E enjte, 25.04.2024, 12:37 AM (GMT+1)

Kulturë

Shkrimtari i mirënjohur rrëfehet për Blendi Fevziun në emisionin "Opinion" të Tv Klan

E marte, 02.12.2008, 01:44 PM


Kadare
Nga Cerciz Loloci

 

E përcolla me kurreshtje aktivitetin e Kadaresë dhe shqetësimet e tij. E admirova për faktin se dukej sikur nga Parisi kishte ardhur për ta mbrojtur Skënderbeun në Shqipëri. Më pëlqeu që ishte këmbëngulës dhe shprehte një guxim qytetarie. Kjo më shumë se kurrë dukej t'i kishte hije. Shkrimtari ynë i madh që jeton në hapësirat mes litarit dhe altarit, kësaj radhe i bëri një shërbim të jashtëzakonshëm vendit të tij. Thjesht u ndjeva krenar me faktin se edhe unë mund të jem pjesë e tij.
Ndaj përgëzime për shkrimtarin tonë, por edhe për ty Loloc që je kaq i kujdesshëm.

(Bardh Frangu)

 

Shkrimtari më i njohur shqiptar dhe nje prej personaliteteve me te rendesishme shqiptare sot ne bote, vjen ne nje interviste te posacme per "Opinion" te gazetarit Blendi Fevziu ne Tv Klan, e cila fokusohet ne dy evenimente. Ne dy evenimente por te cilat kane lidhje nje te perbashket, sepse lidhen me nje gje te perbashket qe eshte letersia. Pak dite me pare shtepia botuese "Onufri" ka publikuar romanin me te ri te Ismail Kadare, te titulluar "Darka e gabuar". Ështe ky roman nje prej veprave me interesante te autorit, te pakten personalisht po e them kete, si edhe ka vazhduar seria e veprave te botuara po nga kjo shtepi botuese, botimi me luksoz qe Shqiperia ka arritur te nxjerre deri me sot dhe nje permbledhje e cila do te shkoje sipas parashikimit ne 20 vepra.

Po e nis me romanin "Darka e gabuar". Ai nis me një histori, me Gjirokastren në vitin 1943 ku trupat gjermane po hynin, ato italiane ishin larguar, komunistët endeshin neper qytet. Pararoja e pare gjermane, e bejme pak a shume te ditur per lexuesit, u godit, me sa duket nga partizanet. Gjermanet hyne ne qytet, moren te pakten 80 veta peng nga qyteti dhe do t'i pushkatonin ne rast se nuk dorezoheshin ata qe kishin qelluar. Atehere nje doktor, te cilin e identifikoni me emrin Gurameto ne romanin tuaj, fton per darke kolonelin gjerman, me te cilin sipas romanit, kishin qene shoke shkolle. E bind ne ate darke te gjate qe ai t'i liroje pengjet dhe te mos i ekzekutoje. Ketu fillon ne fakt dhe fatkeqesia e jetes se tij, e cila pak vjet me vone, shnderrohet ne tragjike per te. Ështe nje histori e vertete?

Historia eshte pjesa e pare e saj, pothuajse e vertete. Por kjo per letersine nuk ka ndonje rendesi te madhe. Kjo eshte nje histori nga ato qe lidhen me darkat, qe kane brenda nje mister. Ështe nje tradite e njerezimit, duke filluar qe nga Bibla ku pershkruan darken e fundit te Krishtit, e cila ka dicka te pashpjegueshme, thuhet se eshte e shpjegueshme. Zakonisht ne darka kane ndodhur ngjarje te medha te njerezimit. Prandaj vetvetiu nje darke, eshte nje miniere floriri per letersine ne qofte se ka brenda sigurisht, aq lende artistike sa te lejoje autorin te krijoje dicka qe i bindet ligjeve te letersise ne radhe te pare dhe pastaj ligjeve te jetes ne radhe te dyte.

Dhe ne vepren tuaj ajo darka, darka misterioze dhe jo e zakonshme, ajo darka qe del nga perditshmeria, qe del nga "banaliteti", por qe shnderrohet ne mister, qe fillon te komentohet, qe duket sikur ka dicka te vecante ka qene e pranishme ne vepren tuaj, nuk eshte darka e pare te ciles ju i kushtoni nje roman...

Po eshte e vertete. Por jo tek une, ne pergjithesi te shkrimtaret darka ze nje vend te vecante dhe shume te ndjeshem.

Si shpjegohet, a ka nje shpjegim?

Po sepse darka eshte afer nates. Nata eshte pjesa gjithmone interesante per letersine, nata eshte prane gjumit, gjumi eshte prane vdekjes. Shikoni pra se si lidhen me njera-tjetren. Ka nje lloj shkallezimi qe lidhet me universin letrar.

Dua t'ju pyes: Prej sa kohesh e ruani kete brenda vetes, e keni menduar ta shkruani me pare?

Ky ka qene ne shenimet e mia, une kam mjaft shenime, nje lloj depozite sic mbajne njerezit disa gjera te cmuara, disa unaza, pra kam disa shenime qe si cdo shkrimtar nje pjese i nxjerr dhe nje pjese nuk arrin t'i shkruaje. Te gjithe shkrimtaret kane. Fjala shenime eshte shume e varfer, ka disa embrione, disa tharma nga te cilat mund te lindin vepra ose do te mbeten te pakryera dhe nuk mund te dalin dot kurre.

Ju keni qene 7 vjec kur kjo histori ka ndodhur. Do te doja te dija se si ka qene perceptimi juaj. Si e kujtoni?


Me sa kujtohet, Gjirokastra ka perjetuar nje ankth. Ne fillim u tha qe do te hidhej ne ere sepse u be nje goditje dhe gjermanet e kishin zakon qe po t'i godisje do te merrnin hak si te thuash.

Ishte nje ligj lufte i shpallur i gjermaneve...

Absolut. Kjo mbante gjalle me sa duket moralin e gjermaneve qe te ndiheshin te pathyeshem, qe ne nuk na godasin ose po te na godasin do te paguheshin shume shtrenjte. U goditen nga njerez qe ende nuk u mesuan kurre dhe u hap fjala qe do te hidhej qyteti ne ere. Qyteti filloi te bombardohej nga tanket dhe pas nje ore a dy erdhen trupat. Ne fillim u godit pararoja. Pararoja u thye, kane qene te plagosur dhe te vdekur, ose kane bere sikur kane vdekur. Nga shtepia ime dukej gjithcka, gjysma e qytetit dhe une i kam pare me sy te gjithe nga dritarja, si erdhen tanket. Ata u vendosen perballe qytetit dhe filluan te kryejne ate qe u hap fjala dhe filluan te gjuajne ne periferi te qytetit per te zbritur drejt qendres, per ta rrenuar qytetin. Pastaj dikush u tha se e dorezoi qytetin. Nuk eshte marre vesh kurre se kush e ngriti nje cope te bardhe, nje carcaf te bardhe. U tha eshte e vertete. Nuk dihet. Njeriu qe e ngriti nuk dihet sepse njeriu qe e ngriti nuk mund ta thoshte pasi do te quhej nje njeri qe e dha qytetin me koke te vet. Por ka edhe nje mundesi tjeter qe vete gjermanet te thoshin se qyteti u vetedorezua dhe une e kam trajtuar ne nje mister artificial, pasi u be nje gje krejtesisht e pashpjegueshme. Qyteti u dorezua ose kjo shenje sherbeu per dorezimin e qytetit dhe kjo sherbeu qe gjermanet ta shnderronin ne nje ndeshkim me te lehte. Kapen ne 10 porta nga nje peng edhe kane zene peng 80 qytetare te cilet do te pushkatoheshin nese nuk do te dorezoheshin sipas tyre terroristet, ata qe qelluan.

Dhe 80 qytetaret qendronin te grumbulluar ne qender te qytetit...

Po, qendronin gati per t'u pushkatuar. Atehere ndodhi kjo darke e cuditshme, u degjua edhe muzike, ne shtepine e personazhit kryesor qe une e kam pershkruar, pasi une e kam shume afer. U hap fjala pastaj qe shtepine e doktorit, qe une e quaj Gurameto, e quaj keshtu sepse eshte nje personazh i krijuar artistikisht, ka pasur edhe reagime nga familja. Thane qe per darke te doktori eshte komandanti gjerman pasi kishin qene shoke shkolle, krejt si ne ato baladat e vjetra kur vellai njeh vellane prej kohesh. Keshtu ndodhi kjo ngjarje e cila nuk u shpjegua per vite me radhe ne menyre te ndryshme dhe nuk dihet se si qelloi qe pengjet u liruan gjate darkes.

Pengjet u liruan pa mbaruar darka?

Pengjet u liruar pa mbaruar nata.

A flitej ne femijerine tuaj per kete darke?

Flitej po. Te gjithe prisnin qe doktori te denohej pasi kur erdhen ne qytet partizanet, duhet te kete pasur telashe here pas here. Ishte nje kirurg jashtezakonisht i degjuar, kishte mbaruar ne Gjermani, ishte teper i njohur dhe e mbaj mend personalisht. Madje me kujtohet qe mbante nje kapele bavareze, e kishte kete te drejte, nuk e hiqte, ishte tipike gjermane. Vajzen e tij e kam pasur ne klase, kishte nje autoritet te padiskutuar ne qytet. Vecanerisht i sublimuar. Cuditerisht qe ishte edhe nje Gurameto i vogel, nje doktor tjeter, qe quhej i vogli. Quheshin i madhi dhe i vogli.

Qe eshte tipike per jeten e Gjirokastres dhe te provinces...


Po, pikerisht. Kjo eshte baza. Kjo nuk mund te ndodhte fare, mund te ishte edhe krijuar, por me sa duket dicka keshtu ka qene.

Ka dicka nga Doruntina, nga miti i saj ne kete roman?

Nga baladat e shume popujve ajo eshte nje legjende shume e njohur, lidhur me nje te vdekur qe vjen ne darke. Fakti qe nje njeri vjen ne darke dhe mbeti e pashpjeguar ardhja e tij, une atehere ketu perfitova, fuqia e artit dhe ketu ligjet e tij e marrin ne dore subjektin.

Nuk ishte nje person real, ishte hija, pavaresisht se e kujt i ishte...

Ishte apo s'ishte vertete shoku i tij, ishte apo s'ishte gjalle shoku i tij ne ate kohe, hetimi eshte shume interesant, hetimi gati-gati konkurron me nje legjende boterore. Qe eshte e njohur sidomos ne boten gjermanike, por edhe ne substratin e vjeter evropian, kudo.

Si ka qene Gjirokastra ne lufte? Gjirokastra ne kujtimet e nje femije 4, 5, 6, 7, 8 vjec deri ku ka mbaruar lufta.


Ka qene me te vertete teatri i luftimeve. Vete vendosja e shtepive, si nje llozhe dhe prej Gjirokastres mund te shikoje nje pjese te luftes dhe ka nje sekret lufta, kur e sheh me sy eshte me pak e tmerrshme se kur e perjeton ne bodrum. Une e kam perjetuar ne Vietnam kur kam qene, ne kulmin e bombardimeve, ishte me mire te ishe perjashta, qe t'i shikoje me sy dhe dukeshin te vegjel dhe gati-gati e kontrolloje me sy rrezikun, me mire se sa te ishe ne bodrum.

Kete pershtypje kam pasur edhe une nga udhetimet ne Irak, Afganistan, Kosove, Maqedoni, kur ka qene lufte, gjithmone lufta eshte me pak e rrezikshme kur je prane saj se sa kur e sheh nga televizori.

Po, por edhe nga shtepia kur e shikoja, shikoja ushtrite qe leviznin, ushtrite greke drejt veriut, levizte revanshi italian kunder grekeve, bombardonin anglezet aviacionin italian dhe une e kam pershkruar kete, i dija te gjithe avionet...

Madje ju keni shkuar nje varg momental ne te cilen thoni se brezi juaj i njeh avionet nga zhurma por jo emrat e zogjve...

Ështe e vertete.

Nje pyetje tjeter qe lidhet me jeten e Gjirokastres ne ate kohe. Ju lidhni Gjirokastren relativisht te re te asaj kohe, me Gjirokastren otomane, me perfaqesues te vjeter, zyrtare, qe ishin kthyer atje dhe qendronin per nje fare kohe.

Pikerisht ata i jepnin qytetit per femijet, per artistet e ardhshme, per ta para boten te pasqyruar me te pasur nga ajo qe ishte. Sepse ishin banore te jashtezakonshem, flisnin nje shqipe te jashtezakonshme, kishin nje veshje te jashtezakonshme...

Cdo te thote kishin nje veshje te jashtezakonshme?

Mbanin ato zhgunet e vjetra, dekoratat i vinin here-here, kishin zakone zoterinjsh. Gjirokastra ishte jo otomane, por bizantino-otomane, ishin te perzier te dy botet. Dihej ndikimi i forte i Bizantit qe gjithashtu ka ndikuar ne perandorine otomane, por sidomos ishte zona tipike bizantine afer Greqise. Ne keto shtepi kishte nje perzierje te cuditshme, nje zotnilleku otoman, perzier me nje fare me te vjeter, me universale, kishte njerez te cuditshem, maniak te cuditshem. Kishte njerez qe kishin alfabete sekrete.

Ju e keni pershkruar kete. Ishte reale kjo?

Reale, krejtesisht. Kishte shtepi qe komunikonin me njera-tjetren me kalime te nendheshme qe nuk diheshin pse ishin bere. Qe ishin rrjedhoje me njera-tjetren apo nje grindje qe ishte kthyer ne te kunderten. Une tani qe kam shkuar ne shtepine time, arkitekti me tregoi qe kishte zbuluar kalimin e nendheshem te shtepise sone. Une s'e kam ditur. Une dija qe ne shtepi kishim nje burg familjar.

Kush e perdorte?

Nuk dihej pse perdorej kjo. Si duket ishte ajo marredhenia e nderlikuar e klanit familjar me shtetin. Shtepia ishte nje lloj minishteti te vogel. Ajo kishte nje burg te vetin ne ate kohe.

Nuk perdorej ne ate kohe?


Jo, ai e kishte rikonstruktuar te gjithe, nje kthine qe nuk kishte porte, por zbritej me litar dhe qe i burgosuri i hamendesuar do te zbriste me litar dhe do te ngjitej me litar kur t'i mbaronte denimi. Kam pyetur gjyshen time nese eshte denuar dikush, por nuk mbante mend asgje. Thoshin per stergjyshen tone qe ishte futur vete, e kam pershkruar ne nje liber, a eshte e vertete apo jo s'e di, apo ishte nje legjende urbane sepse ne shtepi te tilla ka histori te qene dhe te pa qene.

Si shpjegohet ky univers i tille brenda nje qyteti kaq te vogel dhe provincial?


Ështe vertete ndoshta i pa hetuar mire, i pahulumtuar mire ende. Une tani pashe dhomat qe gjate meremetimeve o lindin dhoma te tjera, ose zhdukeshin disa, kishte mjedise shume te nderlikuara. Ishte absurde qe te jetonin ne Gjirokaster 6 veta me nje shtepi sepse nuk ishte ajo tradite patriarkale qe te gjithe vellezerit te jetonin bashke, ato ndaheshin. Shpesh shtepite kishin dy krahe, njeri vella hynte nga nje krah dhe tjetri nga krahu tjeter. Nje shenje megallomanie, shenje absurditeti.

Gjithsesi ju s'e dinit qe ne shtepine tende kishit nje burg, nje hapsane, ju nuk e dinit dhe qe kishit edhe nje kalim te nendheshem te cilin ju e zbuluat tani.


Nuk e dija, arkitekti tani sapo ma tregoi para disa ditesh. Ende ai po e hulumton dhe se shpejti do te me tregoje se ku te dergonte kalimi i nendheshem.

Nuk e dinin as ne shtepi?

Ndoshta e dinin dhe s'ma tregonin.

Si ka qene jeta e nje femije ne nje shtepi me hapsane me nje kalim te nendheshem...

Ishte shume stimulonte per fantazine artistike. Dhomat ishin nje pjese qe nuk banoheshin, per nje femije ishin disa te ndaluara te hyje. Si duket gjate luftes nuk ishin meremetuar dhe dy dhoma ishin te ndaluara, ishin me trare kryq dhe ndaloheshin te hyje.

Dhe nuk hyte kurre sa ishit femije?

Nuk kam hyre. Tani arkitekti po i ben vete.

Nuk ishit kurioz?

Po, por tani eshte duke i mbaruar.

C'forme po merr shtepia juaj ne Gjirokaster?

Ate forme qe ka qene, ka pasur fotografi. Arkitekti eshte nje fqinj i imi dhe e njihte shume mire, qe kur ne ikem dhe e braktisem dhe ikem ne Tirane. Kemi lene shume dhe me tha qe ka marre djepin qe jemi rritur ne dhe do ta vendosim aty.

Kur ju pyeta c'forme do te marre, e kisha fjale te cfare lloji muzeumi?

Une nuk e di. Une ia kam falur qytetit, bashkise, prej kohesh. Ata te bejne cfare te duan.

Si shpjegohet qe nje univers kaq i vogel ne nje province te tille te beje te bashkejetoje ish-funksionar te larte te perandorise otomane te cilet vazhdimisht kane qene besnik te kesaj perandorie dhe te behet djepi ku lindi lideri komunist i kohes?


Thuhej se Gjirokastra ishte djepi komunist i kohes. Madje sikur te fitonin ballistet atje do te ishin po aq te fuqishem sa komunistet, sikur te ishte lobi gjerman ose italian, ekzistonin te gjitha mundesite.

Si ishte kontakti i Gjirokastres me vendet e tjera te botes?

Ishte nje rrezatim nga ky qytet, kishte dhene shume jurist dhe ata sigurisht kur ktheheshin sillnin udhetar tipike nga ata qe sillnin lajme, histori dhe ndihesh kjo prurje. Nga nje ane ishte superprovincial dhe nga nje ane nuk ishte aspak provincial, kishte dicka qendrore, i kishte te dyja. Ishte nje qytet i mbyllur, por nga ana tjeter kishte dicka te brendshme dhe te habitshme, qe merrte e jepte me boten.

Menyra se si perceptohet ne veprat qe ju i sillni ne menyre teper interesante...


Ne qytet ku flitej kryesisht per politiken e jashtme boterore.

Si shpjegohet nje vend qe nuk kishte asnje influence?

Ishte kjo mendoja nje cike groteske.

Dhe plakat flisnin per politikat e jashtme?

Absolutisht po, te gjitha shtepite flisnin. Per sa i perket politikes se jashtme, afer meje ka qene familja Fico, e cila nxori ministrin te Jashtem me te shquar te Shqiperise.

Nderkohe personazhi kryesor per ju, Gurameto i madh, familja e doktor Labovitit thoshte qe ngjashmeria eshte e madhe, por nuk eshte real...


Nuk kam te drejte ta gjykoj nje gje te tille. Ështe normale qe kur vjen per puna per familjet e tyre nuk jane te detyruara te hyjne ne jeten e letersise, ku jeta hyn ne makinen e letersise dhe del ndryshe, si hyne personazhe te ndryshme dhe dalin ndryshe. Tani nese ato kane te drejte qe njeriu i tyre te mos duket ashtu fare. Por nga ana tjeter ai ishte nje martir dhe duhet t'i pranojne te dyja. Duke pranuar kete, duhet t'i pranojne te dyja, fati i tij nuk ishte ai qe kisha shkruar une ne pjesen e dyte.

Kur shkuat ne Gjirokaster, si ju priten?

Sapo kishte dale, sapo kishte filluar te lexohej. Ështe e kuptueshme sepse kur lexohet ate qe ka ndodhur per qytetin tend, eshte traumatike per banoret qe jetojne ne nje qytet te mbyllur, sepse Gjirokastra eshte e mbyllur.

Kontaktet me ta si ishin, ka nje kod mes jush?


Une nuk i kam dhene rendesi kesaj gjeje. Por konstatova qe njerezit ishin te mencur si me pare. Une shkova ne takim me nje kureshtje qe jane aq te mencur sac kane qene.

Do te doja te perqendrohesha tek vepra juaj. "Onufri" po boton vepren tuaj te plote, qe eshte nje nga me te mirat ne Shqiperi qe une kam pare, shume luksoz. Perse botohet nje veper e tille?

Ështe nje dhurate qe e ben koha. Ka arsye sepse eshte arsye e te qenit, sepse duhet bere. Nuk ka shkrimtar ne bote qe kur i paraqitet ky rast te mos ndjeje nje gezim.

Ështe hera e dyte qe botohet vepra juaj e plote?

Ështe e katerta. Per here te pare eshte botuar ne Kosove. Dhjete vellime.

Ne cilin vit?

Me 1980 dhe parathenien e ka bere Ibrahim Rugova. Ishte thjesht shkrimtar dhe studiues dhe as qe mendohej se do te behej President. Ishte nje botim luksoz, ishte nje befasi. Isha i ftuar dhe 2 muaj e gjysme me pas filloji ngjarja tragjike e prillit te 1981.

Vepra e dyte eshte botuar nga shtepia botuese Naim Frasheri?

Po, ishte nje botim qe i behej te gjithe shkrimtareve, barazimi ishte princip numer nje i kohes. E treta ishte e shtepise botuese franceze qe e botoi vepren time ne dy gjuhe. Ishte teper e rralle qe nje shkrimtar t'i botohej me gjuhen e vendit ku botohej dhe gjuhen origjinale. Ishte nje nder per mua.

Dhe me nje cilesi shume te mire...


Shume te larte, meqenese behet nje liber ne vit, une pata rast ta shikoj nga ana teknike, nga ana gjuhesore, artistike, te evitoj te shmang perseritje. Ky nuk mund te behej pa qene botimi ne shqip. Une kam punuar ne ate per 12 vjet, botimi francez eshte serioz.

Sa volume do te jene?


Te gjithe do te jene te plote, por jo te fryre ne menyre artificiale.

Do ta kete te gjithe vepren tuaj brenda?

Pothuajse.

Cfare mbetet jashte?


Gjera te parendesishme fare. Duke filluar nga veprat e mia kryesore. Deri tek romani im qe ka marre namin si i keq, "Dasma".

Do te perfshihen brenda dhe poezi te plota apo vetem poezi te zgjedhura?

Vete koha do ta seleksionoje dhe do t'i beje si te parendesishme. Ne poezi dihet se skarciteti eshte shume i madh.

Po publicistika?

Jo, do te kete disa vepra kryesore. Ështe nje veper ne fund te fundit eshte e zgjedhur. Nuk ka vepra qe te jene perjashtuar se jane botuar ne komunizem.

Ne ate qe ju quajtet ripunim i vepres eshte thjesht redaktimi apo revizionim i vepres?

Me kete eshte bere nje spekulim. Une kam bere ate qe ben cdo shkrimtar. Kur ka rast qe t'i shikon qe ke nje dobesi, e heq, kur ka motive te perseritura i heq. Absolutisht nuk ka per ndryshim politik.

Ne kete veper perfshihen 3 tregime te reja te pabotuara me vete...

Po.

Nuk keni vendosur t'i botoni vetem, do t'i fusni vetem ne veper?

Po.

Pse kane mbetur kaq kohe pa u botuar?

Sepse i kisha botuar vone. Nje eshte "Darka e gabuar", njeri eshte nje roman qe eshte botuar ne France, "Aksidenti".

Ka rend kronologjik?

Po, padyshim. Nuk mund te rend kronologjik absolut sepse nje veper mund te kaloje ne disa vite kur nderkaq mund te kaloje nje tjeter dhe ti nuk e din se ke te vesh perpara dhe prapa.

Pse nuk e keni perfshire publicistiken?

Ato qe jane kryesore do te jene. Per shembull, eshte "Ditari i Kosoves". Me me vlere do te jene.

Nje lexues i juaji dhe cdo qytetar qe do ta kete, duke pasur keto vepra ka veprat tuaja ne biblioteken e tij?


Po, me keto po. Kjo eshte vepra me serioze, me e plote dhe sic e ka quajtur parathenesi Mark Marku, kjo eshte botim testamentar, ky qe duhet ta le une.

Nese ju do te keni ne keto kohe krijimtari tjeter do te kete nje volum te 21-te?


Nuk besoj se do te kem, ndoshta.

Si?


S'ka ndonje gje, po ta kem, vellim te 21 s'do te kete. Por do te kete nje apendiks, me 4 vellime, me kureshti, pjese te pabotuara, sinopse, plane, ato jane shpesh shume interesante sidomos per studiuesit. Vepra te lena pergjysme. Per shembull, "Perbindeshi im" ka dy versione, nje qe e kam botuar nga fundi i komunizmit dhe i pari qe eshte botuar dhe eshte ndaluar, per shembull, ai do te behet ne apendiks, ai eshte botuar ne nje reviste dhe kurre ne nje liber.

Kur do te botohet ky apendiks?

Menjehere. Keshtu qe, po te kete nje veper te re do te futet brenda saj.

Kalojme ne disa ceshtje qe megjithese nuk kane lidhje me vepren, jane koherente, te diteve te fundit. Ju jeni shprehur publikisht me shikimin me realist te figures se Skenderbeut...


Une nuk jam perfshire ne debat, por gjate takimit ne Gjirokaster me kane pyetur dhe kam dhene nje pergjigje shume te shkurter, ky nuk eshte debat qe ka lindur tani, por ka shume vite qe zhvillohet ne Shqiperi, e kam quajtur nje turp dhe mendoj se eshte nje turp.

A ka nje himnizim, krijimin e nje miti se sa nje figure reale...

Perkundrazi, ai vazhdon te jete i nenvleftesuar.

Ne c'sens?


Ne te gjitha senset. Ai eshte padyshim figura me e madhe shqiptare, me e madhja ne Ballkan, pa asnje diskutim. Po ju them nje shembull, homologu i tij, eshte hungarez, nuk eshte fare aq i famshem sa Skenderbeu. Rrezatimi i tij, po ta shikosh neper bibliotekat e botes eshte shume here me i madh. Ja ku jane dy heronj qe jane te dy aleat, nuk eshte thyer as njeri dhe as tjetri. Per nje kureshtje, Ponjadi ka bere luften e dyte te Kosoves qe nuk e permend asnje njeri. Pas luftes se pare, eshte bere nje beteje e dyte dhe ballkanasit nuk u bashkuan, ajo lufte vazhdoi deri ne fund. Prandaj Skenderbeu eshte figura me e plote, eshte njeriu qe ktheu, krijoi nje vizion te ri ne Ballkan, eshte nje vizionar i ri ne Ballkan, e ktheu veshtrimin ballkanik drejt Evropes perendimore, ketu eshte rendesia e tij dhe ketu eshte arsyeja perse luftohet.

Po luftohet apo historiografia po perpiqet te tregoje aspektin e tij me irealist?

Absolutisht jo. Cfare do me thene aspektin e tij jorealist? Cfare duhet te themi per heroinen e Frances, Zhan Dark, ka qene nje vajze 16 vjece qe shikonte zera dhe degjonte vizione, gjeja e pare qe mund te themi eshte qe nuk eshte serioze si figure. Cfare duhet te themi per personazhe te tille qe jane me pikepyetje. Megjithate popujt nuk shpejtojne t'i shkelmojne dhe t'i hedhim poshte.

A ju ka intriguar Skenderbeu ne femijeri?


Po.

A vazhdon t'ju intrigoje?

Po, sepse nuk ka qene e mbushur me mister dhe me ate boten fantastike feminore, ka qene figure qe ka qene shume prane historikes dhe reales, dhe per femijet natyrisht eshte me pak interesant se sa figurat e krijuara nga letersia plot enigma dhe mister, me vone i kam kuptuar permasat e tij. Nuk kuptohet arsyeja pse ne duhet te veme ne pikepyetje Skenderbeun kur asnje popull nuk e ben kete. Nuk ka mit te Skenderbeut te demshem. Per shembull, kane rumunet nje hero, Drakulen, me sa duket eshte kunderthenes i gjithi, me sa duket ka qene nje luftetar kunder perandorise osmane, saqe pjesa e eger e humbi pjesen e tij heroike dhe Evropa e njeh si nje gje monstruoze. Po ta kishte Skenderbeu nje ane te tille do te humbte. Por nuk kemi asnje arsye. Pse akuzohet? Polemika ka kohe. Problemi eshte ketu, qe Shqiperia ka njerez te tille qe thone se Skenderbeu ishte negativ ne historine shqiptare sepse ai ngriti doktrinen e rezistences, e qendreses. Ne me turqit do te kalonim me mire po te mos kishim Skenderbeun, ketu ndahen. Domethene ne Shqiperi, per turpin e kombit, po tentohet per te krijuar nje filozofi te roberise, doktrine te roberise, nderkohe ne jemi shqiptar, por edhe gjysme rober. Ne jemi i vetmi popull ne Evrope qe rrezikojme te damkosemi me nje turp te tille, te themi qe kemi qene te pushtuar pra, jemi identifikuar si ato prodhimet biologjike te modifikuar. Perse nuk u modifikuan greket, rumunet sllavet, pse ne duhet te modifikohemi?

Zoti Kadare, nuk dua t'i hyje debatit qe keni pasur per identitetin e shqiptareve sepse eshte nje ceshtje qe keni trajtuar dhe shume i gjate. Por do te doja te trajtoja ceshtjen e ketyre diteve, qe lidhet me 100 vjetorin e Kongresit te Manastirit, nje eveniment ku nje grup shqiptaresh, shume pak njerez, te iluminuar vendosen alfabetin latin dhe shikimin e nje Shqiperie krejtesisht orientale, dhe e izoluar ende pjese e perandorise otomane drejt Evropes. Si e gjykoni?


Pikerisht kjo eshte nje nga ato gjerat e ndritura qe ka bere, ose ky grup elitar i Shqiperise te gjeje prerjen natyrale te Shqiperise, nuk krijuan ata prirje artificiale, ajo prirje ishte te kombi shqiptar. Por prirja ishte e pergjumur pas nje terrori te gjate 500 vjecar. A e dini cdo te do thote 500 vjet te mos kete shkolle nje popull? Ishte i vetmi popull ne Ballkan qe iu ndaluar gjuha dhe shkollat. Turqia nuk ua ndaloi te tjereve. Ajo zgjodhi kete vend, do ta turqizoje Shqiperine dhe shqiptaret qe kujtonin se ishin me te favorizuar, shqiptaret ishim me te diskriminuar nga te gjithe, truri i kombit shqiptar pesoi nje tragjedi. Tre vjet pa shkolle te jete nje popull eshte nje tragjedi, 500 vjet pa shkolle. Nderkohe kam nje shkrimin tim, ne fund te shekullit te XIX, ne Shqiperi kishte 3000 shkolla, 1200 shkolla publike turke, 1200 private greke, 300 shkolla bullgare, greke dhe nje shkolle shqip dhe ajo iu vra drejtori, Pandeli Sotiri dhe u mbyll. Pse te gjitheve u lejuan. Pse do te na duken ne per cudi kjo perandori nje mikeshe e madhe per ne.

Ka pikerisht nje nostalgji?

Pikerisht kjo nostalgji per Skenderbeun eshte nje nostalgji otomaniste sepse historiografia otomane e quan Skenderbeun renegate dhe tradhtar. Renegatet tane shqiptare kane te njejtin vleresim per te, figure negative, e keqe qe ka tradhtuar Shqiperine. Kjo eshte e verteta, nuk eshte ky debati i fundit, ky eshte bisht i tij.

Nobelin e fundit e ka fituar Le Kezjo, nje shkrimtar francez, dukshem me pak i konsideruar se sa ju. Si shpjegohet qe i vini rrotull ketij cmimi dhe nuk mund ta fitoni?


Nuk besoj se cmimi i Nobelit mund te shpjegohet, sepse eshte veshtire t'i afrohesh te vertetes, nuk besoj se ka nje arsye te percaktuar, eshte nje gershetim rrethanash.

A eshte e vertete qe nje ish-ambasador shqiptar ka derguar ne jurine e Nobelit nje leter ku kerkonte qe te mos u jepej ky cmim?

Ju e pate ne gazete, mua ma bene kete pyetje ne Gjirokaster, une thashe po. Pati nje reagim nga ambasadori. Pastaj nje diplomate dhe shkrimtare, Natasha Lako, qe ka punuar atje, ka perpunuar nje material te madh qe e shpjegon kete gjeresisht, nuk ishte thjesht nje leter. Nuk e kam kuptuar kurre, ka qene nje propagande qe vazhdoi gjate, une e pashe ne shtypin suedez, nuk eshte e vertete ajo qe thote ai.

Quhej Bashkim Kokalari ne mos gaboj...


Po. Ai mund te mos kete bere letren por ka bere nje propagande me shume se sa leter.

Kush ishte arsyeja?


Nuk e di, nuk e njoh. Pas deshmise se Natasho Lakos. ai e pranoi ne heshtje ate qe ka bere.

A ka pasur raste te tjera?


Ka gjithmone me shqiptare, ndodhin keto, por nuk besoj se jane themelore.

Ju kane shqetesuar?

Keto te krijojne nje merzi te keqe, nje merzi ku njerezit tuaj nuk duan qe te fitosh. Por nuk besoj se vertete ka ndikuar. Mundet se Shqiperia ne ato kohe sapo permbysi komunizmin dhe ndoshta ne kete kah mund te kete ndikuar sepse ka folur si nje perfaqesues i nje demokracie. Pak me vone ai ka ikur dhe ka kerkuar azil politik.

A ndiheni optimist sa here ktheheni ne Shqiperi, apo perkundrazi?

Te dyja jane, nje dite duket keshtu, nje dite thua ku erdha, nje dite thua sa mire qe erdha. Kam pyetur njerezit dhe me kane thene te njejten gje, me sa duket kjo eshte tablo mikse e Shqiperise, rrezatimi i saj keshtu eshte.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora