| E enjte, 15.07.2021, 07:33 PM |
NJOHJA DHE BASHKËPUNIMI ME DR. BERISHËN
NGA
IDRIZ ZEQIRAJ
Prof.
Dr. Sali Berishën e njoha në vitet `70-a, kur isha student në Universitetin e
Tiranës. Dr. Berisha ishte pedagog në Fakultetin e Mjeksisë dhe Dr. specialist
në Spitalin nr. 1. Gazeta jonë "Studenti", komunikonte shpesh me
stafin universitar dhe të bisedosh me Dr. Berishën, ishte privilegj dhe
kënaqësi e veçantë. Të paktën, këtë ndjesi e kisha, atëbotë, në cilësinë e
redaktorit të gazetës dhe e ruaj edhe sot, pas gjysmë-shekulli, si pensionist.
Valët
e jetës më ndanë, dhunshëm, nga Tirana hyjnore. Në fund-vitet `80-a, gjatë një vizite
në spital, ke nusja e Jusuf Gërvallës, Zuzana, paciente e Dr. Berishës,
kardiolog, e takova atë dhe e urova për studimin shkencor, librin
"Miokardi Akut", i pari i këtij lloji në gjuhën shqipe.
Në
nëntor të vitit 1991 e takova Dr. Berishën, në Hotel "Dajti". Nga
Gjermania kisha sjellur një makinë "Kombi", me ngarkesë pajisje, për
zyrën e "Shoqatës të Përsekutuarëve Politikë" të Shqipërisë, me
anëtarësi milionshe, me kryetar Dr. Osman Kazazi, bashkëvuajtësin tim, në
Burgun e Burrelit. "Kombi" ishte dhuratë e biznismenit ferizajas,
Hysen Emini. Në bisedë e sipër, me Dr. Berishën, më tha: "Kombi" Lë
të jetë dhuratë Partisë Demoktatike, ndërsa ngarkesën-mall për Shoqatën",-
tha Doktori!
Provova
ta bindë, me premtimin se do t´ju sjell një tjetër. "Jo, atë tjetrin
sillja Shoqatës!" Dhe, shtoi se "nesër në ora 9.oo, ju pres në zyrën
e PD-së, bashkë me deputetin Esat Myftari, ish i burgosur politik. Dhe, u bë
siç tha kryetari i PD-së, Dr. Berisha.
"Pa
fitoren e demokracisë në Shqipëri, nuk ka liri për Kosovën. Në zgjedhjet e
fundit, në Lezhën tënde (aty kisha qenë mësues, në fund-vitet `60-a),
komunistët kishin 11 vetura për fushatë, kurse ne, demokratët 7 (shtatë)
biçikleta të vjetra! Na ndihmoni, duam vetura dhe gjithçka tjetër, në funksion
të fitores së demokracisë",- tha, në mes tjerash, Dr. Berisha.
Kërkesën
e Dr. Berishës, për ndihma Shqipërisë, e bisedova me kryetarin e Degës të
LDK-së, në Gjermani, Hafiz Gagica, i cili i aprovoi kërkesat në tërësi, duke u
angazhuar seriozisht. Si simbolikë, filimisht, u dërguan një duzinë veturash,
natyrisht, të përdorura, por, me preferencë "MERCEDES", për rrugët,
"si të Bangladeshit", të trashëguara nga monstrumi Enver Hoxha.
(Kujtoni polemikën e magj. Kadri Os(MANIT), me djalin e E.Hoxhës, Ilirin:
"Kur edha në Shqipëri, i gjeta rrugët e Bangladeshit të babait
tënd!")
Në
shkurt të vitit 1992, shoqërova një karvan kamionësh, me ngarkesa shumë-tonësh,
me ndihma, në mes tjerash, edhe medikamente, për 8 muaj, për Shqipërinë, me
vlerë të përgjithshme, prej 600 mijë markash. Ishte një kontribut i përbashkët
i Qeverisë së Kosovës, në ekzil, i Degës të LDK-së, në Gjermani, i disa firmave
gjermane, ku punonin edhe mërgimtarët tanë, si dhe kontribues individual.
Ishin
kohë të vështira, të rrëmujshme, në Shqipërinë londineze. Tranzicioni i egër,
përshkak të rezistencës të gardës komuniste, rrënoi gjthçka. Edhe pse ky rrënim
ishte i parathënë, komunistët as nuk sundonin, por, as nuk e lëshonin
pushtetin.
Analogji
paradoksale ndodhi pas 30 vitësh në Kosovë. Komandatët trutharë e banditër, nuk
dorëzojnë pushtetin. Por, as klani i atrofizuar, butakët e LDK-së, nuk lëvizin
nga kulltuçet partiake, si patericë e PAN-it!
Jeta
e njeriut kushtonte vetëm 33 fenik të markës gjemane, një plumb. Kërkova
ndihmën e një reparti ushtarak në Tiranë, për parkimin dhe mbrojtjen e
kamionëve me mallë. Dhe, fillimisht, pranuan.
Por,
në mbremje, Komandanti i repartit ushtarak, pas konsultimit me eprorët e tij,
pasi kanë vënë re lëvizje të dyshimta, më thanë se "nuk mund të rrezikojmë
ushtarët, nga sulmi i mundshëm i popullatës, për grabitjen e ndihmave, që,
tashmë, është bërë e zakonshme". Më urdhëruan të tërheq kamionët nga
reparti. Me shumë zikzake, në errësirën e natës, kamionët i fsheha, tek e tek,
kryesisht, pranë reparteve usharake në periferi të kryeqytetit.
Me
kamionin e fundi, në shoqërim të shoferit, asaj nate, u stehova në
"Varrezat e Tufinës", në një kodrinë, ku varrosën të shuarit e kësaj
bote, ish-banorë nga ana veriore e Bulevardit. Shoferi më tha: "Me
keqardhje, nuk guxoj të qëndroj gjatë natës këtu, sepse dyshoj se mos jemi
përcjellur, nga ndojë bandë e qytetit". Dhe, iku!" I vetmuar, u
struka në kabinën e kamionit. Ishte një natë e gjatë, e trishtë!
Të
nesërmen takova Dr. Berishën, kërkova ndihmën e tij. Ai më këshilloi "ta
ndërpresë menjëherë shprërndarjen e ndihmave, për spitalet dhe qendrat tjera,
sepse mund të vritësh, madje në çdo kohë!". Pas komunikimeve me disa
ushtarakë, Garnizoni i "Lundrës", një hapësirë shumë hektarëshe, në
lindje të Tiranës, vuri në dispozicion një pjesë të magazinave ushtarake, për
shkarkimin e mallit nga kamionët.
Dr.
Berisha më tha se "zgjedhjet qendrore janë më 22 mars (1992), ne do të
fitojmë dhe do të caktoj një ekip, për të ndihmuar shpërndarjen e mallit, në
nivel të Republikës, ashu siç e keni planifikuar shpërndarjen".
Përgjatë
periudhës, deri në zgjedhje, me listën e artikujve që kisha, komunikova me
palët në rrethe, për të qenë gadi në aksionin paszgjedhor.
Partia
Demokratike e Shqipërisë korri një fitore plebishitare. Për herë të parë votuan
kundër komunizmit edhe vetë komunistët shqiptarë. Njësoj, si LVV, për të cilën
votoi masivisht, sidomos, brezi i ri, kjo ndodhi 31 vjet më parë në Shqipëri.
Zhgënjimi në PPSH, më 22 mars 1992, ishte identik me zhgënjimin në PAN-in dhe
LDK-në, më 14 shkurt 2021!
Më
9 prill 1992, Parlamenti Shqiptar zgjidhte Presidentin e Republikës. Një ftesë,
si mysafir, i seancës parlamentare, mora edhe unë. Së bashku me kryetarin e
Shoqatës të burgaxhijnëve politikë shqiptarë, Dr. Osman Kazazi, u ngjitëm në
lozhën e mysafirëve. Rregullat e demokracisë, të asaj seance parlamentare
zgjedhore, tejkalonin shumëfish demokracinë e sotme zgjedhore, të paktën, në dy
shtetet shtiptare, Shqipëri dhe Kosovë. Mjerisht, një regres rrënqethës e
neveritës!
Prof.
Dr. Sali Berisha fitoi bindshëm. Sy të përlotur ishin masiv. Madje, edhe
egërsia e komunistëve ishte zbutur dhe duartrokitën ndryshimin. Presidenti i
parë demokrat, u pozicionua pranë derës dalëse dhe i pranoi urimet nga
deputetët, demokratë e socialistë, si dhe trupin diplomatik dhe mysafirët e
pranishëm.
Larg
më lartë, se sa PAN-istët, të cilët, nuk përballuan kurorëzimin e Vjosë
Osmanit, Presidente të Republikës të Kosovës. Dhe, kokulur e tupërisht, si të përmjerë,
lëshuan sallën kuvendore.
Dr.
Berisha doli i fundit nga salla, meqë bëri një takim të shkurtër, me Kryesinë e
partisë së tij. Jashtë po rigonte lehtas, por, për çadrat e shiut nuk kishte
hapësirë. Shumë mijëra qytetarë, kishin mbushur lulishtën, rrugët para Kuvendit
dhe të gjitha mjediset përrreth. Makina u bllokua nga masa e njerëzve, nuk
lejuan hyrjen e Presidentit në makinë.
Edhe
policia u bllokua. Ndërhyri ushtria, por populli reagoi zëshëm:
"Presidenti është i popullit, është presidenti ynë, sonte e mbrojmë
ne!" Presidenti i dha shenjë, mbrojtjes zyrtare, ta lënë të lirë. I
krijuan koxha hapësirë, por, jo të gjithë u bindën." Dr. Berisha, duke
përshëndetur djathtas dhe majtas - dorazi, ngadalë, por i sigurtë, me fizikun e
tij të bollshëm, më në fund, "çau rrethimin". Ndërkohë, makina e
Presidentit ishte sjellur rrotull, në një rrugë dytësore të lulishtës dhe
Presidenti, shkathtësisht, u fut në veturen e tij.
Më
12 shtator 1998, u ekzekutua tribuni i demokracisë, Azem Hajdari. Ishte gjëmë e
madhe për Shqipërinë dhe shqiptarët e kudondodhur. Ishte një ekzekutim zyrtar,
që kurrë nuk u zbulua dhe as nuk u ndëshkua, edhe pse i gjithë organizimi
vrastar, është "një e fshehtë publike" dhe "krimi, në fjalë, ka
emër", përkatësisht, emra, madje, të përveçëm!
Në
fund të atij "shtatori të zi", shkova në Selinë e Partisë
Demokratike, qendër. Të parin e takova, mikun tim të "Burgut të
Burrelit", bacë-Pjetër Arbnorin, profesorin, shkrimtarin, disidentin
stoik, qendresëtar antikomunist, e, mbi të gjitha, njeriun fisnik, i cili,
vuajti, dinjitetshëm, burgun e rëndë, për tri dekada radhazi. Vlen të
theksohet, se ishin dy shtyllat e PD-së, Pjetër Arbnori dhe Azem Hajdari, të
cilët i mbetën besnikë, liderit historik, Dr. Sali Berishës, deri në shuarjen e
tyre fizike.
Me
vete kisha ekzemplarët e gazetës "Bota Sot", të muajit shtator 1998,
dhuratë për kryetarin Berisha, e cila, çdoditshëm, "vajtonte" Heroin
e Demokracisë, Azem Hajdarin. "Ata që po i vret UÇK-ja, po i vajton
LDK-ja", shkruante LPK e djeshme, alias PAN-i i sotëm, për qindra vrasje
të kundërshtarëve politikë në Kosovë, në luftë dhe në paqe!
-
Këtë pako me gazeta i kam për Dr. Berishën. Vëllezërit Mazreku, e kanë
përjetuar rëndë, ashtu si e gjithë Kosova dhe bota demokratike shqiptare,
ekzekutimin zyrtar të tribunit Azem Hajdari. Prandaj, ata, Mazrekët, me gazetën
kombëtare, "Bota Sot", vazhdojnë ta pasqyrojnë jetën, veprimtarinë
dhe luftën vetëmohuese për Demokracinë në Shqipëri të Azem Hajdarit me shokë,-
thashë unë.
"-
Duke falenderuar për ngushëllimet, përkujdesjen dhe përkushtimin përkujtues të
Vëllezërve Mazreku, të cilët i njoh dhe i vlerësoj shumë, për punën sa
atdhetare, aq edhe të rrezikshme, që ata bëjnë, në këto kohë të mugëta, u
pëcillni përshëndetjet e mia dhe të Partisë Demokratike. Mungesën e Azemit e
ndjenë PD-ja , Shqipëria, Kosova dhe Shqiptaria mbarë.
Jemi
tronditur e mërzitur skajshëm. Megjithatë, duhet ta përballojmë këtë humbje të
madhe, sepse këtë e kemi amanet-porosi nga Azemi ynë, ngaqë nga tentim-vrasjet
e përsëritura, e priste edhe vrasjen faktike. Por, ai ishte trim unik dhe,
sipas tij, vdekja për demokraci ia vlen, aq sa edhe vdekja për liri", -
tha dinjitari Pjetër Arbnori.
Dhe,
vërtet, liria pa demokraci, është një përrallë dimri.
Në
dashjen time për largim, baca Pjetër, më tha se duhet ta takosh Dr. Berishën,
sepse mund të më qortojë, pse je larguar, pa e takuar atë. Sakaq, doli nga zyra
dhe u kthye sërishmi. "Është i lirë, po ju pret kryetari",- dhe me
priu baca Pjetër në takim me Dr. Berishën. Pritjet e Dr. Sali Berishës, kanë
veçantinë e tyre, sepse ruajnë sensin malësor, me ngrohtësi dhe sinqeritet të
dlirë.
Pas
fjalëve të para, iu "sul" gazetave "Bota Sot", faqe pas
faqeve, fotografi e shkrime për Azem Hajdarin. Njëjtë si Arbnori, edhe Dr. Berisha,
një lumë falenderimesh për botuesit Mazrekaj dhe stafin e vyeshëm të redaksisë.
Për çudë, redaksisë në Zyrih, një kriminelë nga Ilirida, u dërgonte një bombë,
të pakëtuar, si dhuratë-vdektare. Zbulimi, pas shumë viteve, rezultoi se
krimineli "filantrop", ishte anëtar i partisë të Haradinaj, AAK-së.
Por,
fotografi të bollshme, dëshmonin edhe miqësinë me kuadrotë e lartë të PDK-së të
Hashimit. Koxha larg i kanë gjetur kriminelët, partitë-banda të PAN-it, në
rastin konkret, në Maqedoni, për t`i ekzekutuar shqiptarët e pafajshëm, qofshin
ata edhe redaktorë, gazetarë.
Në
mesin e 12 redaktorëve e gazetarëve, në Redaksinë e "Bota Sot", në
Zyrih, ishte edhe kryeredaktori, Skënder Buçpapaj, nga Tropoja e Sali Berishës,
me nusën e tij, redaktore Elida Buçpapaj, vajza e poetit të mirënjohur, mikut
të madh dhe gazetarit të përkushtuar për Kosovën, Vehbi Skënderit, nga Gora e
Korçës.
Dr.
Berisha, përgjatë 10-vjetorit, të bartjes të ndihmave për Shqipërinë,
gjithëherë u ishte mirënjohës dhe falenderues mërgimtarëve të Kosovës. Në rast
festash kombëtare, shpeshherë, Dr. Berisha, president apo kryeministër, kryetar
i PD-së, ndërlidhej në telefon, duke u përcjellur mesazhe të ngrohta, të
sinqerta dhe thellësisht vëllazërore, mërgimtarëve, të cilët e durtrokisnin me
dashuri dhe respekt të veçantë.
Edhe
festimi i fitores, në zgjedhjet qendrore, lokale apo ato presidenciale, ishin
shumë njerëzore dhe përjashtohej çfarëdo shprehje mujëshare, fyerje apo
provokimi për partinë humbëse. Shkurt, manifestohej një kulturë tipike
demokratike.
- V a z h d on -