E shtune, 20.04.2024, 05:08 PM (GMT+1)

Faleminderit

Gjekë Gjonaj: Malësia përherë do ta kujtojë mjekun e saj të përkushtuar Abedin Axhoviqin

E marte, 29.06.2021, 08:42 PM


Malësia përherë do ta kujtojë mjekun e saj të përkushtuar Abedin Axhoviqin

Nga Gjekë Gjonaj

Më 21 janar të këtij viti,pas një sëmundje të rëndë,  dr. Abedin Axhoviqi udhëtoi drejt një toke të panjohur që do ta prekim të gjithë një ditë. Ky mjek i përkushtuar fjalëpak  e punëmadh   u  nisë  në fluturimin e fundit drejt engjëjve! Engjëj të bardhë, engjëll mantelbardhë. U nisë në këtë  udhë në kohën kur  ende kishte për të bërë .  Rrugë të mabrë dokor! Do të takohemi  të gjithë një ditë.

Për të shkruar për dr. Abedin Axhoviqin nuk e zgjodha  unë, por atë ma preferoi  puna e tij e palodhshme. Mirësjellja e tij. Buzëqeshja, gjeturia dhe profesionalizmi i tij ndaj pacientit. Unë që e kam njohur për së afërmi  dr. Axhoviqin e mbaj  mend  gjithëherë pedant. Fjalë ëmbël. Të sjellshëm. Të afërt për bisedë e korrekt. Gjithësesi ishte dhe mbeti  edhe shembull  ndër kolegë ashtu siç e kërkon  nevoja . E sidomos profesioni human i mjekut. Ishte vërtetë një “ “Yll”  në msein e “ Yjeve mantelbardhë”. I rregullt  në punë. I përpiktë dhe gjithëherë i gatshëm t’i ndihmojë pacientët. T’i orientojë  të sëmurit në vendin e caktuar dhe t’i këshillojë për çdo gjë, për përdorimin e barënave (medikamenteve)  dhe për kujdesin që duhet treguar ndaj  të sëmurëve.

Profesionalizmi, aftësia, mirësjellja dhe butësia e tij kanë bërë që  dr. Axhoviqi të kërkohet nga pacientët për t’u kontrolluar kur ata  i drejtoheshin   Spitalit të Podgoricës. Ishte njeri që e donte profesionin dhe e respektonte atë. Profesionin e mjekut e ushtroi si  i kishte hije. Ai gjithëherë, edhe kur  kishte shumë punë  (pacientë)   ishte në krye të detyrës me mirësjellje, shpjegim e këshilla për secilin  pacient në  pëprfundim të çdo  kontrollimi mjekësor.

Në një takim në  Tuz, pas orarit të punës, e pyeta:

-Si e kalon me pacientët?

-Zakonisht e kalojmë  mirë. Shpresoj se edhe ata ndahen të kënaqur me sjelljen, punën, kontrollin dhe mjekimin që ne ua bëjmë.

-A keni probleme  në punën  dhe profesionin  Tuaj prej mjeku në vendin e punës?

-“ Jo, më tha. Probleme nuk kam pasur. Dhe nëse  ato janë paraqitur ne i kemi zgjidhur aty për aty, nga se ne mjekët jemi  për të qetësuar e shëruar  të sëmurët. Dhe  jo vetëmn ata, por  kontaktet dhe bisedat me  përcjellësit dhe të afërmit e tyre në të shumtën e rasteve e kanë bërë të vetën”.

-Si silllen pacientët apo përcjellësit e tyre kur vijnë në kontroll tek Ju?

-Ne jemi këtu për t’i ndihmuar dhe shëruar të sëmurët. Ndaj tyre sillemi në nënyrën më të mirë të mundshme, pasi kjo është detyra jonë që e kemi zgjedhur vetë.   Ndërsa pacientët dhe përcjellësit e tyre e vlerësojnë shumë këtë veprim, andaj edhe janë mirënjohës dhe falënderues.  Kjo na bënë të ndjehemi mirë dhe na jep shtysë që të vazhdojmë punën tonë- mjekimin e të sëmurëve.

-Puna e mjekut është pa orar, pasi e tillë është edhe sëmundja tek njeriu.Ju duhet të jeni në gatishmëri edhe në ditët e pushimit  pasi rastet janë nga më të ndryshmet. Si ia dilni të jeni njerëzor me pacientët?

-Ana profesionale  në fushën e mjekësisë është e lidhur ngushtë edhe  me ndiesinë njerëzore. Nëse nuk e ke të dytën nuk mund të jeshë i sukseshëm as tek e para, mu përgjigj ai. Në fund të kësaj bisede të shkurtër e të sinqertë  me thjeshtësinë që e ka karakterizuar  ngahera doktor Abedini  kujton në fillimet e punës së tij   se “nuk ishte aq e thjeshtë të përballej me të sëmurin për një mjek  pa shumë përvojë si ai, por gëzohej kur njerëzit i thonin: “ Je doktor i mirë!”

Falë punës  me përkushtim të  dr. Abedin  Axhoviqit në Shtëpinë e Shëndetit në Tuz, ku ka punuar shumë vite ishte dhe mbeti   një nga ata mjekë, bashkë me kolegun e tij të ndjerë dr. Lukë Gjokajn,    nuk e ka humbur  besimin ndaj parimeve të Hipokratit, për të cilat është betuar para më se tri dekada të shkuara kur përfundoi me sukses  Faklutetin e Mjekësisë në Sarajevë.  Një besnikëri që tregon shumë  për vlerat e karakterit të tij, duke qenë se profesionin e mjekut  dhe specializimin si mjek i mjekësisë së përgjithshme erdhën si rrjedhojë e zgjedhjes personale.

Doktor Axhoviqi  fitoi autoritet dhe besueshmëri të gjerë në Malësi  për karakteristikat e tij humane e njerëzore, të cilat nuk i ka humbur me kalimin e kohës deri në vdekje. Ai dinte të shpjegojë me një gjuhë të thjeshtë –me të folmen e  Malësisë,  gjendjen  shëndetësore të pacientit, duke fituar kështu bashkëpunimin dhe besimin  e të sëmurit, që cilido prefesionist me përvojë e di se është thelbësisht e rëndësishme për të fituar betejën me çdo sëmundje.   Ky njeri i mirë dhe humanist është një nga ata mjekë që, duke gërshetuar përvojën me bamirësinë, ia doli të ngrisë popullaritetin e tij në Malësi dhe kudo tjetër ku ka punuar. Ndihmesa e pakursyer dhënë njerëzve si mjek i palodhur  shënon  kontributin e tij të veçantë në përkujdesjen e pacientëve. Figura e tij është vlerësuar lartë në Malësi, si një figurë e mjekut profesionist, të palodhur dhe humanist i shquar, i cili gjithmonë ka  përcjell vetëm mirësi e buzëqeshje tek  njerëzit që e kanë rrethuar  dhe me të cilët është shoqëruar.

Vdekjen e tij Malësia e cilësoi  si një humbje jo vetëm për familjen, por për tërë  qytetarët e kësaj trevë.  Malësia humbi doktorin   që ishte i të gjithëve, i gatshëm  që në  çdo rast dhe në çdo kohë  të jetë  në shërbim të secilit njeri që kishte nevojë. Doktori i nderuar krahas mjekësisë  është marrë  edhe me politikë, ku u aktivizua që nga viti 2009   Ka qenë kryetar i Komunës Urbane të Tuzit në periudhën  2014-2019. Malësia, e them me bindje,  se përherë  do ta nderojë doktorin e saj të   përkushtuar.  Nder dhe respekt për jetën dhe veprën  e doktor Abedin Axhoviqit !



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Pashk Alia: Fran Gjoka - Një figurë esenciale në mësuesi dhe gazetari Nue Oroshi: 75 vjet nga rënia heroike e komandantit legjendar Kapidan Mark Gjon Markut Fran Gjoka: Zojë Zefej, një emër i njohur dhe i nderuar i mjekësisë lezhjane Bedri Tahiri: Shukri Qorri (1972-1999) Bedri Tahiri: Shukri Qorri (1972-1999) Nue Oroshi: Jetullah Islami njëri nder kushtrimtarët e parë të lirisë se Kosovës Ibrahim Kabili: Për mësuesin, studiuesin dhe intelektualin e mirnjohur, Fran Cara Gjekë Gjonaj: Gjon Gjonaj, misionar i arsimit shqip Gjekë Gjonlekaj: Kolë Miri Dedvukaj, simboli i besës dhe burrnisë Malësore Nue Oroshi: Kujtesë për Adem Jasharin, luftëtarin që i mësoi komandantët se si të luftohet Gani I. Mehmeti: Aziz Nishori, simbol i “Prindi & Fëmiu” Hysen Kobellari: Isuf Luzaj - atdhetari i ditur, mësuesi i filozofëve të së ardhmes Gjekë Gjonaj: Rexhep Lika, imami që meriton respektin dhe nderimin më të lartë Vilhelme Vrana Haxhiraj: Nermin Vlora Falaski, “Ndriçuese e Qytetërimeve të Vdekura” Gjekë Gjonaj: Gjergj Hasanaj, personalitet me merita në fushën e arsimit, kulturës dhe folkloristikës shqiptare Rexhep Shahu: Pse bën diferencë deputeti Flamur Hoxha Dorian Koçi: Humanisti Arvanitas - Mikel Maruli Ibrahim Kabili: Arjan Sala, heroi që sakrifikoi veten, për të shpëtuar shokët Gjekë Gjonaj: Martin Gjokaj, viktima e parë shqiptare e pafajshme e ferrit komunist në Goli Otok Lirim Harka: Patrioti Xhafer Shelqi, i ndëshkuar në diktaturë, i harruar në demokraci

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora