E enjte, 25.04.2024, 04:53 AM (GMT+1)

Vërtetësi

Kastriot Dervishi: Vendi i dytë ku vuajtën dënimet gratë në komunizëm

E premte, 09.07.2021, 07:58 PM


Vendi i dytë ku vuajtën dënimet gratë në komunizëm

Nga Kastriot Dervishi

Me urdhrin e datës 21.1.1966 u krijua Reparti nr.318 Qyteti Stalin (sot Kuçovë), si vend për përqendrimin dhe vuajtjen e dënimit të grave. Një javë më vonë mbërritën nga Punëtoria Qendrore e Artizanatit në Tiranë fillimisht 80 gra, duke shkuar në pak javë në 120 të dënuara. Qëllimi i formimit të repartit ishte shfrytëzimi i punës së grave në bujqësi në një sipërfaqe prej 150 hektarësh si dhe në industrinë e naftës. Nga fillimi e deri në vitin 1972 reparti pati një dinamikë prej 180 – 200 të dënuarash. Në tetor 1974 numri i tyre u rrit duke shkuar në 356 veta, aq sa 50 gra flinin në korridor dhe 55 të tjera në tokë. Në fund të jetës së vet, në vitin 1976 kishte 483 të dënuara (prej të cilave 46 për krime kundër shtetit). Nga të dënuarat ordinere, 136 ishin për vjedhje të pasurisë socialiste (kryesisht shitëset), 58 për vjedhje të pasurisë së qytetarëve, 58 për kurvëri, 35 për vrasje, 19 për aborte, 22 për largim pa leje nga internimi, 9 për falsifikim dokumentesh, 9 për mashtrim, etj. Me urdhrin e datës 24.12.1976 reparti u zhvendos në Kosovë të Elbasanit.

Bashkëlidhur një pamje nga ajo çka ka ngelur sot nga ish Reparti nr.318 (një nga godinat).



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora