| E hene, 05.07.2021, 07:20 PM |
Mos na e ndërroni drejtimin tonë historik, nuk jemi trampolinë e islamit në Europë!
Shkruan
Fahri Xharra
Jeni
të mirë se ardhur në Kosovë, sa herë të doni; por mos na e ndërroni drejtimin
historik që e kemi ne, si shqiptarë e edhe si Kosovë.
Këtu
në tokat tona antike të Dardanisë e filloi historia nismën e saj; nga ky ven
dolën shumë prijës që e krijuan historinë; nga Dardania u linden Eneu Dardani,
Niketë Dardani, Konstantini i Madh etj, që historisë botërore i dhanë civilizimin.
Nëse nuk e dini, një hedhje syri mbi historinë e shkruar nga Zef Mirdita dhe së
fundi nga Jusuf Buxhovi do t’iu ndërrojnë mendjen dhe nuk do ta kishit thënë
atë që e thatë gjatë vizitës suaj në token e të lashtëve tanë; këtu nuk “lidhet
ngushtë kultura dhe gjeografia islame me Kosovën.“
Sipas
agjencisë së lajmeve Anadolu keni thënë: ”se Kosova është një vend që ka
përthithur kulturën islame në rrënjë dhe se është pika më e rëndësishme e
gjeografisë islame në perëndim.“
Mos
o zot! Ne jemi vetëm perëndim e nga ne ka lindur Europa !
Ne
ishim dhe jemi myslimanë të lehtë si na quan edhe perëndimi, dhe i morëm vetëm
disa shprehi muslimane për të cilat me dhunë na i imponoi Perandoria Otomane
gjatë sundimit dhe robërimit të saj disa qindra vjeçar; ne shqiptarët e kemi
paraqitur veten para Europes me fytyrën tonë të mirë dhe paqësore të gjithë
shqiptarët pa dallim feje si muslimanë, katolikë dhe ortodoksë, që jemi.