| E marte, 22.06.2021, 07:40 PM |
Mes shpresës per shërim dhe pasigurisë për jetë!
Shkruan:
Florim Zeqa
Virusi
misterioz i kualifikuar si “Covid 19”, i kthyer në pandemi botërore, ka
shkaktuar ankth dhe pasiguri për të ardhmen e gjithë globit. Pandemia jo vetëm
se e ka ndryshuar rrënjësisht stilin e jetës, gjegjësisht të bashkëjetesës me
maska nën masa kufizuese, e ka rënduar jetën e njerëzimit në mbarë botën.
Politizimi
i skajshëm i virusit misterioz ka shkaktuar përkeqësimin e gjendjes
socio-ekonomike të njerëzve, rritjen e stresit si pasojë e kufizimeve dhe
mungesën e përspektivës si pasojë e pasigurisë totale!
Dualizmi
i veprimeve i bartësve të institucioneve shtetërore dhe atyre shëndetësore ka
krijuar konfuzitet në mesin e popullatës, saqë më nuk e është e qartë se çfarë
realisht është duke ndodhur në betejen kundër virusit, për shkak se virusët
politik janë bërë më të rrezikshëm për të ardhmen e njerëzimit sesa vetë
“COVID-19”!
Humbja
e vendeve të punës e ka rënduar jetën e njerëzve, ka shkaktuar stres dhe
agresivitet të natyrave të ndryshme të cilat po çojnë në dhunë familjare me
pasoja fatale.
Sadoqë
masat preventive dhe izolimi e kanë ulur numrin e të infektuarve, paniku i
shkaktuar nga masat e ashpra kufizuese ka bërë që njerëzit të distancohen akoma
më tepër nga njëri-tjetri. Situata e ankthit dhe pasigurisë ka shkaktuar një
gjendje të lartë emocionale.
Të
qëndruarit gjatë brenda mureve të shtëpisë vetëm sa e ka rritë ankthin dhe
pasigurinë, ka shkaktuar një gjendje të tensionuar psikologjike.
Sikurse
prejardhja e virusit, që ende është misterioze, edhe vaksinat në fazën
eksperimentale nuk kanë krijuar siguri të plotë tek popullata në botë!
Bazuar
në deklarimet e zyrtarëve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), të
gjitha vaksinat janë në fazën eksperimentale deri më 31 Dhejtor të vitit 2023
dhe si të tilla nuk paraqesin siguri dhe as garanci për shëndetin e njerëzve!
Për
momentin dihen vetëm efektet e shpejta kolaterale të 5 % të vaksinuarëve, të
manifestuara me hemorragji çelebrale, trombozë pulmonare, paralizim të
gjymtyrëve dhe shenja të verbërimit, ndërsa për efektet afatëgjata mund të
flasim vetëm pas 1 ose 2 vitesh nga dita e vaksinimit!
Prandaj
kjo është arsyeja pse vaksinat nuk janë të miratuara, por vetëm të rekomanduara
nga OBSH-ja!
Kjo
situatë e padefinuar e vaksinave e ka krijuar një garë të ashpër dhe luftë të
pandershme propagandistike mes kompanive të mëdha farmaceutike botërore, duke
shkaktuar kështu konfuzitet dhe pasiguri tek njerëzit e rëndomtë të cilët
hezitojnë të vaksinohen me vaksina të caktuara, duke menduar se tjetra është më
e mirë!
Mënyra
e detyrueshme (kushtëzueme), por jo e obligueshme e vaksinimit ka ngjalluar
reagime të shumta të popullatës në mbarë botën. Ngarkimi me përgjegjësi të
njëanshme vetëm e të vaksinuarit, por jo edhe dhënësit të vaksinës dhe
kompanisë farmaceutike ka ngritur dilema të mëdha tek popullata!
Jo
rrallë, njerëzit nga dyshimi, vaksinat i konsiderojnë si zgjidhje të fundit mes
jetës dhe vdekjes. Si pasojë e kësaj, njerëzit para marrjes së vaksinës e
pyesin veten; a po e marrë vaksinën e shpëtimit apo “pena di morte”!?
Dhe
çfarë ndodhë?
Për
t’i ikur kësaj dileme të madhe, njerëzit në momentet e fundit e tërheqin
vendimin për marrjen e vaksinës, të paktën edhe për një kohë derisa të
qartësohen gjërat!
Për
këtë situatë nuk janë fajtorë qytetarët, por njerëzit e papërgjegjshëm që
politizuan dhe keq-menaxhuan me “COVID-19”-shin!
Po
ndodhë kështu sepse me pandeminë më shumë u muarën politikanët sesa mjekët, më
shumë u muarën injorantët sesa infektologët dhe virologët profesionistë.
Sadoqë
dëmet ekonomike nga ky virus misterioz janë të mëdha dhe të pallogaritshme,
humbjet e jetëve të njerëzve janë të parekuperueshme.
Arsyet
e humbjes së besimit të njerëzve në drejtuesit shtetëror dhe në personelin
mjekësorë janë për shkak të përhapjes së dezinformatave të shumta dhe mendimeve
konspirative rreth prejardhjes së virusit!
Nga
keq-informimet dhe interpretimet e njerëzve jo kompetent, njerëzit e rëndomtë
me të drejtë i ngritën edhe dilemat për ekzistencën e virusit “Covid 19”!
Për
fat të keq, edhe përkundër të arriturave të mëdha shkencore, ende nuk është
definuar saktë origjina “COVID 19” dhe as nuk është zbuluar shërimi i plotë nga
ky virus misterioz!
Sikurse
çdo pandemi botërore, do të kalojë edhe kjo e “COVID-19”, por pasojat do t’i
vuajmë edhe për një kohë relativisht të gjatë.
Jam
thellësisht i bindur që Kosova do të kalojë më lehtë dhe më mirë nga kjo
pandemi sesa të gjitha vendet e rajonit, por do ta ketë shumë të vështirë të
lirohet nga virusët politikë që po ia gërryejnë shpirtin Kosovës tani e dy
dekada pa ndërprerë!
Uroj
të sa më parë të dalim nga kjo situatë ankthi dhe pasigurie totale dhe t’i
kthehemi jetës normale siq ishte para kësaj pandemie të mallkuar!