Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Edison Ypi: Password

| E enjte, 24.06.2021, 06:04 PM |


Password

Nga Edison Ypi

Passwordat "zotijubërikurishteilodhur", "nukjenipërpunë", "jenivetëmpërllafe", "jenitëpamoralshëm", "jeninëntujënjikos", "ekenifajinvet", "ekenikurvinnëgjak", "jenifukarenjnëshpirt", "skllevërbijskllevërish", "nukjubëndermanasgjë", "keqemëkeqdopërfundoni", ishin të gjithë të zënë.

Provova të tjerë Passworda.

Passwordin "jenitëgjithëgomerë", pra Passwordin plot me veshë të gjatë, samar, bisht që tundet, thundra, e kam shum qef. Është Password inspirues që të degdis menjëherë në labirintet e errëta të psikes shqiptareske. Duke qënë me shumë gërma dhe me simbole, edhe Guglli e pranon me qef këtë Password. Por nuk guxoj ta vë. Jo se po ta zbulojnë apo hackerojnë më rrahin, por sepse po ta zbulojnë gomari mbetet të jem unë.

Passwordi tjetër "pritgomartëmbijëbar", edhe ky me veshgjatë brenda, është gjithshtu i bukur, dhe nuk hackerohet kollaj. Por po ta zbërthejnë kam frikë se do ta marrin sikur ja kam me hile Partisë Demokratike, e cila, me sjelljet e saja, simpatizantëve të vet që mezi presin të vinë në pushtet, u thotë: "Prisni kot, nuk do vini kurrë në pushtet, askush prej jush nuk do bëhet nëpunës nëpër taksa, dogana, ambasada", dhe kështu bëhem shkak që elektorati demokrat të paksohet. Çka kurrsesi nuk e uroj. Se unë, pavarësisht se nuk i kam trokitur kurrë në derë, me atë parti jam i afërt si breka me bythën.

Një Password me të cilin gjithashtu kam rënë në sevda, është "azemhajdariishtebandit". Duket i mirë ky Password. Por po ta përdor i bie që një të vërtetë kaq evidente ta kam kuptuar me kaq shumë vonesë, sa më vjen turp nga vetja.

Paswordin "teatriushembmevonesë" ka kohë që dua ta vë. Që teatri ishte vend krimi, këtë e di edhe budallai. Të mos e shembësh teatrin e fëlliqësirave kriminale propagandistike, është njëlloj sikur në mes të Sheshit Skënderbej të vendosësh rishtaz një shtatore të kurvit dhjetë herë më të lartë se ajo që ishte në shenjë falenderimi për të mirat që i bëri Shqipërisë dhe shqiptarëve. Halli se po e vura si Password, dhe po ma zbuluan, do bëj armiq llapaqenat dhe kokmutat dhe fëlliqësirët më të ndyrë të rruzullit, çunat e oficerave që mbahen për demokrata bashkë me gjithë pëgërjet e tjera të Diktaturës, dhe ec e dëgjoi skërbythjet e kombit të flasin për sofistikim intelektual dhe Art.

Passwordi "pushtetinukështëkokërrfikuqëpasipiqetbiengadegadrejtenëgojë" është aq i bukur e i vërtetë sa me këtë Password Guglli do mahnitet, ndoshta dhe do çmendet, mund ti ndali zemra ose ti bjeri damllaja. Këtë Password nuk e vë, jo se mëshiroj ata që e presin pushtetin tu bjerë në gojë si kokërr fiku, por ngaqë më vjen keq për Gugllin.

Një ditë vura Passwordin "konservatorëttanëjanëgomerë". Këtë Password kaq trim, frymëzues dhe ndriçues, e mbajta pak minuta, dhe e hoqa. Përmbajtja e këtij Passwordi është më se e vërtetë. Llapaqenat të kafeneve që hiqen për konservatorë, por në fakt hallin e kanë si e si të shajnë e pështyjnë njëritjetrin dhe si ti gjejnë punë gruas, kurrë nuk mund të vinë në pushtet. Por janë pak. Le të rrinë. Më mirë pak se hiç.

Paswordi "vetëmspiunathajdutattësëmurëtpsiqikëinjorantëtkatunarëtçunateoficeraveprëgojojnëambasadorët" është pak i gjatë, por po ta lexosh disa herë e mban ment përgjithmonë, nuk e harron kurrë. Problemi me këtë Password të gjatë që duket si tel korenti mbi të cilin cicërrojnë harabelat, është se spiunat, hajdutat, budallenjtë, të sëmurët psiqikë, çunat e oficerave, katunarët, dhe gjithë llumrat e tjerë që përgojojnë ambasadorët, janë aq të trashë, aq kokderra, aq të ndyrë, aq hileqarë, sa zot se mund të ketë ndonjë efekt mbi ta.

Passwordi "kurvibërimirëqëivraudisa" në dukje është Password i mirë. Por po ta mendosh më thellë, tani që kurvi ka ngordhur, kurvin s'ke ku e gjen të çojë te të shumtët disa të tjerë. Kështuqë, vënia e këtij Passwordi, duke mos pasur leverdi, s'ka as kuptim.

Passwordi "merobazjajufutinëdhetëgjallë" është Password i përsosur. Mero Baze që nuk lexon asnjë, ja fut kokën në hale kujt ti teket. Të gjithë që Mero Bazen e lexojnë, askush nuk guxon ta kundërshtojë. I vetmi problem me këtë Password është se me  Meron e çakërrdisur në një anë, dhe çakajtë ngordhalaqë nga ana tjetër, s'ka asnjë gjasë që kjo gjendje të ndryshojë sadopak, as tani as në të ardhmen. Gjasat janë që Mero Bazja do vazhdojë të tallet me kë ti dojë kokrra e qefit. Askush nga viktimat e Meros nuk do nxjerri asnjë fjalë nga gojët që i kanë vetëm për të ngrënë. Asnjëri nga langaraqët që Bazen e lexojnë fshehtas nuk do nxjerri asnjë pikë shurre nga bilet që i kanë vetëm për të urinuar.

Nuk gjindet kollaj një Password i hajrit.

O bo keq për Password pasha Zotin.

Por nuk dorzohem.

Edhe ta di se çmendet a bën harakiri Guglli, Passwordi që do vë është ky: "jenicacopamishiqëaspërPasswordnukvleni".