E premte, 29.03.2024, 07:37 AM (GMT)

Kulturë

Gani I. Mehmeti: Prof. Dr. Shefki Sejdiu

E diele, 11.07.2021, 01:40 PM


PROFESOR DOKTOR SHEFKI SEJDIU,

Urime 85 vjetori i lindjes, shëndet e suksese në punën Tuaj të çmuar arsimore, pedagogjike, shkencore e politike edhe për shumë e shumë vite!

Nga Gani I. Mehmeti

Më 8 qershor 2021, profesori mbushi 85 vite, Urime!

Disa skica jete të veprimtarisë politike të Prof. Dr. Shefki Sejdiut:

Ishte vetëm 30 vjeç më 1966, kur mbasi kishte përfunduar fjalën e tij Fadil Hoxha në sallën e filmit në Podujevë, pas Plenumit të Brioneve të Jugosllavisë, më 1966, kishte thënë!

-Do dikush ta marrë fjalën?

Heshtje...asnjë zë, askush nuk lajmërohet

-Urdhëro ti atje! – dëgjohet zëri i Fadil Hoxhës, drejt një dore me dy gishtrinjtë lart. Kokat u drejtuan prej një të riu që ishte nisur të dalë në foltore dhe të mbante fjalimin. Ishte ky Prof. Shefki Sejdiu, i cili, përveç të tjerash, kishte thënë:

-Me njerëzit që kanë shkaktuar deformimet, nuk mund të ndreqen e rregullohen ato! – sepse po mendonin se gjithçka do të ndreqej edhe pa rënë ajo klasë politike e ata njerëz që i kishin shkaktuar ato, sidomos në dëm të popullit shqiptar. Mbas Profesor Shefki Sejdiut askush nuk e mori fjalën. Atëherë Fadil Hoxha u shpreh para të pranishmëve që salla ishte përplot:

-Një njeri e paska Llapi! -  duke aluduar në Prof. Shefkiun.

-Prof Shefkiu kishte folur edhe në nja dy raste, por jo odave, në mbledhje, ku ishin përfaqësuesit krahinor të pranishëm. Sigurimi shtetëror kishte menduar ta arrestonte, por, kur pyesin se në prani të kujt kishte folur, tërhiqen.

Gjatë gjithë kohnës i kushton rëndësi shkollimit të rinisë. Me kërkesën e tij hapen paralelet e para të Gjimnazit në Podujevë, si paralele të ndara të Gjimnazit të Prishtinë, ku po punonte. “Për nxënësin jam në gjndje të dalë edhe në Kaçanuell” – kishte thënë profesori atë kohë, kur Podujeva me Prishtinën  ende nuk ishte e lidhur me asfalt.

Kishte ndihmuar edhe në hapjen e paraleleve të Gjimnazit në Drenas, ku me disa profesorë tjerë kishin mbajtur edhe mësimin deri sa krijohen kuadro për të.

Në vitet e 90-ta ishte rreshtuar me popullin dhe jipte idetë e tija.

Formimi i Shoqatës “Nënë Tereza” ishte ideja e prof. Shefki Sejdiut. E kishin lutur të ishte edhe në krye të saj, por ai nuk kishte ambicie  për të qenë në krye të të saj, e nuk pranon.

-Dr. Ibrahim Rugova na ka ftuar në një mnbrëmje një pjesë intelektualësh dhe na ka pyetur se çka na e merr mendja për situatën politike. Ne kemi dhënë idetë tona kush çka kishte. Kjo ka qenë një ditë më parë se të Shpallej Kushtetuta e Kaçanikut! – thotë Prof. Dr. Shefki Sejdiu.

Pas luftës ishte një legjislaturë edhe deputet i Kuvendit të Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës.

Një ditë u gjendëm në kabinetin e tij në fakultet ku jipte mësim. Erdhi Salih Ramadani i Maqedonisë. Edhe ai kishte qenë një legjilaturë a më shumë deputet i Kuvedit të Maqedonisë.

-Ibrahim Rugova është tradhtar! – Tha Salihu.

-Ndal, ndal, ndal! - po i thotë Prof. Shefki Sejdiu, duke ia zgjatur edhe dorën përpara që të mos e linte të fliste më shumë.

-Nëse të gjitha të këqiat i ka, tradhtar nuk është Rugova! – ia ktheu Prof Shefkiu. Më pastaj edhe është tërhequir nga politika.

Prof. Shefki Sejdiu e bën edhe Ramush Ramën kryetar të Podujevës. Ai nuk ishte këshilltar komunal, por se si mbledhja për kandidim mbahet në një klasë të Gjiomnazit, ku ishte edhe Prof. Shefkiu. Kandidat ishte Mustafë Hoxha. Edhe ai kishte meritat, por tani ishte koha intelektualve. Mbas një debati, Shefkiu kërkon fjalën. Dikush thotë se nuk ishte këshilltar, për çka nuk kishte të drejtë fjale. Nëse nuk gaboj, aty ishte nga Prishtina Nebih Gashi. Ai u thotë se përse të mos e dëgjojmë fjalën e zij, dhe ia japin.

-Meritat e komandant Muistafë Hoxhës janë të mëdha, por unë do të ju propozoja ta kandidoni Prof. Ramush Ramën për kryetar të komunës së Podujevës.

-Mirë, por propozimin do duhej ta jipte dikush nga këshilltarët komunal! – thuhet. Atëherë, ngre gishtat mësuesja e nderuar, Serbeze Rexhepi që ishte këshilltare dhe ulur në bangën me prof Shefki Sejdiun dhe jep propozimin. Ky propozim miratohet dhe Ramush Rama ka qenë zgjedhur kryetar komune, sukseset e të cilit kanë qenë shumë të mëdha, sidomos në arsmim, duke i hapur shkollat edhe në fshatrat më të largëta të kësaj komune gjatë vitit 1967/1968, edhe këtu nëse nuk e kam gabim.

Prof. Shefki Sejdiu është nacionalst. Ai ka edhe të ecurit e tij të veçantë, sa me të parë, sa do larg, mund të dallohej se ishte ai. Të folurit e tij gjitherë e ka pasur të qartë, dhe, sa do shumë njerëz të kishte, kur e merrte fjalën ai, heshtja e të tjerëve mbretëronte. Nuk di, përveç ndonjërit nga zilia, që nuk ka dashur ta dëgjojë duke folur e biseduar Prof. Shefki Sejdiun. Edhe për këtë e kam një rast për ta marrë shembull. Ishim në Medrese të Prishtinës në vitet  e 90-ta, kuir ishim larguar nga institucionet dhe shkollat prej  politikës serbe, ku po mbahej një aktivitet për arsimin në Kosovë. Doli Prof. Shefkiu. Po fliste, por dikur i kaloi koha, duhej ndërprerë.

-Po, ky me të folë tetë orë nuk të mërzitë, vetëm kënaqesh! – po dëgjojë dy bashkëbisedues që ishin ulur prapa meje.

Prof. Shefkiu pedagog:

-Kisha provim me studentë. Ishte afati i Gushtit. Vapë. Studetët kishin ardhur në brekë e maicë.  – rrëfente prof Shefkiu. – Ne jemi këtu në provim apo në plazh? – i pyet profesori.

-Jo, në provim, profesor! – përgjigjen studentët.

-Atëherë ju shkoni e veshuni sikur për në provim dhe vini këtu pas dy orësh. Deri atëherë e shtyjmë ne provimin, që të mos e humbisni afatin. – Dhe, kështu veprohet.

Një i njohur intervenon tek Prof Shefki Sejdiu që djalit të tij student t’i ndihmonte tek kolegu për t’i dhënë notën kaluese.

-Po, - i thotë, profesori. – le të vijë ai tek unë në shtëpi për dy javë dhe unë do e ushtrojë atë deri sa ta mësojë lëndën për notë kaluese!

-Jo, jo. Unë mendova ashtu, pa ditur ta kalojë djalin tim! – ia kthen babai i studentit. E sheh se ndryshe nuk del gjë nga Prof. Shefkiu dhe i ishte hidhëruar ca.

Nuk i ka dashur intervenimet as tek ai e as tek të tjerët.

Prof. Shefkiu nuk është lokalsit, ai i përket gjitha trojeve shqipatre. Asnjërin nuk e ka shikuar me një sy tjetër pse ishte llapjan.

Sidomos pas luftës, ka vizituar pothuaj çdo fshat në trevën e Llapit, nisur nga Murgulla, Tërrnavica, reçica e teposhtë.

Profesor Shefki Sejdiu, Novelist, Balkanologist, Linguist

from

Voice of Kosovo

November 24, 2010

0

1000

Shefki Sejdiu u lind më 8.6.1936 në Albonë (ish-Pakashticë), Komuna e Besianës (ish-Podujevës), Kosovë. Shkollën fillore e ka kryer në vendlindje, Progjimnazin në Besianë, Shkollën Normale në Prishtinë (1956), Filologjinë romane në Shkup (1962) dhe studimet pasuniversitare –Linguistikën e përgjithshme me përqëndrim të vaçantë në linguistikë romane, në Zagreb (1975), ku edhe u doktorua me temën «Formalna i semanti?ka podudaranja u denominacionim postupcima u fitonimiji romanskih jezika s albanskom i hervatskoserpskom fitonimijom».(1985) Përkimet formale dhe semantike në proceset emërtuese në fitoniminë e gjuhëve romane me fitoniminë shqipe dhe kroatoserbe.

Ishte mësues në rrethinën e Kumanovës (1956-1957), profesor i frëngjishtes dhe i latinishtes në Gjimnazin e Podujevës (1961- 1967) dhe në Gjimnazin e Prishtinës (1967-1972). Prej vitit 1972 është ligjërues, docent (1985) dhe profesor ordinar (1991) i Historisë së gjuhës frënge me frëngjishte të vjetër dhe i latinishtes pranë Degës së Gjuhës dhe Letërsisë Frënge të Fakultetit (Filozofik) Filologjik të Universitetit të Prishtinës.

Ka mbajtur ligjërata si profesor i ftuar në disa institucione shkencore: në Universitetin e Sofjes (1987) dhe në atë të Veliko Tërnovo-s të Bullgarisë (1987), në Universitetin e Zagrebit (1990), në Qerthullin linguistik të Zagrebit (1990) dhe në Universitetin e Elbasanit (2000). është anëtar i disa asociacioneve shkencore: Është anëtar i Asociacionit të Profesorëve Universitarë për të Drejtat e Njeriut me seli në Cape Town (1988) dhe të Asociacionit të Ballkanistikës dhe të Sllavistikës të Rumanisë (1991). Me qëllim hulumtimi dhe thellimi të njohurive teorike qëndroi disa herë për specializim në shumë institucione shkencore të Ballkanit dhe të Evropës. Në Universitetin e Grenoble-it (1985); në Universitetin e Parisit (École des Hautes Etudes, Sorbonne III, IV) ku gjatë dy viteve universitare (1971/72 dhe 1974/75), ka përcjellë ligjëratat dhe ka ndjekur mësimet nga Gjuhësia e Përgjithëshme (dhe aksiologjia) te Andre Martinet, nga Indoevropistika (hetitishtja dhe italikishtja) te M. Bader dhe Michel Lejeune, nga Linguistika romane (frengjishtja e vjetër) te L. Wagner dhe nga semantika dhe linguistika logjike te Bernard Pottier; në Institutin e Linguistikës dhe në Universitetin e Lisbonës (Portugali) hulumtoi dhe studioi çështje të gjuhësisë iberoromane (1978/1979). Njohuri nga ballkanistika mori në Universitetin e Zagrebit, në Institucionet e Bukureshtit (1970, 1973, 1978, 1979, 1982) në atë të Sofjes (1987) dhe në Londër (1995) ku bëri hulumtime në fushë të antropolinguistikës dhe të etimologjisë.  

Profesor Shefki Sejdiu, në komunikimin shkencor përdor (me gojë dhe me shkrim) përveç gjuhës amtare edhe kroatishten dhe frengjishten, kurse literaturën profesionale dhe shkencore e shfrytëzon edhe në latinishte, italishte, portugalishte, spanjolle, rumanishte (dhe katalone, sardishte, retoromanishte), por edhe në anglishte, rusishte, bullgarishte, sllovenishte dhe polonishte.

Profesor Shefki Sejdiu përktheu dhe përshtati tekste të gjuhës frenge për shkollat fillore dhe të mesme dhe recensoi tekste të latinishtes për shkolla të mesme dhe fakultete; është autor edhe i tri studimeve monografike të domenit të onomasiologjisë. Fitonimia shqipe e Kosovës –lënda, ndarja, etimologjia, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 1972; Fjalorth etnobotanik i shqipes, Prishtinë 1984; Çështje të onomasiologjisë fitonimike romane dhe ballkanike, Prishtinë, 1989; Sisteme, struktura, raporte (etnolinguistikë), Prishtinë, 2002; Sprova etimologjike, Prishtinë, 2002. Mori pjesë me kumtesa dhe ligjërata në dhjetëra tubime shkencore të mbajtura në Kosovë dhe jashtë saj (Prishtinë, Tiranë, Zagreb, Sofje, Zarë, Elbasan, Tërnovë, Donji Milanovac), si dhe i disa studimeve të karakterit monografik të botuara në revista shkencore.

Është anëtar i Asociacionit të Profesorë Universitar për të Drejtat e Njeriut me seli në Cap Tawn (1988) dhe i Asociacionit të Ballkanistikës dhe të Sllavistikës të Rumanisë (1991).

Për ta ndërtuar veprën e tij autori ka hulumtuar dhe studiuar shumë gjatë marrëdhëniet dhe huazimet leksikore romano-ballkanike në fushë të fitonimisë dhe marrëdhëniet e huazimet leksikore romano-sllavo e shqiptare në truall të shqipes në veçanti. Ai ka sjellë një sintezë të re të huazimeve fitonomike te shqipes. Veçantia e këtij studimi është se e nisë hulumtimin dhe studimin e trashëgimisë jo vetëm kombëtare (të burimit indoevropian dhe të formimeve të brendshme të (proto)shqipës, ballkanike dhe të Evropës Juglindore apo Mediterane. Sipas Sh. Sejdiut, një numër i madh i fitonimeve ka hyrë në (proto)shqipe drejtpërdrejt ose tërthorazi si Komercialwörter, Kulturörter dhe Apothekenwörter, prandaj studimet shqiptare huazimet duhet shikuar nga shumë aspekte: të natyrës, të klimës, të kushteve gjeografike, të raporteve shoqërore-ekonomike etj.

Ka botuar në revistat Gjurmime albanologjike (IAP), Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare (Prishtinë), Studime (ASHAK), Folia Onomastica Croatica (Zagreb), Onomastika jugoslavica (Zagreb), Filologjia (Prishtinë) etj.

Për Shefki Sejdiun kanë shkruar: Idriz Ajeti, Radosllav Katiçiq, Rexhep Ismajli, Besim Bokshi, Vijomir Vinja, Shefkije Islamaj, Hasan Muja, Mehmet Halimi, Augustin Kovaqec, Mensur Raifi, Begzad Baliu etj.

Begzad BALIU

Pranë shkollës në Murgullë

Te Arra e madhe, vendlindja e Prof Shefki Sejdiut, i pari nga e djathta

Prof. Shefki Sejdiu, Dr. Jusuf Osmani dhe ciceroni nga Sllatuina e Mavriqit

Pranë përmendores së Demë Ahmetit, Reçicë. Nga e majta: prof. Shefki Sejdiu, Dr. Mehmet Halimi, Dr. Jusuf Osmani dhe Gani Mehmeti

Pollatë, Dr. Mehmet Halimi dhe Prof. Dr. Shefki Sejdiu



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora