Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xhemal Ahmeti: Shteti dhe grupet e interesit

| E enjte, 01.07.2021, 06:00 PM |


SHTETI DHE GRUPET E INTERESIT

Nga Xhemal Ahmeti

Çdo qytetari duhet t'i garantohen të drejtat dhe liritë e njeriut pavarësisht praktikave të tij seksuale, gjinisë, besimit, bindjeve. Duhet të parandalohet çdo diskriminim i mundshëm në këtë drejtim. Këto të drejta përmbajnë edhe privilegjin e grupimit të atyre me bindje dhe interesa të njëjta në organizata, shoqata e të ngjashme. Si rrjedhojë e kësaj ata kanë të drejtë në manifestim publik [me leje të shtetit si garantues i koekzistencës] të vlerave, kauzave të tyre nëpërmjte festave, protestave, demonstrimit. Shteti duhet t'i menaxhojë këta në aspektin e sigurisë, ruajtjes së rendit dhe mbrojtjen e tyre nga grupet kundër këtyre. Këto janë rregullat që duhet respektuar. Më e mira do ishte që shteti mos të favorizonte asnjërin nga grupet, shoqatat, organizatat të cilat si persona juridik, grupime civile apo tjera, duke i promovuar publikisht. Ose e bën sistem, duke e legalizuar me ligj pjesmarrjen eksplicite të pushtetit në këto organizime. Prandaj më mirë është që pushteti të rrijë larg këtyre festave, protestave, qofshin ata të LGBT-së, Bashkësisve Fetare apo organizatave tjera të domenit. Le të bëhet rregull ose le të shkohet gjithandej si formë semi-legale. Përndryshe përherë do të ketë fërkime dhe debate të panevojshme si ky sot.