E marte, 16.04.2024, 04:37 PM (GMT+1)

Mendime

Kastriot Myftaraj: “Niko” në Shqipëri dhe “Nazmi” në Turqi

E merkure, 07.07.2021, 07:31 PM


Prova se Ministri i Mbrojtjes paraqitet si “Niko” në Shqipëri dhe “Nazmi” në Turqi

Nga Kastriot Myftaraj

E kisha marrë si anekdotë kur e dëgjova se Ministri shqiptar i Mbrojtjes me emër të krishterë apostullor “Niko” në Turqi paraqitet me emër musliman si “Nazmi”, duke thënë se në familjen e tij kanë një traditë të emrit të dyfishtë që nga koha osmane. Por një ngjarje e ditëve të fundit më krijon bindjen se kjo gjë është e vërtetë.

Në praktikën e Ministrisë së Mbrojtjes të Shqipërisë është që të bëjë lajm çdo ngjarje që ka të bëjë me pjesëmarrjen e Shqipërisë në veprimtari ndërkombëtare ushtarake. Ministria e Mbrojtjes  organizuar ceremoni pritjeje dhe përcjelljeje për çdo njësi ushtarake shqiptare që niset në misione paqeruajtëse ose stërvitje ndërkombëtare.

Nuk do të gjeni një rast të vetëm që Shqipëria të ketë marrë pjesë në një stërvitje ushtarake ndërkombëtare, madje me pjesëmarrjen e shtatë vendeve të tjerë dhe Ministria e Mbrojtjes të mos e ketë bërë lajm, më së paku duke ua dhënë si njoftim mediave.

Por Ministria e Mbrojtjes e drejtuar nga Niko Peleshi ia ka fshehur publikut shqiptar pjesëmarrjen e Shqipërisë në një stërvitje ndërkombëtare të forcave speciale ushtarake të Shqipërisë që ka nisur në Turqi në 28 qershor.

Për stërvitjen të quajtur “Anadolu-2021” njofton Agjencia shtetërore turke e lajmeve Anadolu Ajansi, edhe në versionin shqip të saj, duke iu referuar Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë, e cila e ka bërë të ditur ngjarjen edhe në llogarinë e saj zyrtare në twitter. Mediat shqiptare që e kanë dhënë lajmin i referohen pikërisht agjencisë turke të lajmeve.

Arsyeja për të cilën Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë nuk e ka njoftuar këtë veprimtari ka të bëjë me një veçori të saj. Vendet pjesëmarrëse në këtë stërvitje janë të gjithë islamike: Turqia, Azerbajxhani, Katari, Kazakistani, Pakistani, Uzbekistani. Bashkë me to merr pjesë dhe Shqipëria. Dy vende të tjerë marrin pjesë si vëzhgues, Kosova dhe Mongolia. Kosova në këtë rast qartësisht është ftuar si vend islamik. Mongolia me sa duket është ftuar si vendi i prejardhjes së largët të turqve.

Kuptohet që Turqia nuk e ka ftuar Shqipërinë në këtë stërvitje si vend partner të NATO-s por duke e quajtur vend islamik. Vetë ftesa ka qenë një lloj testi, madje provokimi. Pjesëmarrja e vendit tonë në këtë stërvitje përbën një veprim antikushtetues të qeverisë shqiptare. Bashkëpunimin ushtarak me Turqinë duhet ta kemi vetëm në kuadrin e NATO-s jo të veprimtarive ushtarake me karakter të qartë fetar islamik.

Pikërisht kjo ngjarje më krijon bindjen se është e vërtetë ajo që më kanë thënë se Ministri Niko, pasardhës i një familjeje me të shkuar atdhetare shqiptare nga koha osmane, në Turqi paraqitet si arnaut me emrin “Nazmi”. Kjo sjelljen përbën një zhvillim të traditës së jeniçerëve në kushtet e sotme, si vëllazëria e Edi Ramës me Erdoganin.

Në një stërvitje ushtarake ku marrin pjesë gjashtë vende islamike, kuptohet që përvec veprimtarive stërvitore do të ketë edhe kryerje ritualesh fetare islamike në të cilat (dhe në çdo veprimtari tjetër fetare) anëtarët e forcave të armatosura shqiptare e kanë të ndaluar me ligj të marrin pjesë gjatë ushtrimit të detyrës. Ata mund të marrin pjesë në këto veprimtari si individë privatisht.

Turqia e islamizuar politikisht e Erdoganit synon të nxitë ndër të tjera islamizimin e Ushtrisë Shqiptare, zhbërjen e laicizmit (shekullarizmit) si një parim themelor kushtetues i ekzistencës dhe veprimt të forcave të armatosura të Shqipërisë. Një bërthamë e islamizuar politikisht brenda Ushtrisë Shqiptare pastaj, kur të shihen rrethanat si të favorshme  do të mbështesë vendosjen e një regjimi islamik në Shqipëri

Çfarë interesi ka i krishteri Niko që sillet kështu, si jeniçer i Erdoganit, do të pyesni juve. Të tillë Nikon e bën të qënët jeniçer politik i Edi Ramës, të cilit e detyrohet për karrierën e madhe politike që ka bërë. Edi Rama e bën këtë politikë nënshtrimi ndaj Turqisë për interesat e pushtetit të tij, se ashtu i e ka bërë pazarin me Erdoganin. Nikoja e zbaton për përfitime. Këtë shpjegim jep Nazmiu privatisht kur e pyesin për gjëra të tilla të krishterët ortodoksë kur ai shkon në kishë si Niko. Nuk dihet nëse zelli i Nazmi Jeniçerit ka shkuar deri atje sa të jetë bërë synet për kënaqësinë e Erdoganit.

Nuk është rastësi që pjesëmarrja e vendit tonë në këtë stërvitje ushtarake qartësisht islamike i paraprin vizitës së Erdogan në Shqipëri.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora