E marte, 19.03.2024, 03:09 AM (GMT)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Hypatia, bijë e të parëve tanë

E shtune, 10.07.2021, 03:46 PM


Hypatia, bijë e të parëve tanë

(Shkrimi i kushtohet mbesës sime Arbanës)

Nga Fahri Xharra

Një pasdite tragjike e vitit 415 pasKr gjer sa ishte duke e zhvilluar shkencën në mendjen e saj , ia mësyni masa e tërbuar nga fanatizmi fetar dhe e filloi djegën e vlerave të mëdha të Bibliotekës së Aleksandrisë dhe  e mori Hypatinë  duke e shkëputur nga realja  dhe e nxori në rrugë duke u rrah dhe dhunuar barbarisht deri në vdekje. – ishte fanatizmi fetar kundër dijës së shenjt.

Hypatia e Aleksandrisë e lindur rreth vitit 370pasKr,  e bija e Theonit të Aleksandrisë, matematikanit famëmadh të kohës , mbeti pionerja e  rëndësisë së gruas në historinë e civilizimit njerëzor, një grua që përfaqësonte inteligjencën femërore dhe e cila aktivisht punonte për të mirën e njerëzimit. Ajo ishte diçka e posaçme që ngërthente në veti bukurinë dhe intelektin e lartë .Ajo ishte përgjegjëse për atë që që e bashkoi kukturën ,  dijen  dhe të kuptuarit filozofik të së vërtetës njerëzore –  Biblioteka e Aleksandrisë .

Biblioteke e Aleksandrisë ishte historikisht vendi ku mësohej, hulumtohej dhe i dhurohej njerëzimit ajo që nuk blihet me para dija , kultura dhe shkenca .

Theoni , i  ati i Hypatisë ia mësoi të bijës matematikën dhe astronominë  por thuhet që Libri III  Teorisë  versionit të  Teonit për Almagestin e Ptolomeut , ku paraqitej  model ii Universit i cili mbeti i heshtur deri në kohë e Kopernikut dhe Galileos – ishte vepër kryekëput e Hypatisë .

A ishte Hypatia filozofja më e madhe e Aleksandrisë  dhe martir i vërtetë vlerave    të mësuarin? Ajo u shndërrua në copë e grimë nga një grup “ qenjeve njerëzore, jo pse ishte femër por sepse mësimi i saj ishte aq i thellë , aftësitë e saja dilektike aq të shtrira gjerë e gjatë  sa që i pengonte ata që e donin heshtjen mendore të saj. Të ballafaqoheshin me Hypatinë ishte e pa mundur por ata zgjodhën  vrasjen e saj.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora