E premte, 24.09.2021, 12:56 PM (GMT+1)

Speciale » Alia

Lutfi Alia: Letrat e Papa Kalisti III, dërguar Gjergj Kastriotit Skënderbeu në vitin 1457

E enjte, 24.06.2021, 08:20 PM


LETRAT E PAPA KALISTI III, DERGUAR GJERGJ KASTRIOTIT SKENDERBEU NE VITIN 1457

NGA LUTFI ALIA

Në shekujt XIV – XV Albania përjetonte qytetërimin perëndimor në tërë rrafshet e zhvillimeve politike, ekonomike dhe shoqërore; respironte kulturë europiane, ishte pjesë integrale e Europës. Aleks Buda vërente: “Gjatë mesjetës, Albania ishte e zhvilluar në nivele me vendet më të përparuara të Europës”.[1] Eqerem Çabej theksonte: ”Dalmacia dhe Albania e më pas ishujt Jonikë, janë vendet që u hapën direkt dhe më shumë ndaj influencës kulturore të Perëndimit”. [2]Në lidhjen e Albanisë me Perëndimin, ushtroi ndikim edhe Kisha katolike, si thekson M. Šufflai: “Me ndihmën e Selisë së Shenjtë, Tivari e më pas e tërë Albania, u shndërruan në baza operative të perëndimit, kundër ortodoksisë dhe kundër sllavizimit”.[3] Në shekullin XV, Albania u përball me Perandorinë Osmane, e cila pasi pushtoi vendet Ballkanike, synonte të shtrihej më gjërë në vendet europiane, por rezistenca heroike 25 vjeçare e arbërorëve e ndali vrullin e barbarëve otomanë.

Gjergj Kastrioti, Princi i Matit, Zoti i Dibrës dhe i Krujës, nga 28 nëntori 1443 Dominus Albaniae – Zoti i Albanisëdhe nga 2 marsi 1444, nëGeneralis concilium - Besëlidhja e Lezhës,i zgjedhur kryekomandanti i ushtrisë arbërore[4],ishte një ndër figurat më të shquara europiane të asaj kohe. Kontributi i princit Gjergj Kastrioti në organizmin e rezistencës dhe zhvillimin e luftës kundër pushtuesve osmanë, aktiviteti diplomatik në raportet me fuqitë europiane të kohës dhe me Vatikanin, e kishin evidentuar si strateg të shquar ushtarak, si politikan dhe si diplomat, Ai ishte bërë i famshëm në mbrojtjen e atdheut dhe të krishtërimit, andaj Papët e nderuan dhe i akorduan titutjt:Miles Christi (Nikola V), Athleta Christi dheAthleta et propugnatore nominis Christiani(Kalisti III), Athleta Fidei, Soldato di Cristo, valoroso campione di Cristo (Pio II), Difensore della Fede Cristiana, Difensore della civiltà occidentale (Pali II).

Gjergj Kastrioti ishte personalitet mbinazional, ishte dhe mbetet një mit.Për shekuj historiografia botërore e rendit mes “kondotierëve” tëshquarpërkrahPirros e Hanibalit dhe me bashkëkohësit, që ndryshuan rrjedhat e historisë si Huniadi dhe Karli V.[5, 6] Për meritat dhe fitoret në lufte kunder hordhive osmane, Papa Kalisti III në vitin 1457, i akordoi Gjergj Kastriotit titullin “Athleta Christi”.Vlerësimi Athleta Christi, nuk ishte levdate, nuk jipej për simpati apo për prestigj fisnikërie, por ishte titull dhe detyrim kristian me përfitimet morale por dhe me rreziqe.Në gjysmën e dytë të shekullit XV, të katër Papët e kësaj periudhedhe dozhët e Venedikutishin nismëtar per organizmin e kryqëzatave kunder Perandorise Osmane, me moton “mundo cristiano libero” dhe kryekomandant të kryqëzatave kishin emëruar Gjergj Kastriotin, çka dëshmon se i vlerësonin aftësitë e tij si strateg ushtarak dhe komandant i shquar ne organizimin e operacioneve ushtarake.

Ndonëse Selia e Shenjtë e vleresonte dhe e nderonte Gjergj Kastriotin si kondotier dhe mbrojtës i krishterimit, marrëdhëniet mes tyrejanë karakterizuar me ngritje dhe ulje, me përkrahje dhe braktisje.

Edhe pse në disa dokumenta të Vatikanit rezulton e shkruar Res Albaniae – Mbreteria e Albanisë, asnjë nga Papët nuk e kurorëzoi mbret Gjergj Kastriotin si e meritonte, madje dhe miku i tij më i mirë Papa Pio II, nuk arrijti ta organizoi vizitën në Kruje, si i kishte premtuar për të kurorëzur Gjergjin mbret i Albanisë dhe emërim-min kardinal të ipeshkëvit Pal Engjelli. Selia e Shenjtë më shumëshprehej në mbështetje morale, se materiale, madje Papa Pali II u tregua dorështernguar duke i dhënë ndihmë financiare të vogël dhejo vetëm kaq, por si theksojnë historianëtHurmuzaki, Babinger, Radonic dhe Theiner [7, 8] Papa Pali II, në vitin 1466 kishte menduar t’i hiqte titullin Athleta Christis, por pas vizitës të Gjergji Kastriotit në Vatikan në fund të vitit 1466, Papa Pali II e ndryshoi mendimin.

Marrëdheniet e Gjergj Kastriotit Skenderbeu - Zoti i Albanisë, me Selinë e Shenjtë janë të dokumentuara me një numër të konsiderueshëm leterkembimesh me Papët, të ruajtura në Arkivin Sekret te Vatikanit, të cilat studiuesi arbëresh Injac Parrino (Ignatius Parrino) i mblodhi, i transkriptoi dhe i botoinë vëllimin “Acta Albaniae Vaticana - Res Albaniae saeculorum XIV et XV, atque cruciatam spectantia, Tomus I; Acta ex libris brevium excerpta colligens città deu Vaticano. Biblioteca Apostolica Vaticana. 1971”. (Mbretëria e Albanisë në shekujt XIV dhe XV, në pritje të kryqezatës. Vellimi I. Akte të nxjerra nga librat dhe nga letrat papale tëQytetit të Vatikanit). Në këtë vepër janë përfshirë 563dokumenta dhe letra papale të lidhura me Albaninë, ku shumica prej tyre i referohen Gjergj Kastriotit.

Ne vitin 1457, Gjergj Kastrioti i kishte derguar dy letra Papes Kalisti III, letra qe iu dorezuanme 24 maj 1457 ne audience nga misionari i posaçem, murgu arberor Gjergj Petri (Giorgio Petri) dhe më pas në nëntor 1457 nga ambasadori Gjergj Pelini.

Letrat e derguara nga Gjergj Kastrioti dhe përgjigjiet e Papa Kalisti III, lidhen me ngjarjet e pranverës – vjeshtës 1457, të sulmeve turke kundër Albanisë dhe me betejën e Albulenës. Në pranverën e vitit 1457, sulltan Mehmeti II dërgoi një ushtri prej 40,000 vetash të komanduar nga Isa Bej Evernozi dhe Hamza Kastrioti, nipi i Skënderbeut. Evrenozi e kishte mundur Skënderbeun më parë në betejën e Beratit, ndërsa Hamzai e kishte tradhëtuar Skënderbeun dhe ishte bashkuar me osmanët për motive ambicioze.Në kete situate te veshtire, Skenderbeu ndoqi nje taktike terheqie dhe organizmi per te organizuar sulmin vendimtar. Nga keto rrethana, më 21 korrik 1457, Marko Diedo, guvernatori venecian i Durrësit i shkruante senatit të Venedikut se “Madhështori Skënderbeu i tradhtuar nga të gjithë, po fshihet në malet e larta të Shqipërisë, ndërsa osmanët po sundonin në Albania”.Në gusht, pozita e osmanëve në Shqipëri dukej solide, 20,000 ushtarë ruanin rrugët e furnizimeve duke mbajtur nën rrethim fortesat në Cidhna, Dibra, Guri i Bardhë. 15.000 të tjerë mbanin nën rrethim fortesat në Mat, Rodon dhe ne Petrelë. Pjesa tjetër e ushtrisë, rreth 30.000 lëvizën nga gryka e Matit për në Albulenë, në veriperëndim të Krujës dhe në jug të Lezhës kështu që, të dy qytetet mund të mbaheshin nën vrojtim.[4, 5, 9] Në fund të gushtit, tre muaj pasi kishin kaluar kufirin, ushtria osmane përjetonte një gjendje vetëkënaqësie, ndërsa vigjilenca e tyre kishte rënë ndjeshëm.

Për këtë situatë, Gjergj Kastrioti i dërgoi disa letra Papa Kalistit III, ku e informonte për gjendjen e vështira që ishte krijuar dhe i kërkonte mbështetje dhe ndihma për të përballuar masën e madhe të hordhive osmane, që po shkatërronin vendin dhe po masakronin popullin.

Në përgjigjie të letrës së parëtë Gjergj Kastriotit,Papa Kalisti IIImë9 qershor 1457 shkruan:

Dokumenti Nr. 228; 1457. VI. 9, f. 99 v. [10]

Georgio Kastriota Skanderbeg in Albania Domino.

Turcis in Albaniam advenientibus, maximis laudibus Pontifex Skanderbegum celebrat et ad resistendum, aliquod subsidium mittens, impellit.

Dilecte fili salutem etc. Binis literis tuis uno tempore receptis certiores effecti sumus de aduentu perfidorum Tureorum ad expugnationem terrarum tuarum. Ex quo significas te non paruo timore perculsum, dubitasque quo nam pacto irruentibus hostibus obsistere possis, non tamen propterea animum dimisisti qui totis viribus in occursum hostium ire intendas: Nos dilecte fili de tua nobilitate semper optimam opinionem habuimus, cognouimusque quanta perseuerantia et quam strenue In partibus illis prope solus obstiteris seuissimis Turchis, satagentibus per additum (recte: aditum) terrarum tuarum irrumpere ad damna et oppressionem christifidelium, nec parua apud Catholicos est gloria tua illustrata tot bene gestis rebus et quadam quasi continua felicitate vincendi.... (Letrën e shkruar në latinisht po e prezantoj në vazhdim të përkthyer të plotë në gjuhën tonë).

Gjergj Kastriotit Skenderbeg, Zoti i Albanisë.

Për përballimin e invazionit turk nëAlbania,Papa e përgëzon Skanderbeunme lëvdata të mëdha dhe e fton të rezistoi, se ne do t’i dërgojmë disa ndihma.

I dashur biri im, të përshëndes dhe të dërgoj bekimin tim apostolik. Nga dy letrat tuaja që i morëm në të njejtën kohe, u njoftuam se turqit e pabesë kanë invaduar tokat tuaja.Na informon se ky sulm të ka krijuar jo pak preokupime dhe pyet çfarë të bëjmë per t’i rezistuar vrullit të papërmbajtur te armiqeve, por kjo nuk të ka dekurajuar dhe as nuk të ka bërëtë heqish dorë për të përballuar energjikisht agresionin. Ne të vlerësojmë shumësiburrë fisnik dhe e dimë shumë mirë, me sa kurajo i ke rezistuar pothuajse i vetëm mizorive dhe egërsive të turqeve, qe lakmonin të hapin një shteg në trojet tuaja, për të sulmuar dhe për t’i shtypur popujt e krishterë. Kontributi tënd nuk është i vogël dhe fitoret tuaja të lavdishme të kanë bërë të shkëlqesh dhe se do të vazhdosh me vepra të tjera fitimtare. Në keto arritje, ne të lutemi të ruajsh me ngulm vlerat tuaja tëmëdha, me vendosmëri të mbrosh fenë ortodokse, madje duke i bërë dhe më të mëdha me qëndrimin tënd burrëror, duke shpresuar me ngulm, që Zoti i plotfuqishëm t’i bëj të pavlefshëme perpjekjet e barbareve, ndërsa t’i bëj me kurajoz dhe më të fuqishëm ushtarët tuaj dhe mbrojtësit e fesë tonë të shenjtë. Mos u tremb nga kërcënimet, mos u frikso nga numëri tepër i madh i armiqëve. Zoti nuk do ta braktisi popullin tënd dhe mjafton një shenjënga ti dhe t’i japi fitoren luftëtarëve tuaj dhe të shpartallohet dhe të shfaroset ushtria armike.

Në fakt, kujtoni vitin e kaluar. Kush nuk u ndje i mundur përfundimisht, duke menduar rrezikun e madh dhe kërcenimet e tiranit të mbrapsht të turqëve, kur arritën në portat e Hungarisë, të vendosur me kokëfortësi ta pushtonin me një armatë, që nuk ishte parë kurrë më parë në anët tona, por Zoti i plotfuqishëm, Zoti i ushtrive, nguliti një virtyt hyjnor në zemrat e të krishtereve, iu dha forcë krahëve të tyre dhe jo vetëm që nuk u thyen para mësymjes të turqëve të tërbuar, por dolën fitimtar, madje dhe mbi vetë Sulltan Mehmetin II që e kishte terrorizuar botën, i thyen dhe i shpartalluan kampe-fushimet e tij, shkatërruan armatimet e shumta të luftës, duke i detyruar të ikin në arrati të turpëshme dhe duke vrarë shumicën e ushtarëve otomanë. Këto fitore ishin të mëdha, por më të mëdha do të jenë veprat tuaja në të ardhmen dhe Zoti do të ndodhet pranë, për t’i dhënë fitoren popullit tuaj.Pikërisht për këto arsye, do të bëj të mos iu mungoi mbeshtetja e jonë. Shpenzimet për mbajtjen e flotës që kemi dërguar në lindje dhe për përgatitjete tjera ne vazhdimësi për mbrotjen e fesë tonë, në fakt janë të mëdha dhe të përballueshme me veshirësi, megjithatë do t’iu dërgojmë menjëherë një galerë të armatosur dhe me ekuipazh të përgatitur, qe do të ndihmoity o burrë fisnik dhe nënshtetasit tuaj dhe në vazhdim dhe në kohë sa më të shkurtër, do të përpiqemi t’iu dërgojmë dhe galera të tjera. Ndërkohë, Ti Atleti i Fuqishëm, rezisto me të gjitha forcat dhe me besim në Zotin tonë, përballo sulmet e barbarëve dhe Zoti do të udhëheqi duke mbajtur timonin e aksioneve tuaja, duke të bërë të korrish vetëm fitore dhe triumf.

Papa Calistus III

8 qershor 1457,viti i tretë i Pontifikatit.

Gjergj Kastriotit Skenderbegu.

Me këtë letër Papa Kalistti III shpreh vleresime dhe konsiderata të larta per meritat dhe aftësitë ushtaraketë Gjergj Kastrioti dhe ndër të tjera thekson se Gjergji ishte i besimit ortodoks dhe për ta ndihmuar, si fillim i dërgoi një galerë me armatim dhe me ekuipazh të mirëpërgatitur.

Më 2 shtator Skënderbeu vendosi që të kalonte në ofensivë. Ushtria turke u shpartallua. Ne fushë Albulenë la me dhjetra mijera të vrarë, te gjithe armatimet dhe shume robër, ndersa pjesa tjeter që shpëtoi u kthyen të shpartalluar në Turqi. Hamza Kastrioti u kap rob dhe Gjergji e burgosi në Napoli. Pas disa vitesh e liruan dhe ai u kthye në Stamboll, ku vdiq si lypës, ashtu si e kanë fundin tradhëtarët. [4. 9]

Pas fitores të Albulenës, në javën e parë të shtatorit, Gjergj Kastrioti i dergoi letër Papa Kalistit III, të cilën ia dorëzoi murguGjergj Petri. Në përgjigjie të letrës së dyte, të shtatorit 1457, Papa Kalisti III shkruan:

Dokumenti 260: 11. IX. 1457; f. 122 v.[10]

Georgio Castrioti Skanderbegum,

ab hostibus obsidione circumseptum et vastationibus perculsum miris omnino laudibus ad coelum extollit pecuniarum et pontificiae classis auxilium cito ei praestandum disponens Calistus. Maximum certe et inenarrabilem dolorem nobis attulit dilectus filius Georgius Petri, abbas, qui a tua nobilitate ad nos missus de irruptione Turchorum § in terras Turchorum § (cancellatum) Jn terras tuas, de vastitate illius provincie et clade tuorum et denique de obsidione qua ab exercitu barbarorum circumseptum te diceris (sic) nobis nuntiavit, fuit id profecto nobis molestissimum audisse. Nam cum te semper propter tua excellenti strenuitate, proque memorabilibus gestis tuis obque ultra omnes catholicos principes de fide et religione ,'j cristiana optime meritum sentiamus: non possumus non gravissime - dolere nobilitatem tuam in tantum discrimen adductam esse intelligere....(Letrën e shkruar në latinisht po e prezantoj në vazhdim të përkthyer të plotë në gjuhën tonë).

Gjergj Kastriotit Skenderbegu.

Unë Kalisti III, e përgëzoj shumë Skanderbegun, që dhe pse i rrethuar nga armiqtë, iu ka shkaktuar atyre humbje të mëdha. Ndërkohë vendosa t’iu dërgoj së shpejti ndihma financiare dhe mbeshtetje me flotën tonë Papale. Dhimbje të madhe na krijoi abati Gjergj Petri, që ju shkëlqesia e juaj e keni dërguar të natregoi për invazionin turk në trojet tuaja, qëe kanëshkatërruar tërë rajonin, duke masakruar nënshtetasit tuaj dhe se tani ndodhesh i rrethuar nga ushtria e barbarëve. Shumë keqardhje na krijuan këto lajme. I njohim meritat tuaja në mbrojtje të fesësë krishterë, vlerat tuaja dhe veprat tuaja janë shumë më të larta se të çdo princi të krishterë, por nuk mund të mos ndjejmë dhimbje kur u informuam se Shkëlqesia e juaj ishte ndodhur në një situatë të rrezikëshme. Duam të gjejmë mjetet, që t’iu ndihmojmë menjëherë, ashtu si dëshirojmë, por mbi të gjitha nuk mund shpërfillim mbrojtjen dhe daljen tuaj nga kjo situatë e veshtire, andaj do të sforcohemi edhe më shumë sa na lejojnë forcat tona, për t’u gjendur pranë jush ashtu si dëshirojmë. Në fakt, me që për ty është më e lehtë të rezistosh dhe t’i thyesh sulmet e vrullshëm të armiqeve, do të dërgoj një shumë parash, nga ato që mblodhëm për kryqezatën në Raguzë dhe në Dalmaci, madje kësaj shume parash ia kishin vënë syrin dhe të shkëlqyeshmit mbreti i Hungarisë dhe mbreti i Bosnjës, të cilët na kishin kërkuar me lutje insistuese, që t’ua  dhuronim atyre, për t’i përdorur në luftimet e vazhdueshme kundër turqëve, për të mbrojtur fenë katolike, që t’i zbapsin turqit nga trojet e tyre, që te mos i pushtojnë tokat e të krishterëve.

Ti vazhdo të qendrosh dhe mos i ndërprit veprat tuaja të lavdërueshme, të cilat tashmë festohen me lavdi në të gjithë botën katolike dhe që në të ardhmen do të shtohen edhe më shumë dhe të krishterët do të shohin se ti o burr fisnik, nuk do të humbish durimin dhe forcat përballë terbimit dhe sulmeve agresive të armiqëve të egër turqë. Ruaje kurajon tende o burrë fisnik. Aktualisht të gjithëtë njohin dhe të lavdërojnë sa s’ka ku te shkoi më shumë, duke pranuar se ti o burrë fisnik je një atlet i vertetë, që lufton për mbrojtjen e fesë së krishterë.

Nisur nga dashamirësia e jonë ndaj teje, Selia e jonë ka vendosur të mos hapemi shumë, sepse duam të flasin faktet dhe të tregojmë sa e madhe është dashamirësia e jonë. I kemi shkruar legatit të flotës tonë që ndodhet në lindje, që të përgatitet t’iu ndihmoi me flotën tone, ose me një pjesë të saj, për të cilën ti ke nevojë. Në se do të mundesh të përballosh për pak kohë vrullin e uraganit turk dhe nuk do të dorëzohesh para kësaj stuhije, më pas do të gëzosh qetësinë, që të heqi të gjitha të këqijat, që të bëjnë të vuajsh.

Në fakt, këtë dimër, të gjithë të krishterët, të nxitur nga këshillat tona, nga lutjet dhe nga lotët tonë, po bëjnë shumë përgatitje dhe po organizojnë aleanca të gjëra dhe të fuqishme mes të krishterëve, për të shpartalluar dhe destabilizuar popullin turk. Urojmë që profecia hyjnore të bëj, që ky qen i tërbuar, ky gjarpëri turk që rrinte i fshehur, tani që ka dal hapur kundër të krishterëve, qëështëvërsulur me tërbim kundër popullit të Zotit, do të mundet, do të nënshtrohetdhe t’i dorëzoi trojet që ka pushtuar pa asnjë të drejtë. Vetem kështu do ta rrenojme tërësisht. Në pranverë, ti o burrë i devotshëm do të asistosh mrekullitë dhe i lumtur do të shikosh si do t’ia mbathin këta turqit pisanjos, që tani po të fyejne ty personalisht dhe nënshtetasit tuaj.

Mos ligeshto nga dëmet që ke pësuar, as nga humbjet e njerëzve tuaj. Ngjarje të rëndësishme do të vijnë, qe do t’i kommpensojnë humbjet me fitime dy herë me shumë, e do te sjellin ty dhe popullit tënd paqen e përjetëshme dhe lumturine. Nuk janë fjale boshe këto që po të shkruaj, por fakte që do të behen të besueshme si ka ndodhur ne rastet e tjera. Vitin e kaluar, kur turku i pabesë arriti ne portat e Hungarisë, kush nuk u tremb nga të krishterët, kur e panë vehten të kërcënuar nga tërbimi i eger dhe i fuqishëm i armikut? Zoti i Madh dhe i pavdekshëm, i mallëngjyer nga lutjet tona dhe të besnikeve te krishterimit, i erdhi në ndihmë popullit të vet dhe ajo masë e madhe armike, si një re që mbulon diellin, u shpërnda dhe u çduk dhe ajo mostër e tmerrëshme, kur e humben luften, ia mbathi kembeve, ikën dhe u fshehën ne strofkat e mbretërisë se vet. Këto ishin vepra të mëdha, por dhe më të mëdha do të jenë ato, që Zoti do t’i bëjë për të mbrojtur popullin e vet.

Iu kemi bërë thirrje të gjitha fuqive të krishtera të vihen në dispozicion për të luftuar në toke dhe në det, për ta çdukur murtajën turke. Mbetet që ju o burrë i devotshëm, me kurajon tënde të zakonëshme, ju ftoj si ushtar dhe Athleta Christi, të rezistosh me forcë, ta përballosh këtë sulm dhe me ndihmën providencës hyjnore, së shpejti gjithëçka do të zgjidhet.

Për të mbledhur dhe për të dorëzuar ty shumën e parave, për të cilën shkruajta më sipër, dërguam në Dalmaci shumë të dashurin Johannes Navarra, shqytari i jonë, me porosi të arrij sa më shpejt te ti o burrë fisnik.

Data 11 shtator 1457, viti i tretë i Pontifikatit

Gjergj Kastriotit Skenderbegu, Zoti i Albania.

Si rezulton nga kjo përgjigjie, Papa Kalisti III nuk kursehet me levdatat per Gjergj Kastriotin, po ashtu dhe me ndihmën financiare, me mbështetjen e flotës arberore me galera të flotës Papale e njëkohësisht e informon Gjergjin për masat që po merreshin për organizimin e kryqëzates kundër Perandorisë Osmane. Një vit më pas, më 1458, Papa Kalisti III vdiq, andaj dështoi kryqezata, madje e njejta histori u perserit dhe me Papa Pio II (vdiq te nesermen pasi bekoi floten ne Ankona), po kështu deshtoi dhe Papa Pali II.

Bibliografia.

01. Haxhimihali Dh., Në nderim të Akademikut Aleks Buda - Me rastin  e 100 vjetorit të lindjes.

Gazeta "Mësuesi", Botim MASH nr. 8, tetor 2010

02. Eqerem Çabej.Shqiptarët ndërmjet Lindjes dhe perëndimit. Tirane 1994

03. Šufflay M, Jireček, Thallòczy L. Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis. Vol. I. Vindobonae 1913.

04. Marinus Barletius. Historia de Vita et Gestis Scanderbegi Epirotarvm Principis..., Impressum Rome per

Bernardino de Vitali, s.d. Maggio 1522.

05. Lavardin Jacques, Histoire de Georges Castriot, surnommé Scanderbeg,Roy d’Albanies. A Franche-Ville,

pour Iean Arnavld. 1604

06. Andrea Fotaq. Skënderbeu, Heroi Kombëtar shqiptar, Atlet i Krishtit, Mbrojtës i Europës.

Album – Antologji. Tiranë 2017, f. 441.

07. Hurmuzaki 1891, p. 62, n° 50, Radonic 1942, p. 97, n° 160, Theiner 1859, p. 303, n° 472,

La sorte dell’Athleta albanese.

08. Franz Babinger. Mehmed the conqueror and his time. Princeton University Press. 1978

09. Giovannni Musachi: La storia e l‘eredità da generazione a generazione della famiglia dei Muzaka.

Napoli, 1510.

10. Ignatius Parrino. Acta Albaniae Vaticana. Res Albaniae saeculorum XIV et XV atque cruciatam

Spectantia. Tomus I. Acta ex libris brevium excerpta colligens citta deu Vaticano.

Biblioteca Apostolica Vaticana 1971. f. 12 – 89



(Vota: 17 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora