Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Piluri këndon për Rexhep Qosen

| E hene, 28.06.2021, 05:39 PM |


Me rastin e  85 vjetorit të  lindjes së Akademikut Rexhep Qose, Kristo Çipa  më bëri të njohur një tekst kënge të tij, që Asambli “Bejka e Bardhë” i Pilurit ka kënduar para 5 vjetësh ( me rastin e 80 vjetorit), këngë që rastësisht nuk është regjistruar. Me miratimin e Kristo Çipës ju bëj të njohur tekstin e kësaj kënge.  Timo Mërkuri

Të puthim rrudhat e ballit

Teksti: Kristo Çipa

Marrës Lenica Çali

Kthyes Dhimitraq Bala

Hedhës Leni Mërkuri

Kur me pranga lidhej koha

Qelqi i qiellit tendosej

Morri një grusht dhe Kosova

Dhe gatoi Rexhep Qosen

Nëpër lëmshin e marrëzisë

Që trazonte bota sllave

Kape thilenë e lirisë

Dhe thure ëndrën e madhe

Foshnja në barkun e nënës

Plaku në shtrat amaneti

I thoshnin:-Ndalu pak!- zemrës

Kur flet profesor Rexhepi.

Tani për stinën e dasmës

Me krisma pene firmose

Ti je perandor i fjalës

I vërteti Rexhep Qose.

Refreni : Kam një porosi nga deti

Për gjithë botën e shqiptarit

O miq profesor Rexhepit

Ti puthim rrudhat e ballit!

Merrni dritë që kurrë nuk soset

Nga mendimi i Rexhep Qoses!