E premte, 19.04.2024, 08:17 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Berluskoni: "Shqiperia, partner i privilegjuar i Italise"

E marte, 02.12.2008, 12:58 PM


"Shqiperia, partner i privilegjuar i Italise"

Bisedoi: Tome Thercaj

Interviste e posacme e kryeministrit italian Silvio Berluskoni, dhene per gazeten "Koha Jone"

Kryeministri i Italiase, z.Silvio Berluskoni, ne vigjilje te vizites se tij zyrtare ne Shqiperi, ka pranuar te jape nje interviste te posacme per gazeten "Koha Jone". Z.Berluskoni, flet mbi marredheniet mes dy vendeve qe i cileson shume te mira, ndalet ne zhvillimet politike ne Shqiperi, duke vleresuar qeverine aktuale dhe opoziten, si dhe i ve theksin thellimit te bashkepunimit dypalesh.

Z.Berluskoni flet edhe per emigrantet shqiptare qe jetojne ne Itali dhe shpjegon pse ata kane nje rol te rendesishem ne jeten e ketij vendit. Po ashtu, kryeministri italian, ne intervisten per gazeten "Koha Jone", flet edhe per shtetin me te ri, duke qartesuar se mbeshtetja per Kosoven ka qene dhe do te vijoje te jete e dukshme.

Z. Kryeminister, vizita e juaj ne Tirane eshte paraprire nga vizita e Kryetarit te Dhomes se Deputeteve, Gianfranco Fini, dhe nga ajo e Ministrit te Puneve te Jashtme, Franco Frattini. Ështe ky nje tregues i lulezimit te marredhenieve mes Italise dhe Shqiperise?

Marredheniet midis dy vendeve tona jane te shkelqyera dhe zhvillohen ne te gjitha fushat. Nuk jane zbehur asnjehere, por pikerisht tani po perjetojne nje moment te rendesishem lulezimi. Dhe deshmi e kesaj, eshte frekuenca dhe cilesia e vizitave te ndersjella. Miqesia jone lind nga afersia gjeografike, i ka rrenjet ne histori, dhe deshmohet edhe nga prania e shume firmave italiane ne Vendin tuaj. Edhe ne rrafshin e marredhenieve nderkombetare, verej nje sintoni speciale ndermjet dy Qeverive dhe dua te theksoj edhe njehere mbeshtetjen e Italise ndaj integrimit gradual te Shqiperise ne Evrope.

Presidenti Berlusconi gezon nje "status te vecante" ne Shqiperi, si nje mik i madh i Shqiperise dhe i shqiptareve. Si ndiheni perballe ketij fakti?

Ndihem i lumtur. Te gjitha heret qe kam qene ne Shqiperi jam ndjere rehat, fale pritjes se ngrohte qe me kane rezervuar ne rastet zyrtare dhe mes njerezish.

Perceptimi mbi Shqiperine eshte perhere e me pozitiv. Cili eshte vleresimi juaj per progresin e arritur, vecanerisht ne thellimin e reformave te brendshme?

Shqiperia eshte nje partner i privilegjuar i Italise. Progreset e bera ne rrafshin e reformave jane njohur nga institutet kryesore nderkombetare, qe nga Transparency International te Banka Boterore e deri te Progres-Raporti 2008 i Bashkimit Evropian. Ka ardhur momenti per qeverine dhe per klasen politike te Tiranes te pershpejtojne dhe te konkretizojne procesin e nisur te reformave. Edhe grupet industriale italiane, te medhenj e te vegjel, kane nevoje te besojne ne sistemin-Shqiperi.

Italia ka kontribuar gjithmone per zhvillimin social-ekonomik te Shqiperise. Cilat jane projektet qe do te marrin jete ne fushen e energjise apo ne sektore te tjere te ekonomise?

Italia eshte partneri i pare tregtar i Shqiperise, investitori i pare per nga numri i ndermarrjeve me kapital italian apo te perzier, donatori i pare dypalesh dhe i treti ne menyre absolute pas Bashkimit Evropian dhe Bankes Boterore. Jane te shumte projektet e rendesishme ne faze realizimi apo priten te fillojne se shpejti, sidomos ne sektorin strategjik te energjise. Me rastin e vizites sime, eshte parashikuar firmosja e kater marreveshjeve ekonomike ndermjet Qeverise shqiptare dhe disa grupeve italiane, nder te cilat parashikohet realizimi i nje rigazifikatori ne zonen e Fierit dhe i tubacionit nenujor me Italine me nje vlere prej nje miliard euro, pastaj nje park eolik ne jug te Vlores dhe e nje kabulli nenujor nderlidhjeje me Italine per nje miliard euro te tjera, si dhe te tjera nisma ne fushen e transportit dhe te ndertimit. E gjitha kjo do te prodhoje pasuri dhe pune ne Shqiperi dhe ne Itali.

Mendoni se kriza ekonomiko-financiare mund te ndikoje ne flukset e investimeve italiane drejt Shqiperise?

Kriza financiare nuk mund te kete efekte te medha mbi investimet infrastrukturore afatgjate. Sistemi ekonomik italian eshte, vec te tjerash, me pak i prekshem ne krahasim me te tjeret pasi dallohet per mekanizmat e garancise, te qendrueshmerise dhe kujdesit qe paraqet sistemi yne bankar dhe i sigurimeve.

Ne Itali eshte i pranishem nje komunitet shqiptar i qendrueshem. Cfare ndikimi mendoni se mund te kete ky realitet pozitiv ne marredheniet midis dy vendeve tona?

Komuniteti shqiptar ne Itali eshte nder me te integruarit. E deshmojne kete, 85 mije nxenesit shqiptare ne shkollat tona, qe perfaqesojne pothuajse 15 per qind te totalit, dhe 18 mije studentet universitare qe studiojne tek ne, si dhe 15 mije ndermarrjet e vogla dhe te mesme te krijuara nga shtetasit shqiptare. Komuniteti shqiptar eshte nje burim i cmuar per vendin tim, dhe per Shqiperine me te cilen mban marredhenie te qendrueshme.

Ngjashmeria kulturore e hershme dhe njohja shume e perhapur e gjuhes italiane ne Shqiperi kontribuojne ne forcimin e lidhjeve midis dy vendeve tona. Si mendoni se mund ta zhvillojme me se miri kete trashegimi te larmishme marredheniesh?

Keni te drejte, eshte nje trashegimi e vertete qe na perket te gjitheve. Ështe pikerisht dhe per kete arsye qe vizitat ne Shqiperi jane kaq speciale: italishtja perdoret gjeresisht si gjuhe pune. Rrjetet televizive italiane kane kontribuar ne perhapjen e gjuhes sone, dhe ne te kaluaren kane qene si te thuash paksa nje "dritare mbi boten" per shqiptaret. Bashkendarja e gjuhes eshte nje faktor i sigurt bashkepunimi, qe ka ndikime konkrete nese eshte e vertete se 75 per qind e eksporteve shqiptare shkon drejt Italise dhe qe Italia perfaqeson 35 per qind te te gjithe tregtise shqiptare. Ne gjashte muajt e pare te ketij viti eksportet nga Shqiperia drejt Italise jane rritur me 5.5 per qind, dhe ato italiane drejt Shqiperise me 12.7 per qind. Shifra keto qe tregojne, edhe nje here, nivelin e bashkepunimit tone.

Shqiperia ka marre ftesen per ne NATO si dhe ka nenshkruar Marreveshjen e stabilizim - asociimit me BE. A jane keto hapa fryt i qeverise Berisha dhe i reformave te ndermarra?

Jane para se gjithash rezultate qe deshmojne besueshmerine dhe pjekurine politike ne rritje te vendit dhe te klases se tij drejtuese, te qeverise por edhe te opozites. Italia ka dhene kontributin e vet ne kete. E kemi bere me bindje dhe do te vazhdojme ta bejme. Qeveria, e udhehequr me mencuri nga Berisha, ka ditur ta mbaje te pandryshuar kursin e drejtimit, duke permbushur dhe disa hapa te rendesishem. Vleresimet e fundit pozitive te Bashkimi Evropian, duhet te jene nje shtyse e metejshme per te vazhduar procesin e reformave.

Gjate vizites ne Tirane Ministri i Jashtem, Frattini, eshte shprehur optimist per liberalizimin e vizave me Shqiperine brenda muajit qershor 2009. A po ecet ne drejtimin e duhur?

Po, drejtimi eshte ai i duhuri, por dialogu me Shqiperine mbi keto tema ka kaluar ne qershorin e shkuar ne nivel Komisioni Evropian. Drejtimet kryesore jane kater: siguria e dokumenteve, kontrolli i imigracionit klandestin, rendi publik dhe respektimi i te drejtave themelore. Informatizimi i plote i regjistrit civil dhe nxjerrja e kartave te reja te identitetit dhe e pasaportave biometrike, u pergjigjen ketyre kerkesave.

A do te jene zgjedhjet e ardhshme percaktuese, ose si te thuash prova per Shqiperine per te merituar statusin e vendit kandidat per ne BE?

Zhvillimi i zgjedhjeve politike korrekte dhe transparente do te vleresohet pozitivisht nga Komuniteti nderkombetar dhe ne vecanti nga BE.

Italia ka njohur pavaresine e Kosoves. Si vend kryesor i Bashkimi Evropian, cili do te jete roli i saj ne mbeshtetjen dhe ne konsolidimin e ketij shteti te ri me ndikim te madh ne stabilitetin rajonal?

Italia e ka mbeshtetur hapur Planin Ahtisaari, duke perkrahur menjehere pavaresine e Kosoves dhe duke vendosur marredhenie diplomatike dypaleshe duke filluar nga 21 shkurti i kaluar. Edhe ne rrafshin shumepalesh dhe dypalesh, per sa i perket bashkepunimit, angazhimi yne eshte i pamohueshem. Kjo i detyrohet edhe linjes se pergjegjshme qe ka mbajtur Shqiperia gjate krizes, duke u afirmuar si faktor ekuilibri ne te gjithe rajonin.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora