Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fahri Xharra: Nuk jemi trampolinë e islamit në Europë!

| E hene, 05.07.2021, 06:20 PM |


Mos na e ndërroni drejtimin tonë historik, nuk jemi trampolinë e islamit në Europë!

Shkruan Fahri Xharra

Jeni të mirë se ardhur në Kosovë, sa herë të doni; por mos na e ndërroni drejtimin historik që e kemi ne, si shqiptarë e edhe si Kosovë.

Këtu në tokat tona antike të Dardanisë e filloi historia nismën e saj; nga ky ven dolën shumë prijës që e krijuan historinë; nga Dardania u linden Eneu Dardani, Niketë Dardani, Konstantini i Madh etj, që historisë botërore i dhanë civilizimin. Nëse nuk e dini, një hedhje syri mbi historinë e shkruar nga Zef Mirdita dhe së fundi nga Jusuf Buxhovi do t’iu ndërrojnë mendjen dhe nuk do ta kishit thënë atë që e thatë gjatë vizitës suaj në token e të lashtëve tanë; këtu nuk “lidhet ngushtë kultura dhe gjeografia islame me Kosovën.“

Sipas agjencisë së lajmeve Anadolu keni thënë: ”se Kosova është një vend që ka përthithur kulturën islame në rrënjë dhe se është pika më e rëndësishme e gjeografisë islame në perëndim.“

Mos o zot! Ne jemi vetëm perëndim e nga ne ka lindur Europa !

Ne ishim dhe jemi myslimanë të lehtë si na quan edhe perëndimi, dhe i morëm vetëm disa shprehi muslimane për të cilat me dhunë na i imponoi Perandoria Otomane gjatë sundimit dhe robërimit të saj disa qindra vjeçar; ne shqiptarët e kemi paraqitur veten para Europes me fytyrën tonë të mirë dhe paqësore të gjithë shqiptarët pa dallim feje si muslimanë, katolikë dhe ortodoksë, që jemi.