E enjte, 18.04.2024, 05:40 AM (GMT+1)

Kulturë

Vladimir Shyti: “Mallkimi në pajë”

E hene, 21.06.2021, 05:20 PM


Vladimir Shyti

“Mallkimi    pajë”

Qofsh e pastër si akulli,

E pastër si dëbora,

Ec,  shko në një manastir!

Se nuk shpëton dot nga shpifja.

Në daç të martohesh,  doemos,

Martohu me ndonjë budalla,

Se burrat e mençur kthehen në shtazë,

Dhe ju,  ç’mund të bëni,  o gra!?

Perëndia,  njerzëve u ka dhënë një fytyrë,

Por,  ata krijojnë,  një tjetër për vete,

Ndaj,  mallkimin të jap në pajë,

Dhe padis harvalërin si me padije.

Ishe trëndafil plot shpresë,

Me të gjithë kreaturat e Perëndisë,

Pasqyrë e modes,  shembull i kulturës,

Dhe u bëre gruaja më e mjer’ e botës.

Gruaja,  që mbart artin familjar,

Që tjetër pasuri s’ka në botë,

Absurde,  kurriz thyer kërruset,

Dhe ti i thua vetes burrë.

Gjykimi juaj aq mirë i ujdisur,

Por,  ajo nuk është fyell,  që ti loz gishtin,

Fati saj,  jo nga Ti e kurdisur,

Hapi sytë e ballit,  hap dhe shpirtin!

Shko! O shtazë me brirë,

Jo,  ti nuk anon nga dashuria,

Diç ke në shpirt,  ligësinë,

Po,  mallkimi mbi ty do bjerë.

Pendohu,  hapja zemrën qiellit!

Vesi t’i kërkojë ndjesë virtytit,

Mos e gënje me burrëri shpirtin,

Që unë nga paja të heq mallkimin.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora