E premte, 29.03.2024, 10:28 AM (GMT)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Emni Zot me “shkronjë z të vogel”, asht injorancë ose urrejtje komuniste

E diele, 27.06.2021, 09:32 AM


Emni Zot me “shkronjë z të vogel”, asht injorancë ose urrejtje komuniste…

Nga Fritz RADOVANI

Per një Shqiptar të vertetë asht e pafalshme me shkrue sot Emnin e Zotit me “shkronjë të vogel”. Mundesh mos me besue, po jo me fye besimtarët!

Ju lutem, si e shkrueni emnin e babes s’ Uej ? Jam i sigurt se edhe emnin e nanës e shkrueni me shkronjë të madhe… E pse? – A po, nuk ju lejohet!

Atëherë, pse Emnin e Zotit e dhunoni tue e fillue me shkronjë z të vogel?

Ka pasë raste që kam pa në shtyp një titull vertetë interesant, dhe fillova me e lexue…Mbas disa rreshtash ishte Emni Zot me “shkronjë z të vogel”.

Nderpreva leximin, nga nderhymja e injorancës tek ai artikull, ose ai që e ka shkrue artikullin ka në boshllekun e vet “urrejtjen komuniste”, që nuk e lejon me kenë korrekt me lexuesit. Pikpamjet tua nuk më interesojnë!

E besoj se, edhe lexuesit tjerë, menjëherë kjartësohen per pikpamjet tua!

Pra, edhe kur dikush Ju drejtohet me “Ju”, duhet me shkronjë të madhe.

E kur Ju, shkrueni Emnin e Zotit apo të Perëndisë me shkronjë të vogel, unë prap duhet me Ju respektue Ju, që s’ respektoni as Zotin as lexuesit.

Shqiptarët nuk janë ateista, as komunista, që perqafojnë injorancën...

Të gjitha besimet kjofshin edhe të ndryshme, besonin Një Zot! Ky ishte një fat i madh per mos me pasë mes nesh perçamje, ose ma keq urrejtje.

Atëherë, pse Shqiptari të bahet skllav i injorancës, urrejtjes komuniste, perçamjes dhe, i të gjitha rrugëve e shtigjeve që shpartallojnë Atdheun?

A nuk jeni ngopë ende me “urrejtjen e perçamjen komuniste 80 vjeçare”?

Naim Frashëri per  me tregue se asht Shqiptar i vertetë bani këte poezi:

PËRPARA KRISHTIT (1890)

Djalëth, njeriu i Perëndisë,

Fytyra jote mua më tregon,

Ah të këqiat e njerëzisë,

Që ka punuar edhe punon.

Se kjo fytyrë

Është pasqyrë

Dhe na rrëfen,

E s’na gënjen;

Gjithë ç’ka hequr njeriu i mjerë

Nga veth’ e tinë e nga vëllaj,

Që kanë vrarë edhe kanë prerë

Pa gjyq, pa fjalë, pa pasur faj.

Zot, ti ke vuar

Edhe s’ke pushuar,

Nga njeriu hoqe,

Për të u përpoqe.

Ti u përpoqe për njerëzinë

Dhe dashurinë e bëre besë,

Njeriut i vure nom miqësinë,

Që kur të lindet, gjer sa të vdesë.

Për këtë fjalë

Të qofsha falë,

Se njerëzia

E Perëndia.

Asht mirë ta lexoni dy herë!.. Nuk besoj se ka nevojë per koment!

Melbourne, 25 Qershor 2021.



(Vota: 6 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora