Nikollë Lesi: Si i njoha Nanon dhe Berishën (Nano III)

E merkure, 03.12.2008, 07:15 PM


Nikollë Lesi

 

Si i njoha Nanon dhe Berishën

 

Kapitulli i parë - Fatos Nano

 

Qeveria Nano Meta e Bejrutit

 

Ilir Meta ishte shokuar nga vajtja pa lajmëruar e Edi Ramës në Athinë tek Nano në spital, pasi njihej si anëtar i bllokut anti Nano. Ishte maj 2002. Kryetari Nano, i lindur mjeshtër i spërdredhjes së fjalës dhe i cinizmit, ia kthen Ilirit, i cili ende rrinte i habitur. Natyrisht që Aleksandër Frangajt, drejtor i Përgjithshëm i TV Klan ishte prezent.

 

Ilir, si e lamë atëhere? Unë President Republike dhe ti kryeministër? pyeti Nano në prani të negociatorëve të rëndësishëm.

 

Ta mendojmë!- iu kthye Meta dhe sakaq i bëri një pyetje të natyrës nanoiste. Po katarsistët si do të reagojnë për mua nëse ne biem dakord?

 

Ata as që i pjerdh fare! Nuk kam parë racë më të poshtër dhe inefiçente se ato lloj njerëzish, e mbylli bisedën kryetari i PS së, tek i cili ishte përzier ëndrra për t’u bërë President Republike edhe me votat e njeriut, të cilin e kishte dërmuar në fundvitin e 2001 . Fatos Nano , duke qenë nga natyra i zgjuar, cinik, mosmirënjohës, por edhe i batutave të rralla, e kishte të vështirë brenda vetes të ulej në atë nivel sa të vinte deri në ishullin e Korfuzit me duar të lidhura e të fashuara, pas operacionit. Por si një politikan si ai nuk e kishte për gjë që tani të dërmonte e të quante kriminel dhe në momentin që i vinte interesi të darkonte me ty dhe të tregonte batuta, nga e qeshura e të cilave “thyenin” xhamat e restorantit. Takimi Nano Meta në ishullin e Korfuzit mbaroi me një bisedë të hapur për më tej, por që nuk konkretizoi gjithçka. Ata thurnin kulisa në ishullin grek nën vezhgimin e Nikolas Geixh, ndërsa shqiptarët nuk e dinin se ç’luhej me fatin e tyre. Më i kënaquri ishte Anastas Angjeli. Nano u kthye prapë në spital për gishtat, kurse Meta në Tiranë. Në opinion diskutohej se cili mund të ishte emri i Presidentit të ri të Republikës, pasi zotit Meidani i mbaronte mandati presidencial. Gazetat dhe televizionet shqyheshin duke dhënë variante nga më të ndryshmet, por mbizotëronte emri i Fatos Nanos, si kryetar i mazhorancës. Opozita kishte paralajmëruar se vetëm Nano nuk mund të ishte, pasi nuk kishte votat e rregullta për të fituar. Berisha pranonte, indirekt, se PS ja kishte të drejtën për të qeverisur, por nuk bindej që kryetari i PS së të hypte në karriken e Presidentit. Të dy ishin në luftë, kur vinte puna tek hypja e njerit lart dhe zbritja e tjetrit me poshtë . Ndërkohë Nano nuk rrinte një minutë pa lëvizur, biseduar, pirë kafe me njerëz të ndryshëm që kishin interes për të, pasi duheshin votat për në parlament. Siç thashë më sipër, i duheshin fiks 84 vota . Për dreq, rastisi që 81 vota ai i siguroi, por mbeteshin 3 të fundit që ishin votat e Preç Zogajt, Arben Imamit dhe e imja. “Më erdhi në dorë” thashë me vete. Më kërkoi takim në hotel “Rogner”. Aty rrinte ato ditë që ai kishte interes. Buzëqeshte dhe ishte hokatar i madh me cilindo. Por le të rikthehemi prapë tek Fatosi që shfaqej në publik si tolerant e miqësor. Ilir Meta me zor po rezistonte pas një propozimi në Grand Hotel në fund të qershorit 2002. Ben Blushi dhe Edi Rama me autorizim të Fatos Nanos kërkonin t’i përçonin mesazhin se President bëhej Nano, kurse Meta rikthehej kryeministër. Për largimin e kryeministrit Majko nuk ishte problem. Nuk e donin tashmë as Nano e as Meta. Njëfarë Xhorxhi , francez me origjinë libaneze, që rri në Tiranë dhe ka interesa tek fabrikat e çimentos në Shqipëri merr rolin e negociatorit për të vendosur mes Nanos e Metës një urë të fundit. Njëri President Republike dhe Meta kryeministër. Në kabinetin e ri Iliri mund të merrte cilin të donte . Bile merrte dhe PS si kryetar. Nuk kishin më vlerë akuzat e Nanos në KPD në e dhjetorit 2001. Mjaftonte vetëm që ai të bëhej President dhe të kishte mandat zyrtar për Xhoanën si First Lady shqiptare. Franko libanezi u bë mik edhe i Ilir Metës, ndonëse Meta e mohon në mjedise publike. Ditët po kalonin dhe po afrohej data e zgjedhjes së Presidentit të ri të Republikës. Nga e majta dy njerëz mjaftohej të merreshin vesh: Fatos Nano dhe Ilir Meta. Të tjerët ishin ushtarë të urtë. Ndërsa Namik Dokle e Skënder Gjinushi punonin që të rizgjidhej përsëri Rexhep Meidani. Të dy e dinin se komuniteti ndërkombëtar nuk e pranonte Nanon si kryetar Shteti. Ndaj më mirë Meidanin e urtë sesa ndonjë tjetër. Nano këtë e dinte. Ai kishte informacion se çfarë bënte secili gjatë 24 orëve. Kishte ngritur një rrjet perfekt informacioni. Njëherë, sapo hyra në hotel “Rogner” për një kafe dhe ulem me Remzi Lanin e Ben Blushin, nuk vonoi as 10 minuta e më merr vetë në telefon. “Të fala Remziut dhe Blushit” më thotë, duke më lënë një takim, pasi akoma nuk isha i qartë për votën time se ku do ta hidhja në parlament. Ndërkohë komuniteti ndërkombëtar dhe sidomos ambasada amerikane në Tiranë u vunë në alarm për stabilitetin e vendit, pasi opozita kishte paralajmëruar demonstrata të forta nëse Nano zgjidhej President Republike. Filluan të kapnin pjesëtarë të rëndësishëm të mazhorancës që të bindej kryetari i PS së se nuk mund ta ëndërronte kolltukun e Kryetarit të Shtetit. Edi Rama u qartësua. Ben Blushit nuk i dihej mendimi. Fatos Klosi, Skënder Gjinushi, Rexhep Meidani e Namik Dokle takoheshin si dikur njësitet guerile për të ndaluar ardhjen e Nanos si President. Fatos Klosi takonte disa deputetë të PS së që kanë akoma dosje në SHIK. Dhe dosja të bën vetë presion politik! Preç Zogaj kaloi menjëherë pro idesë së Berishës. Arben Imami po mendohej. Ende nuk e kishte vendosur. Nisur nga vitet e burgut që kishte bërë padrejtësisht e politikisht thoja “PO”, natyrisht për Nanon. Shikoja mes radhëve të mazhorancës dhe natyrisht ishte për moshën më dinaku dhe me potenciali. Prapë thoja “PO”. Të mos harrojmë se deri në këto momente ishin tre votat tona që mund ta bënin atë President. Thuhej se mund të ishin blerë dhe dy vota nga radhët e opozitës, pasi votimi ishte i fshehtë, por për emrat nuk e dija se kush ishin këta deputetë të opozitës. Puna po shkonte tek këto vota. Ka momente në historinë politike që puna shkon dhe tek një votë, siç ka ndodhur në fund të vitit 2003, por do ta shpjegoj një herë tjetër. Akoma Meta Nano nuk kishin rënë krejtësisht dakord për skemën: Nano President, kurse Meta kryeministër. Kryetarit të PS së nuk i durohej deri sa të ngjitej në krye të Shtetit. I ishte kthyer në obsesion. E gdhinte duke pirë gjithë natën tek “Piaza”. Tako, premto, gënje, bëj ministra, drejtorë, prefektë e çfarë nuk premtonte vetëm e vetëm për të gjetur mekanizmat për të marrë 84 vota për President. E takova ato ditë në Rogner, krejt rastësisht. Unë isha me Ben Blushin, Ilir Gjonin dhe Agron Dukën duke pirë nga një birrë. Kur nga pas kolonave të hotelit kishte qenë Fatosi me Xhoanën. Na thirri. Shkuam. Natyrisht ai ishte më i madh se ne e aq me tepër që ishte i shoqëruar nga e shoqja. Të tjerët i zgjatën dorën Nanos më përpara se të takonin Xhoin. Unë, nisur nga parimi kristian, respektova të shoqen. E takova atë përpara. I putha dorën në shenjë respekti dhe xhentilese demokristiane, porse Nanos iu duk se u vonova në mirësjelljen time.

 

Ej, kujdes zoti Lesi. Nuk është në Partinë Demokristiane gruaja ime! foli duke qeshur.

 

Unë sapo isha zgjedhur kryetar i PDK së së Shqipërisë dhe iu përgjigja po me shaka.

 

Kam vendin bosh të nënkryetares së PDK së, nxitova t’i ktheja përgjigjen me shpoti.

 

Tani për tani është në partinë time! u kundërpërgjigj kryetari i PS së.

 

Kjo ndodhi ishte ende pa u zbardhur se kush do të ishte President. Çdo votë deputeti kushtonte për Nanon. Por Ilir Meta akoma hezitonte për të pranuar ose jo ofertën e fshehtë të kreut të PS së. Mes hezitimit mbërriti franko libanezi i çimentos me një aktmarrëveshje me shkrim të propozuar nga Fatos Nano. Po çfarë kishte aktmarrëveshja e propozuar në mënyrë të fshehtë për të cilën nuk dinte gjë as kryesia e PS së dhe mazhoranca e majtë. Ilir Metës i jepej posti i kryeministrit dhe posti i kryetarit të PS së, pas një kongresi të jashtëzakonshëm, në momentin kur Nano të bëhej President me votat e grupit të Metës. Më mirë nuk kishte për Metën! Edhe kryeministër, edhe kryetar i PS së. Sipas informacionit që disponoj dhe jam i bindur se mbetet i vërtetë, Meta për pak sa nuk ra dakord për ta firmosur. Sot do të kishim President Nanon dhe kryeministër Metën. Një dyshe mike armike! Meta asokohe më thotë se nuk e pranonte komuniteti ndërkombëtar që Fatosi të zgjidhej Kryetar Shteti. Por unë mendoj ende se, përveç kësaj që është e vërtetë, Meta nuk kishte besim më tek ai pas asaj që i bëri në dhjetor 2001. Kam bindjen që nëse Meta do të kishte garanci burrërie dhe politike nga Nano, edhe mund ta bënte President. Meta njihet si dorë e fortë ekzekutive dhe pragmatist. Ditët kalonin shpejt atë mesvere 2002. Për herë të parë në historinë e këtyre viteve pluralizëm më thërret kryetari i PD së, Berisha, për takim. Takimi kishte aperturën si kryetar i PDK së, parti e qendrës së djathtë, por që akoma nuk ishte futur në aleancë me PD në, pasi unë kisha një histori të ngatërruar me Berishën në vitet 1992 1997. Një histori që tashmë është pjesë e këtij libri. Pas meje ishte edhe botuesi i një gazete të rëndësishme, por edhe vota e deputetit në sallë. Një votë ishte, por nga një votë bëheshin shumë vota kundër Nanos. Unë këtë e dija. Takimi kaloi normal, por pa i besuar akoma njëri tjetrit. Berisha nuk kishte besim tek unë dhe e anasjellta, as unë tek ai. Fatos Nano e mori më në fund përgjigjen se nuk mund të bëhej President. Filluan të lakoheshin emra të ndryshëm. Që nga Artur Kuko, Zef Mazi e deri tek Sabri Godo. Emri i Moisiut ende nuk ekzistonte. Duhej gjetur emri i kryeministrit të ri dhe më pas ai i Presidentit.

 

Unë kryeministër?! Kurrsesi jo. Ai vend është i mallkuar për mua, i ishte përgjigjur kryesocialisti Metës në takimin kokë më kokë diku në periferi të Tiranës. Ndërkohë kryesia e PS së as që e dinte se ç’po luhej nën rrogozë. Por, me sa duket, në darkë, dikush nga familja ia kishte prishur mendjen. Të nesërmen e takimit në një restorant diku në periferi të Tiranës, ku ka dhe pishinë, por edhe dhoma “qetësimi”, Fatos Nano thërret urgjent mikun armik, Ilir Metën.

 

Pranoj të bëhem kryeministër. Presidentin ta gjejmë bashkë, ishte përgjigja e prerë e atij që do të bëhej kryeministër. Ndërkohë ditët nuk prisnin. Po afrohej data e zgjedhjes së Presidentit. Nano e ndau përfundimisht mendjen për t’u bërë kryeministër. Nga Stambolli, ku ishte nën shoqërinë e një biznesmeni shkurtabic që bën rrugën Tiranë Stamboll e kthim zoti Nano u nis për në Bejrut. Atje e priste takimi me Ilir Metën, ku do të bënin qeverinë e re pas zgjedhjes së Presidentit të ri. Pandeli Majko ishte kryeministër. Ai qeveriste pa e ditur se dy armiqtë ishin duke darkuar në një restorant luksoz në prani të frankolibanezit që rri në hotel “Sheraton” në Tiranë. Në Bejrut ishin Fatos dhe Xhoana Nano, Ilir Meta, Monika Kryemadhi dhe Mustafa Muçi. Në qoshe rrinin dy biznesmenët e çimentos dhe ai i linjës Tiranë Stamboll e kthim.

 

Nuk e pranoj pa u futur dhe ti zv/kryeministër në qeveri, i kërkoi kryetari i selisë rozë.

 

Ti vazhdo dhe unë të ndihmoj nga larg, përgjigjej Meta.

 

Por nuk kishte besim Nano tek Meta. Ashtu dhe ky i fundit tek Nano. Darkonin bashkë, por nuk i besonin njëri tjetrit! Më në fund, qeveria u pagëzua Nano Meta. Por në Bejrut, ama ! Se ç’donte Bejruti për të bërë qeverinë shqiptare, hajde e merre vesh. Në Shqipëri debatohej për emrin e Presidentit, ziheshin, flisnin të gjithë si kompetentë, por asnjëri nuk e dinte se ç’ishte vendosur në Bejrut mes Nanos e Metës. Përveç postit të zv/kryeministrit, Iliri do të merrte dhe atë të ministrit të Rendit Publik. Skema ishte realizuar në mënyrë perfekte. Presidenti duhej të ishte një njeri që ta kishin në morsetë. I bënin qejfin edhe Berishës dhe me këtë rast mbyllnin problemin e zgjedhjeve të 24 qershorit 2001. Nano donte dorën e Berishës, pasi nuk mund të qeveriste. E kishte provuar disa herë dhe kryetari i PD së e kishte hedhur nga kreu i qeverisë sa herë kishte dashur. Ndaj duhej lojë e zgjuar për emrin e Presidentit. Le t’ia linin gjetjen e emrit Berishës. Të paktën relaksonte vetveten- keshtu mendonte Nano në djallëzinë e tij për uljen e hovit të liderit të PD-së, hov që përpinte gjithcka nëse ngrihej si furtunë.

 

 

Sindikata antiXhoi e nanoistëve

 

Zoti Nano e kishte vendosur divorcin me Rexhinën, gruan e tij, porse ende nuk e shpallte. Shenjat i kishte dhënë gjatë e pas zgjedhjeve të 24 qershorit 2001. Por kryesocialisti duke e ndjerë se asnjë nga miqtë e tij nuk do t’ia miratonte këtë akt privat, vendosi mospërfilljen dhe shmagien e kontakteve me ta. Agim Isaku, shkrimtar dhe këshilltar i tij merr iniciativën , e cila në thelb mbarte kurajon për t’i thënë atë çka mendonin për mikun e tyre kryetar. Ndonëse është një çështje personale, megjithatë miqtë kanë të drejtë të ta thonë atë që mendojnë. Ata nuk e dinin se mjeshtri Fatos Nano e kishte skenarin në kokën e tij se si do ta gjente mënyrën e publikimit të prishjes së kurorës me Rexhina Nanon. E mbaja mend atë grua stoike, e cila kishte ardhur disa herë në dyert e gazetës “Koha Jonë” për të sjellë letra nga i shoqi në burg. Qante dhe lutej tek Perëndia për Fatosin. Teodor Keko, një njeri i rrallë për nga vlerat humane, i jepte shpresa dhe i thoshte të mos ligështohej, pasi “Nanon do ta nxjerrim nga burgu “.

 

E mo Sandër !- i drejtohej Teodori, Aleksandër Frangajt, asokohe kryeredaktor i gazetës “Koha Jonë” dhe i burgosur nga pushteti i PD së, A do ta lirojmë kryetarin nga Bënça?

 

Boll po na rrahin përditë, por për Fatosin do ta bëjmë një rrëmujë përgjigjej Sandri dhe tregonte titujt e gazetës.

 

Ju falenderoj dhe ju jam mirënjohëse për gjithçka që po bëni për burrin tim dhe njerëzit e thjeshtë-thoshte Rexhina, e cila kishte merakun e vajzës , Adës, pasi djali, Sokoli, i ishte burrëruar para kohe nga halli që e kishte zënë me mungesën e të atit në shtëpi.

 

Pak para se të fillonte Lëvizja për Katarsis u mblodhën tek kafeja e Akademisë së Arteve Agim Isaku, Dhimitraq Rafti, Arben Ahmetaj, Albert Çaçi, Shpetim Idrizi dhe Emin Barçi, një njeri që i kishte qëndruar afër kreut të selisë rozë. Ishte dhe një tjetër, emri i të cilit nuk më kujtohet.

 

Nuk mund ta lemë kryetarin që të bëjë këtë budallallek. I janë zënë sytë atij insistonte Isaku.

 

Më mirë t’ia themi në sy, pasi nuk mund të jemi të pafytyrë që takojmë Rexhinën, flasim me Tosin dhe pas pak e shohim me Xhoanën . Në këtë moment filloi sherri mes tyre. “Kush ia solli? pyeste njëri. “Ku ta di unë ! përgjigjej tjetri. ” Ah, më duket e ka sjellë… .” dhe nuk e mbaronte fjalinë nga frika se mos ndonjëri ia çonte në vesh Nanos.

 

Unë mendoj që të shkojë dikush në emrin tonë që t’i thotë Nanos se po bën gabim që po ndan Rexhinën ngrinte zërin Dhimitraq Rafti, ish drejtor i Përgjithshëm i Telekomit.

 

Shko ti, Rafti! vendosi Emin Barçi E ke dhe mik për punë të tjera.

 

Dakord!- pranoi Rafti. U nis drejt Nanos. Me një merak brenda vetes, pasi mund t’i ikte fjala nga goja, sapo Nano të nxehej, porse, duke qenë njëri që nuk i donte të keqen e vendosi rrugës se çfarë do t’i thoshte. Personalisht nga pjesëtarë të kësaj “Sindikate antiXhoi” kam dëgjuar variantin e bisedës mes Nanos dhe Raftit.

 

Ou, zoti Rafti! Ku ke humbur more qerrata?

 

Zoti kryetar kam ardhur …. dhe i ishte ndërprerë fjala . Diçka si një shuk i kishte zënë fytin.

 

He mo, më ke sjellë gjë mua nga ato që ke përla në Telekom? E ç’më kishe sjellë ato këpucë dhuratë? Më këto do të më gënjesh ti mua? i ishte sulur kryetari Nano Ke bërë shumë para me emrin tim ti Rafti! vazhdonte kryesocialisti. Dhe Rafti u kthye atje ku e prisnin ata të “Sindikatës antiXhoi” pa ia thënë kryetarit mesazhin e miqve.

 

Ia the? Si reagoi? U mërzit? Apo nuk e çau bythën fare? pyesnin pa radhë “sindikalistët”.

 

Jo, nuk munda -tha Rafti i vetëdorëzuar.

 

Do të shkoj unë. Tani! vendosi pa marrë miratimin e kolegëve zoti Agim Isaku. Iku Agimi, por erdhi më shpejt se Rafti. Ishte bërë serioz. Kishte marrë një pamje udhëheqësi.

 

Ikim! E lëmë këtë punë tha dhe u ngrit i pari duke e prishur “Sindikatën”.

 

Se ç’kishte ndodhur asnjë nuk po kuptonte, por kur e kishte marrë vesh Albert Çaçi, deputet i PS së ishte mërzitur dhe që prej asaj dite nuk e respekton më Agimin. Zoti Isaku kishte hyrë tek zyra e Nanos gjithë mllef dhe sapo ishte ulur për t’ia thënë Fatosit mendimin e miqve ia ka prishur mendjen kryetari, i cili sapo kishte nisur Lëvizjen për Katarsis.

 

Agim! Bëju gati për ministër i Jashtëm. Do ta rrëzoj Metën dhe do të jem vetë President i Republikës. Por shkurtoji paksa ato flokët se të kanë zënë sytë!

 

Kaq kishte dashur këshilltari shkrimtar dhe e kishte harruar Rexhinën, Xhoin dhe vetveten. Ministër! E ç’i duhej “Sindikata antiXhoi”! Nxitonte në darkë të takonte Fatosin e Xhoin sëbashku me të shoqen Verën, e cila më vonë do të bëhej drejtoreshë e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës. U krijua shoqata “Miqtë e Xhoit”. Agim Isaku dhe Vera ishin emrat e parë të kësaj liste pambarim me emra tregtarësh, bosësh firmash ndërtimi, disa pronarë apo bashkëpronarë mediash. Por një nga miqtë me të ngushtë familjarë të Fatosit tepelenasi Gramoz Ruçi ishte kategorikisht kundër kësaj aventure që po bënte Fatosi. I kishte shkuar në shtëpi, në zyrë, në kafenë tek “Kampionët” (kafeja ngjitur me stadiumin kombëtar) që t’i ndërronte mendjen. “E ka vendosur ai. Nuk merr vesh”- ishte shprehur në një mjedis miqsh Gramozi.

 

Ja kështu u konvertuan shokët dhe disa miq të Nanos. Më kanë treguar një histori të jashtëzakonshme për “shoqatën Xh.”. U mrekullova ndaj vendosa të mos e mbaj më për vete, por t’ua jap lexuesve. Nëse je njeri publik, gjërat dalin. Sidomos për të parin e vendit dhe first lady. Kudo në botën demokratike faqet e revistave apo gazetave mbushen me fotografi apo shkrime për VIP at. Sa kemi dëgjuar për Berluskonin dhe lidhjet e tij me botën femërore apo për Shrëderin, kancelarin gjerman. Ajo që nisa për t’ua thënë lidhet me vajtjen e zotit Nano në ceremoninë mortore për kryeministrin e vrarë serb, Xhinxhiç. Po kthemi disa kohë më pas nga “sindikata antiXhoi”, porse ia vlen të tregojmë se ç’po ndodhte me liderin e selisë rozë. Janë fakte që publiku duhet t’i dëgjojë, pasi jemi në një shoqëri të hapur. Ishin marrë masat për ruajtjen e kryeministrit Nano në Beograd. Gjithçka ishte në protokoll. Por diçka nuk shkonte. Ceremonia kishte mbaruar. Në aeroport nuk kishte mbërritur first lady shqiptar bashkë me një shoqen e saj. As makina e shoqërimit të tyre. Grua kryeministri ! Duhet dhe shoqërues. Në Beograd ishte ditë zie kombëtare. Asnjë dyqan nuk ishte hapur. Qepenat rrinin mbyllur pasi po varrosej kryeministri i vendit. Avioni çarter i kryeministrit shqiptar kishte mbi dy orë që nuk nisej, pasi mungonte first lady. Sipas pjesëtarëve të delegacionit dhe gazetarëve që e shoqëronin pas nja 2 orësh mbërrin makina e first lady. E kishin gjetur një dyqan, në periferi, për të blerë në mes të zisë së madhe kombëtare serbe. Duheshin veshje plazhi beogradase! I kishin gjetur. Në Shqipëri bën shumë nxehtë e po vinte stina e verës.

 

Megjithatë duhet pranuar se lideri rozë e kishte gjetur mënyrën djallëzore për ta kapërcyer zhurmën për këtë akt privat, porse në një farë mënyre jeta e tij personale i “përkiste” edhe gjithë shoqërisë, pasi është VIP dhe kudo jeta e kësaj kategorie bëhet publike. Jam i sigurtë që zoti Nano qëkur ka menduar Lëvizjen për Katarsis ka patur në kokë idenë për t’iu anashkaluar pyetjes publike “Ç’bëni me jetën tuaj zoti Nano?”. Ai krijoi një stuhi jashtëzakonisht të stërmadhe gjatë fundit të vitit 2001. Me një ton gati teatral në një emision tek Blendi Fevziu në TV Klan pas pyetjes së gazetarit se diçka po ndodhte në jetën e tij personale, ai u përgjigj me pamje që as aktori më i madh shqiptar nuk e ka luajtur: “Po, kam vendosur të divorcohem !”. Ndërsa pak më pas u kurdis një emision në TVA, ku i mirënjohuri Ardit Gjebrea, në rolin e tij për herë të parë si gazetar prezantoi gruan e re të Fatos Nanos, Xhoanën. Një skemë perfekte. Një art vërtet i paguar. Dikush mund të thotë se këto janë çështje private të kryetarit. Natyrisht që po, mbetet përgjigjia ime. Por kur një njeri, aq me tepër Njeri publik dhe që i përket shoqërisë ndryshon jetën e një udhëheqësi atëherë duhet hapur kutia e Pandorës. Unë nuk kërkova të hap atë histori që Fatos Klosi, ish kryetar i SHIK ut e deklaroi në emisionin e gazetares së mirënjohur Rudina Xhunga tek Top Channel. Ndonëse zoti Klosi bëri një pohim të rëndë për një zonjë dhe për shtetarët e këtij vendi. Ai, e jo unë, tha se dyshohet se kjo zonjë ka patur lidhje me shërbimet greke. Megjithatë ndoshta mbetet një akuzë në kuadrin e luftës për postin e Presidentit të Republikës, pasi Klosi njihej si një mbështetës i zotit Meidani. Personalisht do të preferoja që ish kryetari i SHIK ut ta përgënjeshtonte një akuzë të tillë, pasi kështu i bie që në krevatin kryeministror flinte agjentura greke. Nuk më duket bindëse akuza e tij, pasi agjentura greke ka politikanë, deputetë dhe zyrtarë të lartë që punojnë për ta.

 

Megjithatë çfarë nuk ndodh!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora