E enjte, 28.03.2024, 02:04 PM (GMT)

Editorial

Nikoleta Kovaçi: Tutori i Policisë!

E premte, 09.07.2021, 07:44 PM


Tutori i Policisë!

Nga Nikoleta Kovaçi

Gjithnjë kam besue se në çdo sektor të këtij vendi do të gjendet dikush që do të ngrejë krye kur fyhet qoftë edhe në emen shumice! Sepse gjithnjë dhe gjithmonë besoj se ka njerëz të denjë e të virtytshëm që nuk e shesin dinjitetin e tyne qoftë edhe për bukën e fëmijëve të tyne! Po k’tu, në k’të çmendinën tonë ndodh ndryshe!

Doli kryeministri e i bani për një lek punonjësit e policisë së shtetit, e mirë ua bani! I akuzoi e i degjeneroi duke iu vu edhe tutor, po askush nuk ia vërtiti kapelen turinjve të tij të zhytur ne llum, korrupsion e krim! Askush nuk u ngrit të dilte jashtë në menyrë demonstrative kundër sjelljes së pështirë të një hajduti, abuzuesi dhe antinjerëzori!

Askush nuk u ngrit t’i thoshte se je ti kumbara i krimit, trafikut, vrasjeve, pengjeve, rrënimit e futjes në hasmëri për parcela droge, plazhesh e trojesh ku na ngrihen perdite perbindesha nga zemra e vendit! Askush nuk u ngrit t’i thoshte se je ti rrënuesi dhe degjeneruesi i policisë dhe i imazhit të saj të mbushun me një mijë e një epitete në kurriz të tyne!

Si qytetare dhe njohëse e punës së policisë, vazhdoj ta besoj si strukturën ma të gjindshme në k’të kasaphane mafieje e batërdie, edhe pse ata prej vitesh janë kthye në kavie gjithfarësh! E kjo pikërisht për shkak të punëve që iu ngarkoi hakërruesi i paturp Edvin Rama! Saimir Tahiri, Fatmir Xhafa, Sandër Lleshi e ky që asht turp me ia shkrue emnin, s’ishin e s’janë asgja ma shumë e as ma pak se sa leva në duart e Edvinit dhe të mafies se biznesit të ndërtimit e jo vetëm!

Historia e rrënimit dhe e kapjes së policisë ndodhi sapo benjamini i Edvinit mori detyrën! Ju ndoshta e keni harrue, ndoshta edhe ata policë që i largoi atëherë, po unë nuk harroj! Sulmi i parë u krye mbi policinë rrugore të Tiranës! Dikush tha se Tahiri u hakmor për shkak se e kishin gjobitë disa herë po në fakt ishte shumë ma shumë se aq! Së pari u hap rruga... Masanej nisi programi i kanabizimit të vendit! U gjenden pikat dhe më pas duhej vepru me krerët e policive! Në tavolinën e kryepolicit ( ai që dikur për ta kishte thanë se i duan burrat me fustan) viheshin emnat e partizanëve te tyne! Sigurisht baza duhej të ishte në Vlorë aty ku Edvini ishte edhe deputet! Çunat ishin gati! Kushërinj, të fortë, të marrun peng u detyruan të vihen në funksion të planizimit esktrem të pasurimit të njerëzve të pushtetit! Shtrirja shkoi deri në Pukë e Tropojë! Vendet që s’e prodhonin dot u lanë për laboratore droge, ndërsa policët u angazhuan i madh e i vogël me punën e re që ua kthyen ne detyrim ligjor! Ata që e refuzuan u çuan për ndjekje penale! U sajuan histori e kallzime dhe i nxorën jashtë rrethi, ose edhe i d?bonin neper zona të largëta duke i çuar roje objektesh!

Vlora u kthye në sheshbetejë! Vrasje, zhdukje dhe pengje! Pas tyne Durrësi dhe Shkodra, ndërsa Elbasani u la në duart e të fortëve që t’i zgjidhnin vetë punët, pozicionet dhe pazaret! Policia ishte aty, herë si shërbëtore e tyne e herë si roje parcelash apo laboratorësh: i ruanin vetëm nga kundërshtarët, jo nga asgja tjetër!

Lidhjet me Italinë u banë politike! Policia aty u kthye në sherbim të të implikuemve të tyne sepse ata u blenë nga llumi kriminal qe vepronte në qarqet e larta qeveritare të Shqipnisë! Pengjet e Vlorës nuk ishin të gjithë shqiptarë! Aty u kput edhe zinxhiri i krimit të ligjshëm mes dy palëve! Dhe kjo kputje nxori në pah edhe skandalin ma të madh që mund t’i bahej një vendi , anëtar i NATO-s, nga shteti i vet: Fikjen e radrëve! K’të akt antikushtetues Edvini dhe ushtarët e tij të sistemit kriminal të drejtësisë ua faturuen çunave të Tahirit por në fakt ajo ishte kompetencë vetëm e ministrit të Mbrojtjes! Çunat e Tahirit ishin vetëm korrierë dhe punëtor me meditje!

Në zallamahinë e pafre të kultivimit, trafikimit dhe të pritjes së tonelatave që duhej të kalonin neper vendin tonë, si ura lidhëse mes vendeve latine dhe perëndimore u përfshinë edhe bankat, e kshtu gjithçka u vu në shërbimin e pasurimit me çdo kusht të sheikëve injorantë e abuziv të qeverisë! Zëvendësimi i Tahirit me Xhafën nuk ndryshoi asgja në ktë tendencë lukunie, përveçse hodhi hî në sytë e popullit të çoroditun e të zhytun në hasmëri e vrasje djemsh e burrash!

Edvini, ngadalë, nga një qeveri me elementë të angazhuem në punët e krimit te organizuem, nisi afrimin e ministrave-kukulla, të cilët me aq sa dinin do të kryenin dhe kryejnë vetem detyrat e caktueme prej tij! Policia në betejë me planin e caktuem prej qeverisë e humbi sensin e kohës e për pasojë humbi lidhjet me terrenin e vet! Nga malet, parcelat, mbledhja e gjobave dhe deri tek ngarkimet e skafeve, kamioneve, trajlerave dhe avionëve e pati të pamundun të kthehet ma në misionin që ndokush kishte ushqye si idealizëm në punën e ruajtjes së rendit dhe betejes me krimin e rrugës!

Duke qenë të pranishëm në ‘paligjshmërinë’ e ligjshme, ata u pajisen me anashkalimin e gjanave të vogla, derisa ‘gojët e liga’ i akuzonin edhe si pjesmarrës në prita kundër rivalëve të kapove që kishin lidhje ne shtetin! Kapot i emëronin dhe i lëviznin sipas interesave, e për pasojë policiët duhej të sherbenin jo vetëm per gradë e ryshfete por edhe për shkak të të mbetunit gjallë!

Edvini, dje u gjend përballë tyne! Iu foli parurpshëm për dy arsye: e para se ai se njeh turpin dhe e dyta se ata ishin dhe janë veglat e tij në masën 90%! Ai vuni kushte sepse BE-ja vazhdon tue tall b... me kapadaillëkun prej fodulli që shfaq sa herë ata e ndjellin në hapje negociatash! E për pasojë duke e ditun se ministri leshko, drejtori vegel e drejtorët e kapun nuk mund të ngrenë krye as perballë fyerjes publike, ai guxoi tu turrej dhe ata serish të poshtëroheshin ma za e figuë! E shqiptarët, ata të mjeret, ta besonin si të vërtetë estradën mashtruese të një kryeministri pushtues, mashtrues dhe tutor të Policisë sonë!



(Vota: 9 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora