E premte, 26.04.2024, 12:40 AM (GMT+1)

Kulturë

Jeton Kelmendi në një antologji botërore në Paris

E marte, 02.12.2008, 02:12 PM


Jeton Kelmendi
Në Paris këto ditë është botuar antologjia e poezisë botërore „Le Cahiers de Poésie 15„ pjesë e së cilës është edhe poeti shqiptar Jeton Kelmendi. Libri ka 363 faqe kurse botues është Joseph Ouaknine. Në parafjalën e tij Botuesi shkruan se në ketë botim janë 50 poetët më të mirë në botë për vitin 2008. Zgjedhja e poezive është bërë sipas autoreve.

Ky libër poetik i ofrohet lexuesit frëngjisht folës, si një dhuratë e artë shkruan më tej botuesi. Autorët janë nga SHBA-të, Franca, Anglia, Kanadaja, Belgjika, Suedia, Danimarka, Zvicra, vendet e Azisë, kurse nga Ballkani janë Constantin Frosin nga Rumania dhe Jeton Kelmendi nga Kosova.

 Qasja për një antologji të tillë ka qenë lidhja frankofone me poezinë dhe ritet e saj nga fryma autoriale thohet më tej në parathënien e librit. 

 

Joseph Ouaknine flet për poezitë e secilit autor. Për poetin shqiptar Jeton Kelmendi ai shkruan se është një poet konciz dhe i kursyer në fjalë. Kelmendi me pak fjalë thotë disa  gjëra që kanë kahje të ndryshme. Ndërkaq mënyra se si shkruan Kelmendi është tejet e veçantë për nga konstrukti i fjalëshprehjes.

 

Libri mund të blihet në internet në adresën http://www.ouaknine.fr/perso/

 

Jeton Kelmendi - Biografi e shkurtër

 

Jeton Kelmendi është autori  që ka krijuar poezinë e tij, tredimensionale, ku modernen gërsheton me aktualitetin dhe e shpreh në mënyrë origjinale dhe tradicionale.  Kritika e ka vlerësuar si poezi e mesazheve të mëdha dhe të realizuar artistikisht.  Gjuha e Kelmendit, në poezinë e tij është personale, e cila natyrshëm i shkon lexuesit, si një formë që tërheq së rilexuari, ngase kap koncepte figurative e komplekse. Esenca e poezisë së tij është narracionin vertikal dhe figura me të cilat luan në kohë dhe hapësirë.

 

 Jeton Kelmendi, poet dhe publicist, lindi më 1978 në Pejë. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje, studimet në Prishtinë. Punon për shumë media shqiptare dhe bashkëpunon me të tjera edhe jashtë vendit. Kelmendi është një emër i njohur, për lexuesin në Kosovë, që nga  vitet 2000. Ai gjithashtu njihet nga lexuesit si publicist që trajton çështjet politike dhe kulturore.  Poezitë e tij janë përkthyer në disa gjuhë dhe janë pjesë e disa antologjive. Jeton Kelmendi është anëtar i disa klubeve ndërkombëtare te poetëve dhe është i prezantuar në revista kulturore sidomos në gjuhën angleze. Esenca e mendimit poetik të Kelmendit është etika e të shprehurit dhe kujdesi me fjalën. Motive dominuese në krijimtarinë e tij, janë lirika e dashurisë dhe realiteti i kohës. Është veteran i luftës së UÇK-së. Aktualisht punon dhe jeton në Bruksel dhe është anëtar i Asociacionit të Gazetarëve profesionist të Evropës.

 

Tituj të veprave

 

Shekulli i Premtimeve, 1999 (poezi)

Përtej Heshtjes, 2002  (poezi)

Në qoftë mesditë, 2004  (poezi)

Më fal pak Atdhe, 2005   (poezi)

Ku shkojnë ardhjet 2007  (poezi)

Zonja Fjalë 2007              (dramë)

 

Libra ne gjuhë tjera

 

Ce mult s-au rãrit scrisorile /Sa fortë janë rralluar letrat antologji personale në Gjuhën Rumune

 

 

Emrat në antologji:

 

Aline LASSALLE

Arlette LE BOHEC

Athanase VANTCHEV DE THRACY

Béatrice PISANI

Bernard ROUCAHLEOU

Brian OSTROVSKY

Carla.

Chantal SIEBERT

Claude AMMANN

Colette ËEBER

Constantin FROSIN

Corinne SAUFFIER

Déa L’HOËST

Denis HAMEL

Élisa HUTTIN

Élisabeth SANGUINETTI

Francine GADBOIS

François DELHAYE

Françoise MONDINE

Gaël RISTORD

Gervais de Collins NOUMSI BOUOPDA

Gilles BIZIEN

Hervé FAUTRÉ

Jacques HERMAN

Jacques ROLLAND

Jean KOBS

Jean SAINT-VIL

Jean-Michel HATTON

Jean-Robert PAUL

Jeton KELMENDI

Joseph OUAKNINE

Laurent FELS

Marie CHARREL

Marie CHEVALIER

Marie-Claude MARTY

Marie-José GRAVA

Nicole ALLOMBERT

Pascal TRUCHET

Pascale CORNEN

Patricia LARANCO

Paul MATHIEU

Philippe VINTEJOUX

Roger DUTAILLY

Roger MASSÉ

Saint-John KAUSS

Sandy BEL

Serge MAISONNIER

Stella Vinitchi RADULESCU

Üzeyir Lokman ÇAYCI

Xavier LAINE



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora