Mendime
Florim Zeqa: A po tretet nisma “Guxo” në LVV!?
E shtune, 10.07.2021, 03:43 PM
A po tretet nisma “Guxo” në LVV!?
Shkruan:
Florim Zeqa
Sikur është bërë praktikë dhe retorikë
e thirrjes në ngjarje historike për secilin zhvillim politik dhe aktivitet të
zakontë dhe të pazakontë në vendin tonë, saqë është bërë e vështirë të dallohen
datat historike nga ngjarjet e zakonshme!
Thirrja në data historike, retorikë
politike
Loja më fjalë me tri datat në të cilat
po thirret kryeministri Albin Kurti se janë historike; 14 shkurti, 22 marsi dhe
4 prilli i vitit 2021, jo vetëm që nuk janë historike, janë me afat të kufizuar
deri në zgjedhjet e radhës!
Sikurse zgjedhjet parlamentare të 14
shkurtit 2021 që nuk janë historike, për shkak se ishin të tetat më radhë në
Kosovën e pasluftës, edhe krijimi i ‘Qeverisë Kurti 2’ më 22 mars të këtij viti
nuk është datë historike. Datë historike nuk është as 4 prilli i 2021-s, i
zgjedhjes së presidentes përmes marrëveshjes politike.
Historike ishin zgjedhjet e para
parlamentare të vitit 2001, historike ishte qeveria e parë e dalë nga ato
zgjedhje dhe historike ishte zgjedhja e presidentit të parë (Ibrahim Rugova) në
Kosovën e pasluftës. Gjithçka tjetër është vazhdimësi e jetës parlamentare deri
në ndryshimin e ligjit për zgjedhjen e presidentit të vendit drejtëpërdrejtë
nga populli ose me ndërrimin e sitemit politik, gjegjësisht të kalimit nga
sistemi parlamentar në atë presidencial!
Mirëpo historik do të mbetet viti 2021
për ish partinë opozitare që erdhi në pushtet dhe për zonjën që e braktisi
amzën (partinë) e saj për t’u katapultuar në postin e presidentit, duke e
mashtruar elektoratin rugovian, kinse për formimin e partisë së re “rugoviane”
përmes slloganit mashtrues “Guxo”!
Loja me fjalë dhe simbole nuk u bë për
shtet, por për pushtet!
Zonja Vjosa Osmani e joshi një pjesë të
konsiderueshme të elektoratit rugovian të LDK-së me premtimin (mashtrimin) për
formimin e partisë së saj, ndryshe aq lehtë nuk do të shkonin votat e
elektoratit rugovian në LVV.
Siq dihet, zonja Vjosa Osmani përmes slloganit
mashtrues “GUXO” e zhvendosi një pjesë të konsiderueshme të elektoratit nga
LDK-ja në LVV për interesat e saj personale e jo të shtetit të Kosovës siq
abuzoj me elektoratin, duke i dhënë kështu goditjen më të rëndë ish subjektit
politik në historikun 31 vjeçar!
Quditërishtë, për këtë veprim mashtrues
politik Vjosa Osmani u shpërblye me kuorum nga bashkëpunëtorët e saj sorosian
dhe surroian nga radhët e LDK-së në parlamentin e Kosovës që i mundësuan
zgjedhjen në postin e presidentes si kandidate e LVV-së!
Nuk mund të thuhet se ishte krejtësisht
e paguximshme loja e zonjes Vjosa Osmani me fotografi dhe simbole. E hoqi
fotografinë e ish presidentit Thaçi nga zyra e presidentit kur ai shkoi në
Hagë, por nuk e hoqi edhe nga zemra! Kur gazeta prestigjioze gjermane “Der
Spiegel” e quajti Hashim Thaçin “zagar të amerikanëve”, e para që e kundërshtoi
dhe i doli në mbrojtje Hashim Thaçit ishte po vetë zonja Vjosa Osmani, duke
thënë se askush nuk ka të drejtë ta quajë atë “zagar të amerikanëve”, duke shtuar
se “Thaqi ka qenë kryeministër dhe kryetar në kohëra historike”!
Zonja Vjosa Osmani sillet e pshtillet
me flamur dardan në presidencë, por jo edhe në takime të përbashkëta me Albin
Kurtin dhe zyrtarët e tjerë të LVV-së, ngase aty rregullat e lojës i përcakton
dikush tjetër dhe jo ajo!
Subjekti i paralajmëruar, i harruar
edhe pas një viti
U mbetet votuesve të zonjes Vjosa
Osmani që t’i parashtrojnë asaj pyetjen, pse nuk po e formon dhe regjistron në
KQZ subjektin e paralajmëruar tani e një vit më parë, për mosformimin e të
cilit para zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021 arsyetohej me “kohën e shkurtër”,
ndërsa tani kur e ka në dispozicion të gjithë kohën e mjaftueshme për zgjedhjet
lokale të 17 tetorit 2021, këtë nuk po e bënë!
Të gjithë i kemi të njohura pengesat
ligjore pse zonja Vjosa Osmani tashmë nuk mund të jetë kryetare e partisë, por
karrieristen e krisur asgjë nuk e pengon që të jetë anëtare e thjeshtë e një
partie të re politike! Por, e vërteta është se zonjës në fjalë, pas arritjes së
qëllimit personal (të zgjedhjes në postin më të lartë politik në vend), nuk i
bëjnë më përshtypje postet tjera, nuk i interson partia dhe nuk i intereson
elektorati i mashtruar rugovian!
Kërkesa e një grupi qytetarësh nga
Ferizaji drejtuar KQZ-së për regjistrimin e nismës qytetare “Guxo” për
zgjedhjet lokale në këtë qytet pa formimin dhe zyrtarizimin e partisë së re si
subjektivitet politik në nivel vendi, duhet kuptuar si një kundërshti ndaj
rrugës së gabuar që po e ndjek zonja Vjosa Osmani dhe të arratisurit e tjerë në
LVV!
Mungesa e iniciativës për formimin e
subjektit të ri politik, është tregues, se edhe në vjeshtë kandidatët për
kryetar dhe asambleist nëpër komuna të nismës inekzistente “Guxo” do të garojnë
sërish si kandidat të një subjekti tjetër politik. Pak rëndësi ka si e quajmë,
tretje (proces kimik) apo shkrirje (proces natyral), nisma “Guxo” lindi nga
LVV-ja dhe dhe aty po përfundon pa flamur dardan!