Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ardian Ndreca: Në kujtim të 5 korrikut 1915

| E marte, 06.07.2021, 07:28 PM |


Në kujtim të 5 korrikut 1915

Nga Ardian Ndreca

Me datë 27 qershor 1915 ushtria malazeze, tashma në Shkodër, nisi nji brigadë ushtarake nën komandën e gjeneralit Mikiq drejt maleve të Shalës për me çarmatosë popullsinë.

Deri në Pult ushtria shkoi pa ndeshë pengesa, por kur mori me kalue Qafën e Boshit nisi lufta e rreptë me shalnjanët të cilët e rrethuene ushtrinë e Krajl Nikollës pa i lanë shteg shpëtimit.

Në fund malazezët u dorëzuen. Shalnjanët s’u banë kurrgja, madje i siguruen se do të ktheheshin shëndosh në shtëpiat e tyne po të betoheshin se s’kishin me u dukë ma andejpari si anmiq.

Ishte data 5 korrik 1915 kur në Lug të Shalës ndodhi nji prej skenave që na kujton fundin e betejës së Bigave Kaudine të Luftës së dytë sanitike, mes romakëve dhe sanitëve, kur romakët e thyem u detyruen me kalue kryeulë nën kular të qeve.

Atë ditë të 5 korrikut 1915 dy shalnjanë kishin kryqzue armët e gjata e nën to u përshkuen gërmuq 1500 ushtarë malazez së bashku me komandantat e tyne.