E enjte, 28.03.2024, 08:00 PM (GMT)

Editorial » Latifi

Blerim Latifi: "Ndërhyni me trupa tokësorë në Kosovë"

E premte, 09.07.2021, 07:09 PM


"Ndërhyni me trupa tokësorë në Kosovë"

Nga Blerim Latifi

Edgar Morin është një nga filozofët më simpatikë të Francës. Dje i paska mbushur plot 100 vjet jetë. Autor i mbi 90 librave nga fusha e filozofisë dhe shkencave sociale, ai ende vazhdon të shkruaj dhe të merret me problemet e aktualitetit. Një mendje briliante që duket sikur nuk do t'u nënshtrohet ligjeve të biologjisë. Libri i tij "Të mendohet Europa" është realisht, në mos më i miri, njëri ndër tre-katër librat më të mirë të shkruar mbi idenë e Europës. Në vitet nëntëdhjetë të shekullit të kaluar, Egar Morin u bë anëtar i Komitetit të Kosovës në Paris, klubit të intelektualëve francezë që mbronin çështjen e Kosovës në politikën dhe opinionin publik francez, që tradicionalisht anonin drejt qëndrimeve proserbe. Në vitin 1999, gjatë ditëve të bombardimeve të NATO-s, kur dukej se Millosheviqi nuk po thyhej prej tyre, Edgar Morin shkruante se "ndërhyrja e shpejtë dhe e fuqishme tokësore ishte e domosdoshme dhe sa më shumë që vonohej kjo ndërhyrje, rritej rreziku që Kosova të zbrazej krejtësisht nga shqiptarët". Ishte ajo kohë kur, derisa ne po mundoheshim të qëndronim dhe luftonim kundër makinerisë ushtarake serbe që e kishte kthyer Kosovën në tokë të djegur, mendimtarët më të mëdhenj në Perëndim po luftonin me publikun e vendeve të tyre për ta bindur në drejtësinë e kauzës tonë.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora