Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xhevahir Cirongu: Pelikani

| E hene, 05.07.2021, 05:32 PM |


Xhevahir Cirongu

Pelikani

Një fije tërshëre aty kish’ mbirë,

në lavjerrsin me fara të thata lëshuar,

padyshim dhe fjala me bukë atje ishte shkruar.

Në atë livadh kish’ çelur edhe tërfili,

nën hijen e degëve të ullirit,

flisnin nën zë të gjitha kujtimet.

Më tutje një plak flokëthinjur,

te ajo barakë e vjetër këndonte,

puiza e erës e gjethet ison ia mbante.

Dielli qershorit në qiell puthte një re,

më vështronte edhe mua tek qëndroja,

sigurisht, ulur këmbëkryq te ai ulli,

plisat e dheut i përkëdhela si fëmi.

Pas pak afrohet edhe një gjinkallë,

në trungun e një arre me këngën e saj,

merrja këngës bashkë me mua më thotë;

se pas vapës do kemi shi prapë !

Në shaminë e grisur të asaj reje,

dielli filloi të na buzëqeshte sërish,

Pelikani fluturoj drejt qiellit,

vargun e poetit ta çonte te ajo re.

Dt. 20 qershor 2021