E premte, 29.03.2024, 05:55 AM (GMT)

Vërtetësi

Kastriot Dervishi: Kampi i tretë për gratë në Shqipëri

E hene, 12.07.2021, 05:01 PM


Reparti nr.318 Kosovë në vitet 1976 – 1990, kampi i tretë për gratë në Shqipëri

Nga Kastriot Dervishi

Me urdhrin e datës 24.12.1976 Reparti nr.318 u vendos në Kosovë të Elbasanit. Synimi i zhvendosjes nga Qyteti Stalin ishte aktivizimi i rreth 400 grave të dënuara në punë bujqësore, por edhe punë të tjera brenda repartit. Në nëntor 1978 këtu gjendeshin 426 gra, prej të cilave 60 të dënuara për arsye politike. Në vitin 1980 në repart ishin duke vuajtur dënimin edhe 57 gra shtatzëne. Gjatë vitit 1984 në kamp gjendeshin mesatarisht 200 – 238 të dënuara. Në qershor 1987 këtu vuanin dënimin 120 gra, prej të cilave vetëm 5 për arsye politike. Mbi gjysma e tyre ishin me arsim 8-vjeçar. Rreth 30% e tyre i përkisnin moshës 18 – 25 vjeç. Rreth 60% e tyre ishin për vjedhje, 15% për vrasje e dështime, etj. Gjatë vitit 1988 në repart ishin mesatarisht 145 – 172 gra, nga të cilat vetëm 5 – 14 për arsye politike.

Gjatë vitit 1989 ishin mesatarisht 170 – 173 të dënuara, prej të cilave deri në 14 për krime politike. Në prill 1990 gjendeshin 41 të dënuara ordinere dhe vetëm 1 politike. Në maj 1990 të burgosurat gra u zhvendosën në Repartin nr.325 Tiranë pasi në Repartin nr.318 erdhën të dënuarit e Repartit nr.321 Burrel.

Reparti nr.318 mbaroi punë me të burgosurit e fundit më 17 mars 1991. Më pas u quajt Instituti i Riedukimit Lushnje për të dënuarit ordinerë, funksion që e ruan edhe sot.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora