E enjte, 28.03.2024, 12:27 PM (GMT)

Mendime

Kastriot Myftaraj: Simbolika e vizitës së ardhshme të Erdogan në Shqipëri

E marte, 06.07.2021, 06:32 PM


Simbolika e vizitës së ardhshme të Erdogan në Shqipëri, në 17 shtator, ditën e varjes në litar të babait të tij politik Adnan Menderes

Nga Kastriot Myftaraj

Presidenti turk Erdogan do të vizitojë Shqipërinë në muajt e ardhshëm tha pak ditë më parë në Tiranë zëdhënësi i tij Ibrahim Kallën i cili u prit në takim edhe nga Kryeministri Rama. Erdogan e ka vizituar tre herë Shqipërinë, nga të cilat dy herë si kryeministër, së pari në 17 shkurt 2005, të nesërmen e ditëlindjes së gruas së tij, kur u prit nga kryeministri socialist i kohës Fatos Nano. Më pas është në 2009 kur homologu i tij ishte Berisha. Në 2015 Erdogan e vizitoi Shqipërinë si president megjithatë pati si partner kryesor kryeministrin Rama. E njëjta gjë pritet të ndodhë edhe në vizitën e katërt të Erdogan.

Tani Erdogan ka zgjedhur një ditë simbolike në shtator për të vizituar Shqipërinë, 17 shtatorin. Në 17 shtator është 60 vjetori i ekzekutimit me varje në litar të ish-kryeministrit turk Adnan Menderes i cili u rrëzua nga pushteti prej ushtarakëve në maj 1960 për shkak se kishte krijuar një regjim islamik.

Erdogan shikon Menderesin si babain e tij politik. Me ardhjen e Erdoganit në pushtet për Menderesin është bërë një film me financim shtetëror i llojit serial dramatik, me titull “Ben Onuk Çok Sevdim” (“Unë e doja shumë atë”), ku diktatori faktik islamik i Turqisë përshkruhet si një burrë i ndjeshëm që përjetoi një histori dashurie të madhe. Menderes u rrëzua me puç prej ushtarakëve në vitin e dhjetë të tij në pushtet, në 1960. Nëse nuk do të kishin ndërhyrë ushtarakët me siguri që Menderes do ta kishte mbajtur pushtetin deri në vdekje. Kur pucistëve iu kërkua që t’ ia falnin jetën Menderesit ata thanë: “Ai ishte betuar që të mos e lëshonte pushtetin deri në vdekje prandaj ne në interes të demokracisë po e përshpejtojmë vdekjen e tij.”

Erdogani kur mori pushtetin, 19 vite më parë duke u shtirur si i përkushtuar ndaj demokracisë njëjtë si Menderesi, ishte i vendosur të mos bënte gabimin sipas tij të Menderesit, por t’ i eliminonte të gjithë ata që i shihte si rrezik për pushtetin e tij të përjetshëm, pra çdo njeri që donte demokracinë dhe fjalën e lirë në Turqi. Prandaj Erdogani ka vrarë mijëra kundërshtarë të tij politikë dhe ka burgosur dhjetëra mijëra të tjerë. Megjithatë diktatorit turk i rri në sy Menderesi që lëkundet në litar siç paraqitet në një fotografi të famshme.

Pasi i ka kapërcyer sa i përket kohëmbajtjes së pushtetit të gjithë presidentët dhe kryeministrat e periudhës republikane duke përfshirë edhe Mustafa Qemalin, Erdogani tashmë në vitin e nëntëmbëdhjetë të pushtetit është në garë me sulltanët osmanë për këtë gjë, madje rreth gjysmën e tyre i ka kapërcyer. Por kundërshtarët e tij janë betuar se nuk do t’ i bëjë njëzet vite në pushtet dhe tani është në vitin e nëntëmbëdhjetë.

Në këto rrethana, Erdogani synon që ta përdorë vizitën në Shqipëri për të dhënë kumte të tërthorta por të qartë ndaj kundërshtarëve të tij të cilët nuk i shikon vetëm në Turqi, apo në diasporën turke si Guleni por edhe te shtete si Izraeli, SHBA, Franca, Bashkimi Europian në përgjithësi.

Diktatori turk është e di që është bërë si Mohamar Kadafi dhe Sadam Husein, prandaj ka frikë se do të pësojë fatin e tyre.

Ardhja e njeriut të besuar të Erdogan në Shqipëri disa kohë para vizitës së këtij të fundit tregon frikën e madhe që ka Erdogan se mos kundërshtarët e tij ndër ushtarakët laikë turq dhe gulenistët do ta përdorin vizitën e tij në Shqipëri si një situatë të favorshme për ta eliminuar atë. Shqetësimi që shfaqi i dërguari i Erdoganit në bisedën me Ramën për sigurinë e zbritjes dhe ngritjes së aeroplanit presidencial turk në aeroportin e Tiranës tregon qartë se diktatori turk trembet se mos me të përsëritet një ngjarje si ajo e Smolenskut në vitin 2010 me aeroplanin e Presidentit polak Kaczynski.

Erdogani është një njeri shumë supersticioz dhe ai e di se një prej sulltanëve osmanë të adhuruar prej tij, Murati II vdiq në Shqipëri gjatë rrethimit të dështuar të Krujës në 1450, por vdekja e tij u shpall më vonë në shkurt 1451 për arsye taktike politike, që kishin të bënin me sigurimin e trashëgimisë së pushtetit te njëri prej djemve të tij



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora