E premte, 19.04.2024, 07:28 PM (GMT+1)

Kulturë

Meti Rexhepi: Mosha e kallinjve

E diele, 04.07.2021, 11:47 AM


MOSHA E KALLINJVE

(70 vjetori i ditëlindjes)

Nga Meti Rexhepi

vizatimet e ditës ishin të rëndomta

por vijnë çastet e thellimit në portretin e vetvetes

vijat dhe ngjyrat marrin trajtën e kallinjve kokrra pjekur

edhe këtë herë kashtë kalliri në këmbë mbetur

ndonjë kokërr e pa shkundur  s`ka si piqet shterë e mekur

shtatëdhjetë stinët  hëngrën mbi tryezën e shtruar të blertës

pjekur e papjekur me shije e pashije

lukthi bluante çfarëdo i gatuanin dhëmbët

lukthit të shqisave dendur  bluhej athtësi e fjalëve

ndonjë ëmbëlsi nuk e zbuste pelinin

*

jam i korrikut

kurdo që i piqem të  korrave

le të korrëm sikurse një sinonim i kallirit

përderisa më ndjek hija e diellit

jam udhëve të kërkimit të diçkaje

që ma lejon i vetmi mik jetik

të cilit i vete dhe më vjen pas

mi shkrinë  eshtrat që mi ngrinin hijet e hafijeve

*

korriku është dorëzani i kërthizës sime

me të gjitha lakesat e ngarkesave të mia

më vizatoi dhe vijat e hullive

nuk i mbushi me të gjitha ngjyrat e përziera

le të mos jem i ngazëllyer

tashmë për mua  e ka veçse këtë ligj këtë ngjyrë

për çdo ditë më del në pritë:

që nga kërthiza të pikturoja

në galeritë tua pamjet t`i ekspozoja

çfarë më kërkon fare mos e prit

për ty  e kam vetëm të grunjtën

dhe pigmente kafeje

në oazën e dikurshme gjithçka të mbeti

kthehu nëse mund ta kalosh moshën e një deti

*

ja si më poqi korriku shpejt

sa shpejt më poqi për shtatëdhjetë vjet

Gjilan, më 4 korrik 2021, ora 12, 10



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora