E enjte, 28.03.2024, 11:42 PM (GMT)

Kulturë

Kalosh ?eliku: Tri nuse m’i shtinë në koçi dhe te pragu i shtëpisë vënë pusi

E merkure, 07.07.2021, 06:03 PM


TRI NUSE M’I SHTINË NË KO?I DHE

TE PRAGU SHTËPISË VËNË PUSI

NGA KALOSH ?ELIKU

Tri Nuse m’i shtinë në koçi Dhe

te Pragu Shtëpisë vënë pusi

Kurrë, nuk vëndosa unaza në gisht

As fejese. Dhe, as martese në kishë.

Amani, mos ta them: Edhe, në xhami

Edhe pse, si student në Prishtinë.

Pesë gishtat e dorës i pata plot me unaza:

Gjarpër, Dy plumba, Simbol Vdekje, Zemër.

Dhe, tri bira plumbi: në kokë, sheshirin e zi .

Gunën e zezë deri në fund të këmbëve

Zingjirë argjëndi përqafe e duar.

Hajmalinë e Baba Shehut të Llagut përqafe

Edhe, atë: të Ismail Qemelit.

Që, Historia i vinte përmbrapa:

Engjëllin Grua para. Dy të tjerat përkrahu

Që, më prinin nateditë  në Luftë për Liri.

Korzo, përpara “Bozhurit”, në Prishtinë

Herë pas here, dilja në të dy anët e rrugës:

Asaj Korzos, anës shqiptare. Dhe, serbe

Pranë “Bozhurit”. Drurit Kaloshit, në pusi.

Vitet kanë ikur aq larg. Ika, edhe Unë

Përshkak, të një pusie për Nuse Lirinë.

Sot, jam ende gjallë mes dy pusive:

Lirisë Prishtinës. Dhe, Xhadisë Shkupit.

Nateditë, m’i shtinë Tri Nuse në koçi

Matanë pragut. Tinëz, ende nën  Rrapin Historik:

Tri Nuse m’i shtinë në Koçi

Brez pas brezi, pas porte më vënë pusi…

Edhe, sipas komunikimit përmes  E -mailit dhe mesazheve me Hënoren, poezi të cilat nuk do t’i publikoj në këtë Libër, shkaku ruajtjes të identitetit të Poetes, që poezia patriotike dhe Dashuria për “Atdheun, Burrë pa Grua” e kishin sjell në depresion të thellë shpirtëror, dëshprim edhe buz varrit duke menduar ditenatë për vetëvrasje, e cila “vrau” Veten me Tre vargje në këtë Libër për Nesër.

Mëkot, u  përpoqa Unë, t’i ndihmoj si Poete foshnje e arratisur, viktimë e shoqërisë “demokratike” dhe Policisë Letrare, ajo veç më e kishte vrarë veten me një varg në këtë Libër për Nesër. Babashehu, qe Ai i cili ia përzuri xhindet në Tyrbe. Malin e Shenjtë të Perëndive Baba Tomorr: Vera ku pihet mes lisave pranë një Burimi me nga dy shtama, lindë Poezia dhe bëhet Dashuri…

Punë tjetër, është ajo Lufta ime me Penë nëpër Libra, se: Unë gjatë kësaj kohe me shi, breshër, rrufe, borë dhe akull në Dimrin e Madh, nateditë digjesha flakë mes Tri zjarreve, nën Rrap tek Shkupi Histrotik Shqiptar, rrëzë Kalasë Dardane mes dudumëve nateditë me tespi kuqezi në duar dhe trutë e këmbët në legen…

Edhe, gabimi im historik si Poet i arratisur mes Tri Melaqeve (engjëlleshave Gra) dhe shtamave me verë, rrugës për në Baba Tomorr, duke u djegur nateditë mes Tri Zjarreve: Zanës Malave që më printe para dhe Dy të tjerave që më mbanin përkrahu: Eshkundura dhe Laydi Di, e ngatërrova rrugën mesdite dhiareve për në Malin e shenjtë të Perëndive. Tyrben, ku pihet vera me dy shtama. Rakia e rrushit me ibrikun me dy çepa. Nateditë shkruhet poezia. Dhe, bëhet dashuri mbi varrin e Babashehut.

Hënoren, padashtas ia besova një “mikut” tim poet, shkaktarit “baksuz”, që ai me poezi erotike nuk diti ta bëj për vete, rrokullis mes vargjeve në Dhomën e tij me libra.

Rastin, e shfrytëzoi Kalorësi arratisur i Oborrit Mbretëror me të cilin Unë vetë e njoftova në një manifestim kulturor - poetik për t’i ikur xhelozisë nga Eshkundura, e cila gjatë atij takimi poetik gati u çmend nga xhelozia. Herë pas here duke më akuzuar si trdhtar, se: pse e kam marr me vete edhe Hënoren.

Kalorësi i arratisuri, që asaj kohe bënte luftë për Hojdodolen e Shkupit dhe vuante  ta dëshmonte veten para “vëllezërve” të Njerkës se, edhe ai  ka mike, e shfrytëzoi rastin dhe u ringjallë përsëri në disa manifestime kulturore poetike. Hënorja, ku për pak kohë shkëlqeu në disa Takime poetike brenda vendit, po edhe atyre të “vëllezërve” të Njerkës. U anëtarësua edhe në disa Shoqata e Klube të Shkrimtarëve. Brenda pak kohe i rrëmbeu edhe disa Çmime letrare për poezi, në emër të Kalorësit Arratisur. Argat i përbetuar besnik gjithë jetën i Policisë Letrare në shërbim të “vëllezërve” të Njerkës.

Herë pas here, fotografohej edhe para kemarave televizive, si Nuse shqiptare me pashterkë të kuqe në mes të Lëmës duke i rrëmbyer disa Çmime të “Mevludeve” të tyre poetike - politike të “vëllazërim-bashkimit”.“ Aspak, xhelozi. Përgëzime!

I bindur se, nuk do të shkojë larg, betejë pas beteje për Hojdodolen, Kalorërsi i arratisur në sistemin Komunist, edhe në këtë Neokomunist, një ditë Hënoren e la në baltë mes rruge. Vërtetë, për pak kohë i siguroi para, veshje moderne, Çmime letrare dhe pjesëmarrje nëpër disa Dasma poetike, por nuk i siguroi karrierë historike erotike letrare. Aqmëpak, nuk e shfrytzoi si Muzë azgane për ndonjë libër.

Edhepse, të Nesërmes kurrë nuk i dihet në Letërsi. Hënorja, përsëri mund t’i hip Gjokut pullali, shaloj me të katra mes mjegullave në Qiellin e hapur, përtej yjeve. Ndoshta, një ditë do t’i bëhet Muzë edhe ndonjë poeti të çmendur përtej kufiri në mesin e librave?!

Në jetë çdo gjë ka fillim edhe fund. Mjerë ai, që nuk e di në jetë fillimin dhe fundin, që e pret në pusi pas porte me armën në dorë!.

Ditë më vonë, pasi i rrokullisa esull dy gota me raki rrushi, që m’i kishte sjellë nga Shqipëria Bektashiu i Baba Tomorrit, dhe Dy shtamat me verë të Mikes Di nën Rrap, e hapa  E -mailin tim personal. Bafasi e paparitur pas porte, një mesazh  mistik qiellor:

From: Redaksia <stili97@yahoo.com>
Sent: Friday, May 26, 2017 4:28 PM
To: susan helms
Subject: Re: Përshëndetje, jam Susan.

On Friday, May 26, 2017 2:21 PM, susan helms <helmssusan1958@hotmail.com> wrote:

Përshëndetje, jam Susan.
Ju lutem, si jeni! Unë shpresoj se jeni mirë dhe në shëndet të përsosur. Unë kam qenë në profilin tuaj kam marrë interes në të, ju lutem, nëse ju nuk keni parasysh unë do të doja
Ti të më shkruash sepse kam diçka shumë të rëndësishme për t'ju thënë dhe shpresoj të dëgjoj së shpejti.
juaji.

3 Attachments

Pershendetje, Susan!

Dhe, gjithë të mirat! Faleminderit për paraqitjen. Mund të komunikojmë perveç këtij  E -maili edhe përmes  E -mailit: cheliku51@gmail.com.

Unë, Nesër: udhëtoj për në Kërçovë. Pasnesër, në Netët e Poezisë Korçare. Edhe, do të kthehem në Shkup, ditën e Hënë. Javën e ardhshme, mund të komunikojmë përmes E -mailit tim personal...

Kalosh Cheliku

FALEMINDERIT PER EMAILIN TUAJ

susan helms <helmssusan1958@hotmail.com>

To

Redaksia

CC

cheliku51@gmail.com

May 27 at 4:06 PM

Faleminderit për përgjigjen tuaj në emailin tim, i dashur im, vërtet kam dashur të krijoj një marrëdhënie afatgjatë me ju, pasi të kaloni në profilin tuaj në këtë faqe interneti dhe ka një arsye pse zgjodha të krijoj një marrëdhënie miqësore me ju së pari Të gjithë ju duhet të përdorni këtë medium për të dhënë një informacion të vogël për mua me një barrë në imazhin tim vetëm për të bërë të mundur që ju të merrni një sy të mirë në mua. Por kjo është të sjellë në njohuritë tuaja se tani jam në Libi në zonën e luftës të misionit paqeruajtës, për shkak të krizës aktuale në Libi.

Faleminderit përsëri për mirësinë tuaj dhe, në të vërtetë, përgjigjet, unë jam shumë i lumtur të lexoj postën tuaj. Por ajo që unë vërtet dëshiroj të krijoj një marrëdhënie të vërtetë, që mund të çojë në një partner biznesi ose ndryshe.

Sigurisht që ju informoni këtu në fushën ushtarake dhe nuk lejoni përdorimin e telefonave celularë, ne përdorim vetëm komunikimet me radio dhe email, tani unë jam krejtësisht vendimi im për të shkuar në partneritet me ju, nuk e di sa kohë mbetemi në Luftës në zonë.

I Dashur, dua që ju të dini se ne jemi duke u sulmuar nga kryengritësit bomba të përditshme dhe makina. Gjatë një shpëtimi, gjetëm një kasafortë që përmbante një shumë të madhe parash që u përkisnin revolucionarëve që përdoreshin për të blerë armë dhe municion, dhe u pajtua nga të gjitha partitë që paratë janë ndarë mes nesh.

Fondi i përgjithshëm për mua ishte $ 5,000,000 (pesë milionë dollarë). Kërkoj ndihmën tuaj për të evakuuar pjesën time të parave, 5,000,000 $ Çfarë është për ju, sepse mund të më siguroni se dora ime do të jetë e sigurt në kujdesin tuaj derisa të përfundoj shërbimin tim këtu. Kjo nuk është paratë e vjedhura dhe nuk ka rrezik .

I dashur, kam bërë marrëveshje me një diplomat të fortë të OKB-së, i cili premtoi të jepte para në një destinacion të zgjedhur prej meje. Kompensoj me 30% të totalit të fondeve për rezultatin përfundimtar të këtij projekti, ndërsa bilanci do të jetë kapitali im i investimeve në vend apo gjetkë. Një lutje e pasionuar do të bëjë që ju nuk do ta diskutoni këtë çështje në të tretin, nëse ka arsye për të refuzuar këtë ofertë, ta shkatërrojë këtë email për të parandaluar rrjedhjen e informacionit dhe do të jetë e rrezikshme për mua bazuar në pozicionin tim këtu.

Unë kam zgjedhur t'ju kontaktoj pas lutjeve të mia dhe mendoj se ai nuk do ta tradhtojë besimin tim, ose do të ruajë gjumin. Megjithëse ju mund të pyesni veten pse po jua zbuloj shumë shpejt pa asnjë prezantim formal, edhe pse duhet të them se mendja ime më ka bindur se ju jeni personi i vërtetë që më ndihmoni të merrni dhe investoni para.

Vini re: nuk e di se sa kohë do të qëndrojmë këtu dhe fati im mbijetoi dy vrasje këtu që më shtynë të gjeja dikë të besueshëm dhe të besueshëm për të ndihmuar në marrjen dhe investimin e parave në vendin tënd, sepse unë do të shpërngulja në shtëpi dhe investimi do të fillojë një jetë të re Si një ushtar.

Së fundi, dua të dërgoj një përgjigje të menjëhershme mbi propozimin. Përgjigja juaj urgjente do të vlerësohet shumë.

Shpresoj që shpjegimi im të jetë shumë i qartë, por nëse keni nevojë për sqarime të mëtejshme, ju lutemi dërgoni pyetjet tuaja.

sinqerisht,

Susan gjeneral.

Përgjigje:

Faleminderit, e Dashura Gjenerale

Susan - paqësore

Besimi Juaj ndaj Meje si Poet  Shqiptar “disident” për të siguruar një jetë të qetë me djersën Tënde Luftarake Paqësore, kur Unë nuk kam asnajfarë sigurie si Poet Shqiptar me vite në këtë shtet të “përbashkët demokratrik” në IRJ e Maqedonisë, është pak si e pa arritur, një ëndërr e bukur para Agimit. Përmëtepër, fusësh Veten në rrezik edhe Mua si Poet, që të bëhesh edhe partnere jetese e imja  “biznesi”, bashkëjetesë në këtë jetë të “dalldisur” krijuese - politike. Pamarrë parasysh shumën materiale mbi nivelin e Çmimit Nobel. Çmime letrare me të cilin janë shitur për pak para shumë kolegë të mi të penës. E pranoj dyerhapur propozimin Tënd si ushtarake paqësore. Nuk ka problem, e pranoj rrezikun pas porte. Unë të kisha pranuar si bashkëudhëtare mes dhiareve të Çelëvjollcës në këtë jetë të rrezikshme përmes borës madhe dhe akullit rrëqitës, që po nuk dite të rrëqasësh me ski ose sajë mes maleve të “Çelëvjollcës”, e thyen kokën në “Përrua - Thanë”.

Interesant si Poet, nuk kam “nevojë” për para e as për gra besnike azgane, të cilat m’i afroni Ju sot te “Lugu i Ymerit”. I kam pasur moti kohë edhe në shtrat këto para e delie: (falë Babait mbi kalë me shalë). Gjithë jetën me qerren e ngarkuar mullarë me të katërta rrotat përmes fushës Cërvicës duke fishkëlluar rrugës përmes Shtëpisë Publike, falë aftësive të mia krijuese dhe pasurisë trashëgimtare të Babait. Lexuesëve të mi besnik të Librave artistikik dhe publicistik, që deri me sot nuk më kanë lënë në baltë pas dere, në mëshirën e politikanëve rrugaçë “kuqezi” para këmbëve të “Urës Gurit”, në Shkup. Mitropolitëve të Beogradit dhe xhamive turko-arabe të Stambollit. Gjinjëve të Olimbisë me fëmijë në bark e prehër në rolin e lypësit partiak tek “Ura e  Gurit”, në breg të Vardarit.

Ushqimet e mia të përditshme me dy pena  në brez e një në dorë (“hanxharin” e Babait) mbi tavolinën e punës arrës, që ende nuk kalbet, pasardhësit të Skënderbeut mbi kalë me shalë, “nagëntin” në brez, e thikën nën jastëk. Dhe,  pijet e mia të përditshme “ilaçe” përplot me gjak të maleve tona rrugës për në “Baba Tomorr” (Parajsë, “Xhehnet”) për t’u rrokur  fytas me Gratë besnike, rakinë e rrushit, Dy shtamat me verë në Luftën me penë në mes të “Bit - Pazarit”, në Shkup.

Atyre, Dy shtamave historike të Rililndasëve mi Shqiptarë, Rrugës për në “Baba Tomorr”. Malin e Perëndive, ku pihet rakia e rrushit. Dhe, ngrihet dolli me Dy shtama verë për Fitore Shqiptare. Patjetër, edhe ku lindë Poezia. Fitorja e Ditës Nesërme. Malin e perëndive ku ngritet dollia në Tyrbe. Dhe, bëhet Dashuri.

Patjetër, edhe ku bëhet Dasma e Madhe Shqiptare në Tyrbe para këmbëve të Babashehut. Pasardhësit të Olimbisë me fëmijë në bark, gji e prehër, në Shkup. Gjirin e Tri Zanave të Malit me fëmijë në  gji e prehër, në mes të Shkupit historik Shqiptar.

Megjithatë, Lufta ime vazhdon me penë deri në vdekje. Përçudi, mu si ajo e jotja për Paqe në botë. Nuk do të hyj këtu se, cili është më në rrezik. Edhe Lufta Yte për paqe, nuk është e lehtë, por as e imja me penë. Mirë më vjen që e keni vënë Veten në rrezik për të mirën e njerëzimit. U lumtë, si paqesore!

Momentalisht, punoj dhe jetoj në Shkup. Dhe, plasa për një vikend-shtëpi në mal, pranë një lumi, liqeni ose deti! Shtëpi “lukzose”, të cilat politikanët e shtetit tim të “përbashkët” (IRJ e Maqedonisë) i kanë nga dy-tri, që moti në mal, liqe e det, dhe parave të fituara me djersën e popullit nuk ua dinë fundin. Vërtetë, më ka lodhur jeta e bujshme e qyteteve në Prishtinë dhe Shkup. Sotpërsot, kërkoj një jetë tjetër, jashtë civilizimit dhe zhurmës të partive politike para kamerave televizive.

Hë për hë, Unë edhe nuk kam probleme të bukës. E as të grave besnike. Obligimet ndaj familjes, popullit tim dhe shtetit “përbashkët”, i kam kryer moti kohë. I kam deri më tani tre djem: një me gruan e parë në Prishtinë dhe dy të tjerë me gruan e dytë në Shkup. Që të tre janë të punësuar dhe, falë tarshëgimisë të Babit, i kanë shtëpitë dhe banesat e veta. Djali i madh punon si profesor i gjuhës gjermane në Universitetin e Tetovës, i mesmi si gazetar në Televizionin e IRJ të Maqedonisë (Shkup, ende pa vendim pune) dhe i treti poashtu pa vendim pune në Univeritet (Shkup). Kohë, kur partizanët e partive politike, kanë vendime pune dhe marrin rroga pa shkuar asnjë ditë në punë me vite?!

Edhe, Unë kam shtëpinë time, në Shkup. Gruaja e dytë para dy viteve më vdiq nga kanceri. Dhe, tashti për tashti jetoj vetëm në Shtëpi me Gruan e tretë: Poezinë mes librave. Nesër mendoj të ikë nga Qyteti Qyqeve. Gjatë këtyre viteve jete, më ka lodhur qytetërimi dhe gratë besnike, kërkoj arratisjen mes Natyrës: malin me një lumë para shtëpisë, liqenin ose detin shqiptar!

Prandaj, jam i gatshëm të hyj në “Luftë” edhe me Gruan e tretë besnike ushtarake, pasi Ti qenke edhe gjenerale. Zoti dhe Natyra na ndihmoftë në jetë! Edhe pse, Lufta jonë sipas përgaditjeve ushtarake, dallon në veprime dhiareve: E imja me penë dhe e Ytja paqesore me armë. Nuk ka problem, na bashkon qëllimi jetësor, bamirësia në dobi të njerëzimit. Punë tjetër, është ajo, sesi do ta përfundojmë në Luftën e Tretë Botërore -  paqësore në dobi të njerëzimit: Unë me penë e Ti me armë për të vënë paqe në botë?!

Sidoqoftë, Unë si ushtarak me penë do të hyj edhe në një “Luftë të Tretë Botërore” me Gratë e mia besnike. Edhe, atë: kur gjatë jetës sime artistike kam hyrë në luftë me ushtarë e komandantë, pse të mos hyj në “luftë” edhe me një gjenerale?! Faleminderit, që e pranove  dyluftimin në fushëbetejën kulturore, “Luftën e Tretë Botërore”: Unë një ushtar i thjeshtë me penë me grada letrare pa para, e ti një ushtarake - gjenerale e dëshmuar paqësore pasanike...

Shkup, 31 maj 2017

Kalosh Cheliku

Ditën e nesërme tek Unë në Shtëpi, erdhi Lam Lami i Qabesë me ofertën për një kafe. E pranova si bashkqytetar. Edhe i ndërruam disa mendime. Rrethi e merrte si të sëmurë psiqik dhe konsumues të drogës. Unë gjatë një takimi të shkurtër me të, vërejta se ka mjaftë informacione nga jeta. Biseda sillej rreth ferexheve të zeza, filozofëve dhe personaliteteve të artit botëror. Adhurues i madh i muzikës Rokenroll të viteve ‘70 -ta. Interesant do të ishte si personazh për një Libër timin të ardhshëm. I dhashë dhuratë një fletore dhe një lapës. Mendimet e tij, ashtu siç i vinin ditën edhe natën t’i hedhë në letër.

Lam Lami i Qabesë ishte edhe besimtari më i rregulltë në Xhaminë “Jahja Pasha”, nga edhe ku niseshin protestat “paqesore” për rastin “Momstra”. Në bisedë e sipër, padashtas më rrëfeu, se: ai me kokë të mbuluar përkrah Hoxhës “Allahut” dhe Patriotit të vonuar ishte në ballë të protestave “paqesore”, në Shkup. Flamurin turk me gjysëmhënë dhe arab duke valvitur rrugëve të Shkupit nëpër “Bit-Pazar”. Shkronjat e shenjta arabe në pankarta e parulla me brohoritjet “revolucionare të Pranverës arabe”: “Allahu Akber”, edhe në Shkup...

PËRGJIGJE PUBLIKE GJENERALES

NË LUFTËN PAQËSORE - LIBI

Mesazhi i Gjenerales Paqësore:

MIRË TË MËPARSHME JU LUTEMI

INFORMACIONET TUAJ ESHTE NEVOJSHME

6:04 PM (2 hours ago)

Translate message

Turn off for: Albanian

I dashur partner i dashur,

Ju kurrë nuk do ta kuptoni një person derisa të mos arsyetoni nga këndvështrimi i tij. Gjeta kontakte gjatë kohës që isha në kërkim të një personi të besueshëm në vendin tënd, mos harroni se kjo botë nuk është një fshat global, duke e ditur se kush është, kudo që ai nuk është një mister i gjatë kohët e fundit. Dashuria ose besimi është si ajri, kur e sheh atë që e ndjeni atë, besoj se ju veproni me vendim personal. Duke folur për familjen time, kjo është për të më kujtuar dhimbjen time të kaluar. Mungesa e anëtarit tim të familjes vdes gjatë sulmit të 11 shtatorit në tokën zemërore të Amerikës, e cila mori jetën e nënës sime, burrit tim dhe djalit tonë të vetëm. Tani është zhdukur, nuk mund të shkoj në detaje derisa të takojmë ballë për ballë. Kam ndërmend të jetoj një jetë të re në kulturën e re jashtë Amerikës. Dua të krijoj një familje të re. Dua të shkoj në një vend, ku askush nuk di për mua. Unë dua të jem i lirë nga lufta dhe krimet.

Ju e dini gjendjen time këtu, veçanërisht tani që po luftojmë kundër milicisë. Gjithmonë në mbikëqyrjen e hapësirës ajrore. Unë vetëm përpiqem të gjej kohë dhe të shkruaj. Mos harroni se kjo është një mundësi unike për të dy ne që të jetojmë një jetë të mirë, mos lejoni që të kalojë. Ndaloni vonesën, edhe nëse duhet të marrësh këtë hap të guximshëm të jetës, jam shumë i sigurt se nuk do të pendohesh kur më njohësh.

Menjëherë ju merrni kutinë, menjëherë do të përfundoj misionin tim për t'u bashkuar me ju për një jetë dhe investim të ri.

Unë shoh se do të ishte më konstruktive për të zgjidhur problemin në çast pa ndonjë vonesë të mëtejshme.

Angazhimi përballë konfliktit prodhon karakter për fitore. Unë e di çmimin e suksesit: përkushtimin, punën e vështirë, dhe një përkushtim të palodhur ndaj gjërave që dëshironi të shihni të ndodhë. Merrni hapin e guximshëm, nuk keni kurrfarë frike. Kompania diplomatike ka imunitetin ligjor dhe diplomatik për të dorëzuar kutinë në adresën përfundimtare pa asnjë lloj ndalimi nga ndonjë organizatë e sigurisë.

Besojmë se është e mundur të zgjidhim problemin tonë. Gjërat e jashtëzakonshme ndodhin me besimtarin. Pra, besoj se përgjigja do të vijë. Do të ndodhë.

Pasuria e mirë fshihet nga errësira. Mbajeni shpirtrat tuaj. Gjëra të mira do të vijnë tek ju dhe ju do të vijnë për të mirë.

Kam shpenzuar tërë ditën dhe natën pa mëshirë.

Hëngra bukën time në pikëllim, e kalova errësirën - disa morë duke qarë, dhe duke shikuar për të nesërmen. Lotët e mia të dhembjes bëjnë që organet e mia të qajnë. Por një gjë për të ardhmen është se duhet të vijë me siguri. Unë gjithmonë do të jem pranë jush deri në fund të kohës.

Betejat e jetës nuk shkojnë gjithmonë te njeriu më i fortë, më i shpejtë ose më i pasur; Por herët a vonë njeriu që fiton Është personi që mendon se mundet!

Unë dua të filloj një jetë të re në një kulturë të re me ju, dua gjithçka përsëri.

Unë pres për të dëgjuar nga ju me informacionin tuaj.

NUMRI I TELEFONIT,

EMRI I PLOTË, .................

CITY ...........................

COUNTRY .............

VJET .......................

SEX ...................

PROFESIONI ............

ADRESA E QENDRIMIT ose ZYRA ...

Pasi të keni marrë informacionin e mësipërm unë do të takohem me diplomatin brenda 72 orëve dhe do t'ju jap një fjalëkalim dhe një kod për të dërguar identifikimin e duhur diplomatik.

Kjo është e gjitha tani, unë pres përgjigjen tuaj të menjëhershme.

Dashuria juaj e dashur

Susan.

Mesazhin e lexova dy-tri herë me një frymë, plotë vëmendje edhe mes rreshtave. Dhe, erdha në përfundim, se: nuk duhej të ngutesha me përgjigje. Ndodhë, pas këtij mesazhi të fshihej ndonjë nga gratë e mia besnike. Ose, ndonjë “mik” i Policisë Letrare me direktiva të UDBA -s jugosllave. Edhe, atë: përpiqeshte me çdo kusht të më shti në burg. Qëllim i kahmotshëm si “armik” i shtetit jugosllav, të cilin nuk e arriti asaj kohe në Prishtinë si student duke shpërndarë “tinëz” përmes rrufjanëve të tyre romanin: Tradhtia të Kapllan Resulit (Begoviqit). Dhe, të nesërmen ende pa dalë drita si të tërbuar na bastisnin në banesë duke na kapur me pelë për dore. Dënimi, dihej si “irredentist” dhe “armik” i shtetit të “pëbashkët” jugoslav, me më së paku pesë vjet burg në Idrizovë, ose Goli Otok.

Libër i “rrezikshëm”asaj kohe, që Unë pasi të kthehem në Shkup do ta lexoj në rrugë “legale” shtetërore edhe me dy titujt e tjerë të autorit: Gjarpëri dhe Ushtima e Korabit në Biblotekën Unievrsitare të Shkupit. E dija dhe isha me vetëdije se, edhe kësaj rruge “legale” policore në Shkup, jam në rrezik, por nuk i trembesha këtij rreziku shtetëror komunist, që edhe sot më imponoheshte përmes institucionit të tyre “kulturor” për të më futur si “armik” të shtetit në regjistrin e tyre policor. Burg.

Metoda gati po të njëjta policore edhe në ditën e sotshme për të më rrasur në burg si “armik” i shtetit të “përbashkët”. Ose, në këtë kohë të turbulltë politike, për shkak të shkrimeve të mia publicistike gostisin me ndonjë bombë xhihadiste dhe me një thirrrje “Allahu Akber”, këmbët të mi çonin në “hava”.

“Brate“ Lube (“Vëllai”) Lube), në prag të zgjedhjeve parlamentare “demokratike”, vetëm për dyqindmijë euro i fitoi disa vite burg, në Idrizovë. E Unë për 5.000.000 dollarë “fitoja” edhe grua si partnere biznesi?!

Një javë më vonë, pasi i ngrita dolli dy-tri gota me raki rrushi, m’u kujtua Porosia e Babait: më ka djegur tambëli, tashti i fryej edhe Kosit

Papritmas, mora guximin e kaçakut malit të Çelëvjollcës, dhe si shqiptarët iu përgjigja Gjenerales paqesore me një përgjigje  “artistike” mes rreshtave.

E dashura Gjenerale

paqësore, Susan

Vështirë e kam ta kuptoj si Poet Shqiptar, në Ditën e Sotshme për Ditën e Nesërme: Dhimbjen e juaj familjare. Edhe, atë: kur gjithë jetën jam i dalldisur pas Poezisë Erotike. Grave të mia “besnike”. Dhe, Policisë Letrare pas shpine. Që, Ju kur i keni humbur tragjikisht tre anëtarë të familjes në ngjarjet e 11 shtatorit (2001), ”në tokën zemërore të Amerikës”, e cila mori jetën  e të dashurve Tuaj: nënën, burrin dhe djalin e vetëm. Vuajtjet e juaja të përditshme jetësore, rrezikun e Luftës për ta përballuar fatkeqsinë e tmerrshme njerëzore të atij viti famëkeq në kurriz të mbarë njerëzimit.

Edhe, Unë asaj kohe në jetë “paqe ” (“Parajsën Time të Dashurisë dhe Lirisë”) kam kaluar nëpër pusi e atentate të shtetit “përbashkët” jugosllav: në Prishtinë e Shkup nga “miqtë” dhe Gratë e mia besnike. Partitë politike “demokraike”, që më kanë vënë pusi pas porte ose ferre. Shkrepin “nagëntin”: Shtatë plumba të m’i numërojnë në  ballë si shkrimtar rrebel “ i rrezikshëm - nacionalist” për Shtetin e “përbashkët”. Dh,  vrasin në mes të ditës. Librave mi artistik, në Shtetin e “përbashkët” të Policisë Letrare pas porte. Vetëmse, kanë pasur frikë: Ditën e Nesërme, mos më shpallin dëshmor Lufte, ose Hero për Liri?!

Nesër, të më shpallin edhe “tradhtar shqiptar”, qen endacak rruge në sokak. Ose, të më rrasin në burg si “terroristt” shqiptar. Dihet, nuk e kanë pasur vështirë dhe problem asaj kohe, mund të dilnin në pusi kur të donin në rrugë. Jo, vetëm natën, por edhe mesdite. Unë jam Shenja e tyre për qëllimin Kombëtar Shqiptar, Ditën e Re të një të Pasnësërme. Enesërmja, patjetër do ta flasë realitetin: Një Ditë të Madhe Historike.

Edhe, në atë Luftë të përgjakshme me Penën time paqësore në dorë (jo me armë vdekjeprurëse)  në Fushën e Betejës, e kam humbur një Çetë kaçakësh dhe Grave të mia besnike: burgjeve, fushave dhe maleve, rrugës për në “Baba Tomorr” (Shqipëri). Ndonjëri duke mos i duruar përndjekjet dhe presionet e papara policore deri më sot, bëri edhe vetëvrasje. Nuk do t’i përmend emrat e tyre në këtë Libër profetik.. Barrë mbi shpinë gjithë jetën do t’ia lë Historisë Shqiptare. Jeta i ka këto të papritura. Nesër, edhe një befasi “dashurie” pas ferre, ose një “Kalë i Shemës” pa shalë e samarë pas porte. E sidomos, kur t’i rrëmben papritur më të dashurit e familjes: Miqtë e penës. Dhe, Gratë besnike.

Edhe mua në Jetë, gjatë kësaj rruge shkëmbore më ka marrë dhe më ka dhënë mjaftë plagë kjo jetë. Edhe libra, edhe Çmime letrare, edhe para trashëgimi nga Babai me kalë me shalë. Nuk kam nevojë dhe nuk më duhet kjo “ndihmesë humanitare”: “Kutia e juaj paqësore me 5.000.000 dollarë”?! Shkak, që Çmimin Tënd jetësor e kthej prapa, por jo edhe “Dashurinë Tënde si Gjenerale e krizës Luftës, në Libi për Ditën e Nesërme.

Megjithatë, njeriu është edhe më i fortë se guri, e thotë populli, jo Unë. Dhe, i përballon disi këto fatkeqësi njerëzore dhe Natyrore, që e presin pas porte. Përmëtepër, karakteri im i shkrimtarit, autor i rreth 70 librave në poezi e prozë, i përkthyer në disa gjuhë të botës. Gjithë pasurinë e Babait e kam shkrirë në arsim e kulturë. Që, sotpërsot i kam humbur gati të gjitha pasuritë e Babait, përveç librave të mi që janë strurkur nëpër bibliotekat e Atdheut dhe nëpër Botë. Hë për hë, nuk kam pothuajse asgjë: as grua, as dashnore, as dashuri të Grave mia besnike, e as Shtet Etnik Shqiptar.

Dhe, po të mos i kisha Tre djemtë e mi tarshëgimtarë dhe lexuesit e mi besnik të Librave artistik në bibliotekë, fatkeqësisht ende pa asnjë Cucë azgane, sot do të vdisja edhe për bukën e gojës. Tragjedi, të cilat me siguri i ke përballuar edhe Ti  në jetë si një Grua e guximshme ushtarake. Edhe, atë: Gjenerale. Jeta është, edhe luftë. Hë për hë, Unë gjithë jetën bëj Luftë me Penën time me dy tyta.

Unë jam një Poet i mallkuar nga sistemi komunist dhe i lumtur, i dënuar në jetë gati nga të gjithë “miqtë” dhe armiqtë e Policisë Letrare. Miket e mia besnike me Dy shami lidhur për brezi, dhe Shteti i “përbashkët i vëllazërim- bashkimit”. Shkak, që sot nuk mund ta lejoj edhe një Çmim tjetër Letrar  “luksoz”,  kaq madhështor para ikjes time si burrat në Shtëpinë e Përjetshme. Arën e Babait, rrëzë Çukës në Vendlindje.

Dhe, nuk është aq punë e lehtë me armët e Luftës në brez me dy kobure në Ditën e Sotshme Historike (Vitin e Skënderbeut), të jetohet me një Poet disident, gjak i trashëguar shqiptar nga stërgjyshi Kaçak i maleve dhe Babai me armët nën struke me shekuj brez pas brezi.

Frikë kam se, nuk do të mundem t’ua këthej dashurinë e humbur dhe të dashurit e familjes: nënën, burrin dhe djalin e vetëm në jetë. Shkak, që nuk mund të hyj edhe në këtë rrezik Fushëbeteje, “Luftë paqësore të Dashurisë”. Pastaj, nuk e di, sesa e doni Ju poezinë?! Dhe, mund të bëheni viktimë e poezisë sime të Dashurisë (Erorike)?! Edhe, Poezia është një Grua e prapë me teka të papritura marramendëse në shtrat.

Zhan - Pol Sartër, e ka pasur lehtë ta kthejë prapa Çmimin Nobel, kur populli i tij ia ka paguar trefishin e parave të atij Çmimi. Unë, nuk e kam aq lehtë si shkrimtar shqiptar ta refuzoj “Çmimin Tuaj të Dashurisë” si ushtarake paqësore në krizën e Luftës si misionare, në Libi: 5.000.000 dollarë. Dhjetëfish më i madh  se Çmimi Nobel Ndërkombëtar. Dashurinë dhe Lirinë e humbur, që nuk blihet kurrë me para, kur shumë kolegë të mi e kanë marrë si shkrimtarë shqiptar me emërime të personaliteteve jo të arsimit dhe kulturës shqiptare. E kanë shitur veten edhe për më pak para, pa asnjë kusht kombëtar shqiptar. Përmëtepër, kur sot populli im shqiptar në botë nuk ka liri. Shtet Etnik Shqiptar, që të japë aq shumë para për  arsimin dhe kulturën shqiptare, edhe për Mua si shkrimtar disident edhe përtej Varrit.

Edhe, e kuptoj dëshirën Tënde për një familje, Jetë të re. Ikje nga lufta dhe krimet. Investimi i juaj në vendin tim për Nesër, kur biznesi im kryesor, është Poezia. Një grua azgane, që vështirë lidhet me pranga në shtrat. Edhe, deri më sot: nuk e lidhi me zingjirë, as Krajl e as Mbret. Vështirë, se: mund ta lidhi Unë si Poet shqiptar.

E, si do ta lidhja Unë në shtrat një Gjenerale paqësore?! Ushtari thjeshtë me penën në brez me Dy tyta?! Poet  i armatosur vetëm me vargje erotike. Gjeneralen paqësore nëpër botë plotë dekorata lufte, të cilën nuk e kanë lidhur dot armët e zjarrit nëpër vatra krize në rrezik lufte, e do ta lidhja sot Unë si Poet Shqiptar me penën time artistike në dorë e krahut me Poezinë erotike. Xheloze, që nuk duron tjetër Grua  azgane, shemër në Shtëpi...

Përgëzime! Në fund, hë për hë sipas mundësive të mia si Poet i arratisur mes librave, “armik” i Shtetit të ”përbashkët” me “vëllezërit” e Njerkës, të përshëndes edhe me një poezi:

SOT U ZGJOVA NË SHTRAT

HERËT ME NATËN

(Ëndrra e një nate para mesazhit fundit

të Gjenerales Paqësore, Susan).

Pak poetë e ngatërrojnë Ditën me Natën

E, Unë e  ngatërrova Ditën me Natën?!

U zgjova pasmesnate me Natën. E diel

E kisha kaluar të shtunën mes Mutit Madh.

Lakuriq, në një kabinë banjoje, në dy kate

Përpiqesha me ujë ta laj Veten nga Muti!

Telefoni celular mbi kokë ma bëri me dije:

Sot është e diel. Dita e djeshme iku në gjumë.

Askush, herët në mëngjes nuk kishte ardhë

Gaçi me bishtin mbi shpinë. As Djali Vogël.

E kishin parë me sy, se: jam harruar në gjumë

Përçudi, i kisha ngatërruar Ditën me Natën?!

Ditën e shtunë  e kalova fundekrye në gjumë

Ditën e diel, syhapur i zgjuar mes librave. Lugat.

Shenja çmendurie, do të thoshte Nana ime Plakë

Imzot! E ngatërrova të Shtunën me të Dielën?!

Gjithë jetën kisha fjetur me Ditën mes Poezive

Sot, papritmas u zgjova në shtrat me Natën...

Shkup, 04.06.2017

P. S.

Mesazhet e Gjenerales Susan, janë origjinale, përcjellur përmes postës elektronike në E -mailin tim personal. Nuk u ësht hequr asnjë shkronjë, asnjë fjalë, asnjë presje. Ose, pikë. Edhe pse, kanë mjaftë gabime teknike e gjuhësore...

Edhe, mes këtyre mesazheve plot para me thasë dhe ofertave për martesë, vazhdonte jeta ime krijuese mes librave me një Gjel kryngritës (pikturë) mbi kokë. Përfundimi i Librit me poezi: Zonjën Vdekje do ta marr për Grua!.

Vetminë, që posa biente nata matanë dritareve, ma shtronte Shtratin e gjumit. Ëndrrat e tmerrshme që i shihja pasmesnate, rrëzë Çukës në Katund. Xhindet gra me pashterka të kuqe deri në fund të këmbëve, që gjithë natën e lume më hudhnin dorë më dorë majë lisave dhe çative. Dhe, ende pa dalë agimi tinëz më kthenin në Dhomën e zgjimit. Shtrat, ku Dr. Gaçi ma prishte gjumin pa prezencën e Nanës dhe Babait…

Vetëm tashti, herët e shkundja Veten nga ëndrrat e tmerrshme: O burrë, ti nuk je te “Lugu i Ymerit”! E, as te “Përroni i Thanës”. Mos them, se: Edhe te “Çifliku i Xha Derallës” me ferra. Dardhat gorrice, që Plaku i urtë nateditë i shartonte me sharrë në krah. “Mrizet e Zanave” të Fishtës, ku Bariu i “Çelëvjollcës” me kësulën e bardhë në kokë dhe gunën e ogiçit krahëve mes Vapës Madhe nën hije, i milte dhentë nën Dardhat gorrice te “Jasakët e Tikeve”…



(Vota: 17 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora