Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Neki Lulaj: Serish per intelektualën Florin (Lulaj )Dervishi

| E marte, 22.06.2021, 06:04 PM |


Neki Lulaj

Elegji kujtese ne trevjetorin

Serish per  intelektualën Florin (Lulaj) Dervishi ne kujtesen poetike te saj

Në flokët e tu të kaçurrelta

Nuk do të ketë më plish, fjongo dhe thinja

Lulet në duar do të kenë aromën e Kryemallit të pare

Kur në qiell do të dalë në agim dhe pas reve drita

Do të gjenden  dy pishtarë

Për ty një tingull mirësardhjeje me lirë e kitarë.

Në supet e tua mrekullorë nuk do të bjerë

rëndshëm më pesha e halleve,

Po

Livadhet do t’i kenë prapë hapat dhe ëndrrat rinore

Gjithë brirët e kujtesës Florinë

Do të bien në male e në shkumën lumbardhit

E këngët elegjitë e shpirtërave

Mbi buzët tona do bëhem si himne shenjtërore.

Ti do të vihesh diku në sfondin e skulpturave antike

Po kurrë nuk do të mbetesh si shenjtore anonime.

E dimë  Florinë

Nuk do të t’i mbyllin sytë muzgjet e ditëve në ikje.

E Kurrë s’do pushojë për ty fëshfëritja e lisave dhe e klekave

Ti

Mbete për në një skulpturë moderne me sy të menduar .

E gdhendur

Nga një daltë madhështore më fort se Rafaeli.

Kush foli?

Kush pëshpëriti për ty në skenën e boshuar?

Ti Ishe dhe mbete aktorja që na bën të gjithëve si Hamleti.

Te ti shohim veten si në një ;pasqyrë vigane liqenore.

Ku

Shohim duart që përkundin kaq afër një shtrat foshnjërie

Joooo

Nuk duam të të lexojmë diku në njoftimet mortore.

Po vetëm atje

Ku ka një ditë të gëzuar e po kaq të trishtuar

E shtrenjëta  bijë , bashkëshorte,nënë e dashura  motër….