E marte, 21.09.2021, 12:27 PM (GMT+1)

Kryeshkrim » Zejneli

Xhelal Zejneli: Çështja shqiptare në Maqedoni - Statusi politik

E hene, 05.07.2021, 07:22 PM


ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONI – STATUSI POLITIK

Nga Xhelal Zejneli

Çështja shqiptare në Maqedoni duhet të shtrohet në rrugën politike demokratike dhe paqësore. Ajo mund të zgjidhet me realizimin e kërkesave të poshtëshënuara:

1. Të krijohen në Maqedoni dy entitete: entiteti shqiptar dhe entiteti sllavo-maqedonas. Kufijtë e entitetit shqiptar do të shtriheshin deri aty ku flitet gjuha shqipe, e ajo flitet në pjesën veriperëndimore të Maqedonisë: në Kumanovë, në Shkup, në Tetovë, në Gostivar, në Dibër, në Kërçovë, në Strugë. Shqiptarët jetojnë në trojet e tyre etnike edhe në Ohër, në Prespë, në Resnjë, në Manastir, në disa fshatra të Velesit dhe të Prilepit; ose

2. Të krijohet në Maqedoni njësia politiko-territoriale shqiptare në të cilën do të përfshiheshin qytetet e sipërthëna, prej Kumanove deri në Strugë;

3. Federalizmi i Maqedonisë;

4. Të krijohet një Maqedoni dykëmbëshe, përkatësisht binacionale;

5. Shqiptarët të jenë popull vendimmarrës;

6. Zyrtarizimi i gjuhës shqipe në mbarë territorin e Maqedonisë;

7. Nxënësit maqedonas ta mësojnë shqipen si lëndë detyruese, që nga klasa e tretë e arsimit fillor, njashtu siç e mësojnë edhe nxënësit shqiptarë maqedonishten;

8. Themelimi i një parlamenti dydhomësh: dhoma e qytetarëve si dhe dhoma e dy bashkësive etnike, në të cilën ligjet dhe aktet e tjera normative do të miratoheshin njëzëri apo me konsensus. Me fjalë të tjera, bashkësitë etnike do të kishin të drejtën e përdorimit të vetos;

9. Të bëhet denacifikimi i Maqedonisë, ngase është shteti më i  nacifikuar në Evropë;

10. Ndryshimi i flamurit të shtetit, për arsye se me të identifikohet bashkësia etnike sllavo-maqedonase;

11. Ndryshimi i himnit të shtetit, për arsye se me të identifikohet bashkësia etnike sllavo-maqedonase;

12. Ndryshimi i stemës së shtetit, për arsye se ajo nuk përmban asnjë karakteristikë të bashkësisë etnike shqiptare;

13. Lufta e 2001-shit të zërë vendin e merituar në historinë e Republikës së Maqedonisë dhe të përfshihet në tekstet shkollore dhe universitare të këtij vendi;

14. Të zgjidhet statusi i dëshmorëve të luftës së 2001-shit;

15. Të zgjidhet statusi i invalidëve të luftës së 2001-shit;

16. Të zgjidhet çështja e ndërrimit të emrit në mënyrë që Maqedonisë t’i hapet shtegu i integrimit euro-atlantik;

17. Sllavo-maqedonasit janë popull me identitet të diskutueshëm;

18. Sllavo-maqedonasit nuk mund të jenë mbartës të vetëm të shtetësisë;

19. Sllavo-maqedonasit nuk mund të jenë trashëgues të vetëm të shtetësisë;

20. Të bëhet regjistrimi i popullsisë sipas standardeve evropiane;

21. Buxheti i shtetit të ndahet në mënyrë proporcionale si dhe në bazë të  kontributit ekonomiko-financiar të shqiptarëve në krijimin e tij, duke përfshirë edhe mjetet financiare të diasporës shqiptare që derdhen çdo vit në Maqedoni;

22. Investimet e huaja të realizohen në pjesën veriperëndimore të Maqedonisë, në përputhje me potencialin demografik të shqiptarëve si dhe me kontributin e tyre ekonomiko-financiar;

23. Të intensifikohen marrëdhëniet e gjithanshme midis Maqedonisë dhe Shqipërisë si dhe Maqedonisë dhe Kosovës;

24. Studentët e dalluar shqiptarë në ngarkim të buxhetit të shtetit, të dërgohen për ngritje profesionale dhe për specializime në botën e jashtme;

25. Pjesa shqiptare e mjeteve, e harxhuar për projektin “Shkupi 2014”, t’u kthehet shqiptarëve;

26. Të themelohet Gjykata Speciale e cila do të merrej me procedimin e rasteve që burojnë nga përgjimet;

27. Të zgjidhet statusi i ish të burgosurve dhe i të përndjekurve politikë shqiptarë në Maqedoni që kanë vuajtur dënime nëpër burgjet jugosllave, që nga viti 1944 e këndej;

28. Të lirohen nga burgjet e Maqedonisë të gjithë të burgosurit politikë shqiptarë;

29. Një pjesë e të dënuarve shqiptarë t’i nënshtrohen rigjykimit, në mënyrë që e vërteta të dalë në shesh;

30. Të ndërtohen në pjesën veriperëndimore të Maqedonisë zona të lira ekonomike;

31. Të ndërtohen vija hekurudhore moderne me të cilat Maqedonia do të lidhej me Shqipërinë dhe me Kosovën;

32. Të bëhen investime infrastrukturore kapitale në pjesën veriperëndimore të Maqedonisë, duke ndërtuar autostrada moderne në vijat:

- Gostivar - Qafa e Thanës;

- Tetovë - Glloboçicë;

- Tetovë - Prizren, duke çelur tunel nëpër malin Sharr;

- Shkup - Prishtinë;

- Të ndërtohen rrugë automobilistike në fshatrat e rrethit të Kumanovës që lidhen me Kosovën lindore (Preshevë, Bujanoc, Medvegjë);

*   *   *

Refuzimi i kërkesave, nga pala sllavo-maqedonase, për një status shtetformues të shqiptarëve, mund t’i shtyjë ata:

- të veprojnë politikisht - jashtë institucioneve të shtetit;

- të zbatojnë politikën e mosbindjes civile pasive;

- të ndjekin politikën e mosbindjes civile vepruese;

- të krijojnë sistem paralel;

- të realizojnë të drejtën për vetëvendosje.

Zgjidhja e çështjes shqiptare në Maqedoni është në interes të paqes dhe të stabilitetit të shtetit.

Zgjidhja e çështjes shqiptare në Maqedoni është në interes të stabilitetit të rajonit.

Pa u zgjidhur çështja shqiptare, Maqedonia kurrë s’ka për të qenë shtet i qëndrueshëm dhe demokratik.

Pjesa veriperëndimore e Maqedonisë paraqet vazhdimësi të pashkëputur etnike, gjuhësore, historike, kulturore dhe etnografike të trojeve kombëtare shqiptare në gadishull.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora