E enjte, 25.04.2024, 12:12 AM (GMT+1)

Kulturë

Botë e cuditëshme

E premte, 06.07.2007, 06:46 PM


Gjëndet libri i lidhur me lëkurë njeriu
Libër 300-vjeçar, i cili duket sikur është lidhur me lëkurë njeriu është zbuluar në veri të Anglisë. Zbulimi makabër u bë në një rrugë qendrore në Leeds, dhe zyrtarët thonë se libri i llogarive mund të jetë braktisur pas një vjedhjeje. Hetuesit po përpiqen të zbulojnë të zotin e saj të parë dhe besojnë se mund të jetë marrë nga një banesë pranë. Pjesa më e madhe e tekstit është frëngjisht, dhe në kohën kur është shkruar nuk ishte e zakonshme që librat të lidheshin me lëkurë njeriu. Kjo praktikë njihet me emrin “anthropodermic bibliopegy” dhe përdorej ndonjëherë në shekullin e 18 dhe 19, kur të dhënat e gjyqeve të vrasësve mblidheshin me lëkurën e tyre. Edhe librat e anatomisë mblidheshin me lëkurën e një kufome. 

Burri kërkon ta ndihmojnë se çfarë shfaqjesh të shohë
Aric McKeoën gjatë javëve të kaluara, iu ka lejuar njerëzve të votojnë në adresën e tij të internetit, për të përcaktuar se cilat programe të shohë nga e hëna në të premte nga ora 7 e pasdites deri në 9. Ai ka marrë gati 100 vota në adresën e tij ëëë.makemeëatchtv.com, dhe ndër më të votuarat ishin kamerat e fshehta, filmat fantashkencorë, telenovelat dhe filmat humoristikë. McKeoën, 26-vjeçar, së bashku me gruan e tij e kanë shumë të vështirë ta ndjekin filmit “Qielli i shtatë”. Para këtij sondazhi, ata shihnin rregullisht “Të humburit”, “Idhulli amerikan” dhe “Të mbijetuarit”. Kështu shpresoj të shoh një pjesë të vogël të shoqërisë, thotë ai. Dua të kuptoj pse disa shfaqje janë të suksesshme dhe pse disa dështojnë. Duke qenë i detyruar t’i shoh, do të kuptoj të dyja anët e historisë.

Robinson Crusoe jeton 3 muaj në shkretëtirë
Është ushqyer për tre muaj me merimanga, hardhuca dhe shushunja. Ka arritur të bëjë gjithçka vetëm për të mbijetuar në shkretëtirë. Ricky Megee, 35-vjeçar nga Australia, është gjendur pranë një dige ku pinin kafshët në veri të vendit nga rritës kafshësh. Ai kishte humbur tre muaj më parë për shkak të një defekti në makinë. Shpëtimtarët e tij janë trembur shumë dhe s’i kanë besuar syve. Ai i ngjante me një fantazme. Gjatë ditëve të mbijetesës ai ka jetuar me minimumin e ushqimeve. Kam ngrënë shushunja që zija tek diga. Të vetmet gjëra që gatuaja ishin merimangat. I vija mbi një degë derisa bëheshin të forta. Një dietë e këshillueshme për këto që vuan nga mbipesha sepse kështu ai humbi 60 kilogramë. 

Amatorët e kinemasë do t’i nuhasin ngjarjet e filmit
Audienca e një teatri në Japoni do ta nuhasë filmin me të vërtetë. Në fund të muajit do të shfaqet një aventurë e re Hollivudi. Një shërbimi i ri nga një kompani telekomunikacioni, do të sinkronizojë shtatë nuhatje të ndryshme për filmin “The Neë Ëorld”. Një aromë lulesh do të shoqërojë një skenë dashurie, ndërsa një pleksje mesteje dhe rozmarine në skenat për të qarë. Gëzimi do të komunikohet nëpërmjet një përzierje portokalli dhe rrushi, ndërsa zemërimi do të nxitet nga erëza me eukalipt dhe çajit. Aroma do të përhapet nga aparate speciale nën ndenjëset e rreshtave të fundit në dy teatro të mëdhenj. Kjo kompani filloi një shërbim të ngjashëm për shtëpitë në Japoni vitin e kaluar. Të zotët e tyre mund të shkarkojnë nga interneti programe të ndryshme për të nxjerrë aroma, madje edhe për të lexuar horoskopin. 

Dymbëdhjetëvjeçares i rinis zemra pas 10 viteve
Një dymbëdhjetëvjeçare nga Uellsi jugor besohet të jetë pacientja e parë me transplant në zemër, të cilës i hiqet organi i dhuruar dhe i vihet në funksionim zemra e saj. Hannah Clark, e cila ka vuajtur nga kanceri, u operua sepse trupi nuk e pranonte zemrën e dhuruar. Procedura është e rëndësishme sepse tregon se doktorët mund ta lënë zemrën në qetësi, dhe ta riaktivizojnë më vonë. Më parë, pacientët ose vdisnin ose kryenin transplante para se zemra të kishte mundësi ta merrte veten. Specialisti i zemrës, sir Magdi Yacoub, doli nga pensioni me kërkesë të prindërve të vajzës, për të lidhur zemrën e fjetur pas 10 viteve. Në moshën dyvjeçare ai kishte kardiomyopati, dhe zemra kishte dyfishin e masës. Zëvendësimi funksionoi deri në nëntor, kur doktori zbuloi se trupi po e refuzonte atë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora