E enjte, 25.04.2024, 02:52 PM (GMT+1)

Mendime

Llemadeo: I mjeri ti Atdhe i mjeri!

E hene, 01.12.2008, 08:19 PM


Llemadeo
Llemadeo

 

I mjeri ti Atdhe i mjeri!

 

Kombit në kohë zie!

 

Poemë-Vaje

 

I mjeri ti o atdhe’ i mjeri’

Për ata fisnikë të mënçur që nuk janë ma mbi Dhe!

I mjeri ti o atdhe’ i mjeri’

Për do udhëheqsa t’korruptuem që në krye po mi ke!

 

***

Çka të them më parë o kombi im, o gaz e vajë’

E kob’ e zi, që me të vajtue je bamun kaherë e mot,

Nda në shtatqind copa, pre e gri,

Ndër luftra barbare, në çdo epokë!

 

Ku tja filloj kujes me vajë e gjamë,

Sa edhe malet në zëmër me i dridhë

E le të shëmbet çka asht për tu shëmbë’

Të rrafshohet bota, nëse kombi im nuk asht i lirë!

 

Ku tja nis fjalës unë sot ma parë,

Kur tash’ drita e shpresës u mek, u fik…!?

Kur prap po hyn kulçedra ndër shqiptar’

E nëpër trojet tona me pjellë’ çdo ditë…!

 

Çka ishte vallë gjithë njaj entuziazem

Mbas aq shumë vujetje e mundimi?!

Kush e bani njashtu aq t’madhe at’ dasëm…

Të gjoja Lirisë’ kur nuk u ba bashkimi!?

 

Dekorata  për fama nënshkrimesh

E bindje marrveshjesh… kush ndau e po ndanë?!

Shkrime ndër gazeta e libra’ me lavdrime plot

Për atdhetarizëm e patriotizem  falls’

Kur coptimi është real, kush vallë po ban?!

 

Në një kohë kur Mitrovica, Presheva vajtohen me lot

Ndërsa si në 1974-shin’ e njëjta situatë po troket…

E pushtetit paralel’ kur shqiptarët ishin në t’Beogradit parlament’

Me tituj e grada shkencore, doktora e profesora’ me fletë…!

 

***

Çfarë janë tuj bamun shqiptart e sodit’

Presidenta, kryeministra, ministra’ e çjanë’

Diplomatët’ nën’ të partive kapistra’

Si po janë me shëndet o Zot, a po pinë e hanë?!

 

Oh’ po atyne mos u ndihmoftë perëndia’

E krahët u thafshin te tanëve krejt!

Se qysh njat ditë që postet i marrin,

shohin ma shumë për kah pasunia…

Për me ba vila t’reja, e me e fry çdo xhep!

 

***

Kena Luftue…! thanë do kokrrosha…

Dhe menjëherë; „heronjë të gjallë” e thirrën vedin,

E gradat; „gjeneral, komandant“’ ja ngjeshën krahit

Edhe kolltuqet i rrokën’ der me njëri-tjetrin kjen tue u vra

Për poste n’qeveri, për njat’ farë hesapit…!

 

Ndërsa Toka e përgjakur rënkonte e gjëmonte

Bashkë me ofshamat e nanave’ gjamë-mëdha’

Tuj lypun trupat e humbur, t’kufomave të pa varrosuna,

Të heronjëve të vërtetë’ që për atdhe kan ra!

 

Nanat shqiptare, gratë e fmitë jetima,

Familjet e heronjëve, shkojshin gjamë tuj ba!

Tuj kërkue drejtësi’ ndër greva e ankime,

Përpara heshtjes politike t’shqiptarve-unmik…

T’shqiptarve pseudo-politikaj, përpara botës pa za!

 

***

Dhe bota-unmik’ i pau shqiptart karierista;

Se si mbas gjithë atijë gjakut të derdhun‚ fushave e malve rrkajë…

u turrën mbas gradave, titujve, plaçkave e karrikave…

sa dhe Mitrovicën e lanë në ato ditë t’përgjakshme’ nën flakët e sajë.

 

E lan Mitrovicën dhe Preshevën’ si të ishin shkreti…,

„Trimat…“, që nuk e permëndshin ma emrin e vet askund,

Veç „gjenerala e komandanta me grada“, njeri tjetrin e thirrshin

Në çdo qytet e lagje, në çdo fshat të djegur e të bamun shkrum!

 

I pau bota mirë shqiptarët se sa janë për vedi,

Sa e nderojnë europën e botën mbarë;

Nëpër ngritje minaresh e shëmbje kishash…,

Nëpër trojet Ilirie, të krishtërimit dymijë vjeçar!

 

I pau bota mirë, se sa Shqiptarët “din me punue”,

Kur asnjë herë bashkimin’ nuk e kërkoj asnjana palë!

As Shqypnia e vorfën, n’krraba t’komunizmit vjerrë’ e harrue,

Prej të shumtëve pseudointelektual, pseudopolitikan të sajë!

 

Por as Kosova vetë nuk mujti me i thanë dy fjalë,

Fjalën „Bashkim“ askush nuk deshti me zanë në gojë!

Andrrimtart për kolltuqe qeverinash, të pa aftët në atë lojë, 

E shihnin vetën n’andërr; si diplomat me porotofole…

Aeroporteve me bodigard e vetura, tuj ba hije, kah t’vinë e t’shkojnë!

 

Nuk deshtën me u bashkue’ në një fjalë e mendim

Shqiptarët e përçamun në fena e politika,

Ku njana palë e shan e tjetra e lavdron…

Deri edhe GJERGJ KASTRIOTIN, të cillin e nderon Historia!

 

***

Thonë se; „shqiptarët janë të bashkuem

E nuk i ndajnë fetë as partinat…!”!

Një rrënë e vjetër tashma’ me bisht…!

Se vetëm përçarjet’ kombin e coptuen

Në kohën kur gjysa fliste shqyp e gjysa turko-arabisht!

 

Se Arabisht ja çuen Europes dikur njat letër…

Kur atë vendim’ Prizreni’ e pat çue n’ Berlin…

Kur shqiptarët’ disa’ si ma të zgjedhun, kjen bashkue

Kur shumica nënshkruen’ për me ndejtë me osmaninë!

 

Ndaj Berlini pat shkrue se; „nuk njeh ndonjë komb Shqyptar’

Që e humb gjuhën e vet e don me u quejt’ osmani…!“!

E për ata mbet mbas dore fati ynë kombëtar’

Edhe pse gjurmë’ drejt nesh bante’ e mira Austri!

 

E në atë kohë’ Serbia ju sul veriut shqiptar

Me njat marveshje tinzare’ me Moske e Athin’

Për me nda në dy pjese, ndërshej vedit ata’

Bash njaty ku rrjedha’ shkon poshtë nëpër Shkumbin!

 

Qëndruen burrat e motit, Oso Kukt’ në Shkodër e Malci

Qëndruen Lekët e Hotit edhe të Dukagjinit!

Por ligsht u zu Kosova, Shkupi, Manastiri dhe e bukura’ Çameri,

Kur Serbi e Athina, ne emër t’orthodhoksisë ja msyni…!

 

Dhe i shkyen ato copa’ si në ndonjë gjah’ të vramë!

Shkoj Gruda, Malcia me gjith Hot e Ulqin,

Rane trojet shqiptare deri larg ne Tivar

Ku deti i rrah valët me të lashtin gjëmim!

 

Ra dhe Manastiri, deri edhe Janina,

Çamria ra nan thëmbër të Greqisë,

Copa’ copa u ba’ e mjera Shqipëria,

Zëmra e ballkanit, në shekujt e historisë.

 

Sdeshti ma me ditë europa’ për shqiptarët’

Se zemrimi fanatik i feve e kishte idhnue keq

Nuk donte atëherë europa të kish afër islam’

Edhe pse sot faltoret’ bash n’Berlin’ vete po i ndreq!

 

Ndersa sot, tinzisht do shtete fanatike

Me ka njemije banore’, në kosove po i krijon

Bash njajo tinzarja e botës’ pjesa prapanike

Qe lufte fetare të fshehta nis e organizon!

 

Kurse’ një Palestine të dytë, ballkanit’

Fanatizmi orthodhoks’ në zëmër po ja krijon

Ku njani-tjetrit’ sytë’ tash kan me ja nxjerrë

Palët’ që padrejtësitë nuk mundet ti durojnë!

 

***

Ndërsa’ mjerisht’ ma të përçarë se sot

Shqiptarët skanë kënë kurrë në jetë,

Ku tashma është e vështirë me i bashkue

Se pasuritë, partinat, mafjet apo fetë, aq keq i kan gatrrue!

 

Ndërsa Sllavi dhelprak’ ma fort se kurr u bashkue,

Derisa vlla e ban Grekun në kohë të vështira,

Se ma Rusin… e ka babë e nanë

Se prej atje i vjen fara, raca, origjina!

 

Kurse shqiptarët tuj ba „politika…“,

Nëpër shumë partina, shoqata e grupe’ ndahen e grinden…

Ndërsa numrojnë kostumet, kollaret’ nëpër intervista…

Dhuratat që kanë marrë prej atyre që u bindën…!

 

Ngrejnë dolli e ndajnë dekorata pa fund’ ndër përvejtore,

Tuj i thur lavdi njani tjetrit’ pa burrnisht!

Tuj mos pasë kurrfarë krenarie, urtësie e thjeshtësie njerzore,

Por si ta kishin botën të tyre, mburru e mënd’ shit!

 

Kurse serbi vrastar’ luej harush në Mitrovicë,

Vriti shqiptart, rrihi, dëbojë e djegëjau shtëpiat,

Nën vëzhgimin e forcave aleate’ natyrisht…

Forca të cilat’ diku thellë e ruajnë dashurinë sllave

Ata që për të ligat ndaj shqiptarve, heshtin vazhdimisht!

 

***

Ashtu shkuan vitet dhe sot vjen „Eulexi“,

Një ligj i ri që Kosoven e copton ma shumë,

Ku nuk bahat ma fjalë për hallin e Preshevës,

Apo të Mitrovicës që pa liri’ po digjën’ shkrum!

 

Por do mikro-shtete t’vogla’ Serbia,

Si bira n’zëmër’ asht’ Kosovës tuj ja krijue!

Bash njaty ku brinjët ma të holla ajo i ka,

E ku dhimbja kombin e ban me gjimue…!

 

Sot kur askurrkush nuk mundet me ba’ ma za,

Serbia me politiken e saje dinake e me miqt e fortë,

Do shtete të reja n’kosovë ashtu tuj i çue përpjetë’ si kala!

 

Jo po thon Katunde janë…!

Ah’ me kjajt edhe gurët e malit asht tuj u ba!

Se bash njaty ku kishën e Deçanit’ serbi marr na e ka,

Po ta çojn Serbia, Moska e Athina’ ma të lartën kullë në botë,

Të orthodhoksisë’ dinakën grataçelë gjigande,

Edhe njaty po ti ban kongreset ma të mëdha…

Orthodhoksia fanatike greko-sllave…

 

E do rruga’ tash po duhet me u ndërtue prej shqiptarve,

Për kah të shkojnë e të vijnë tuj lodrue…

Pashiqat e millosheviçat’ racistat e terbue!

 

***

Ndërsa sot’ në këtë shekull të ri,

Po të ndajnë prap ty o Dardani Ilire, o Dardani shqiptare!

Po të ndajnë e stërndajnë edhe pse nuk je e bashkume,

Po të ndajnë nëpër paqën fallso të botës gënjshtare’

Nëpër lirinë mashtruese të çlirimit falls’

Po të coptojnë tuj të nda ndërshej vedi…për fare’

Te tanë grimë e copë’ pa të pyet aspak!

 

E ti shih andrra o popull’ e duartrokit kot së koti

Disa të pa aftë, bëlbëzana, servila te gjithkujë,

Të cilët’ për ti zatetë’ të pasmet’ në njato karrike

E ulin kryet me drejtim kah lindja…

E ka perëndimi i kthejnë ato… tuj i thanë; Po!’ gjithkujë!

 

***

 

Eh’ tashma iku koha e rrokjes së grykhollave,

Kot shpreson atje thellë… diku i strukun patriotizmi,

Se aq shumë u shkërdhye morali’ njerzor…

Prej njatyne belhollave’ ndër ato bordello…

Të cilat n’trojet Ilire’ i krijoj antishqiptarizmi…!

 

Po’ po! Se i hueji’ ndër trojet që shkon tuj i shkelë me luftë,

Apo në emër’ të gjoja mbrojtjes së të drejtave dhe të lirisë,

Ma spari ai lejon me u ndërtue ndonjë bordello…

Ku me iu çfry fuqitë, forcat’ e ushtrisë…!

 

E prap me njato metoda dinake,

I hueji’ të rinjtë e vendit i çorodit, i marros’

Të cilët’ edhe pa buk në bark,

Sulen mbas lakuriqësisë së danceve,

Kur shohin shalët e bukura’ tuj u krekos…!

 

Eh’ për lirinë’ thonë të rinjtë e sodit;

“Luftuen t’parët tanë, e çka fituen?!

Asgja’ përveç vorreve të hupuna e coptimin e kombit’

Edhe pse vuajtën për lirinë’ sa sharruen!

 

E tash na, me mbetë pa ba qejf,

Pa i shijue gjith kto “ditë e kohë të mira”,

Që i sollën të huejt me forca gjithçfarë!?”!

E kujt ja ka marrë mëndja se do të vijë dita

Që kohën me kalue qefeve’ i riu shqiptar?!

 

***

Po unë qofsha i gabuar o Zot, me këtë analizë mendimi!

E krejt ndryshe qoftë realiteti në mëndjet e të rinjëve,

Ndërsa i naltë e i pa thyeshëm u rritëtë’ patriotizmi

Dhe deshira për lirinë e plotë e bashkim të njasaj shqiptarie!

 

E mue këto poema, atëherë’  kurr mos më pafshin dritë,

Por u harrofshin o zot, nëse shqiptart sa ma parë’ i hapin sytë!

 

Por fort po drue se shumë jan vërbue…

Dhe e kan lanë patriotizmin në njanën anë,

Edhe pse kangë patriotike shkojnë tuj ndigjue

Makinave të shtrenjta’ e diskove-tallava’ botës anë e mbanë!

 

Spo due me u zgjat o Zot, se ndoshta dikuj i mërzitet

Kjo poema ime me vajet gjithë me dhimbë,

Tash sfundi, kur njajo zi’ po pritet,

Njajo ndamja e re e kombit, që nuk len ma bashkim!

 

Mund të ndërtohen rruga të mdha, gjigande,

Mund të shëmbën kodra e të çahen male,

Mund të shkojnë njeriu në hanë e në cdo planet,

Por nësë nuk bashkohen trojet shqiptare’

Njerëzit e një gjuhe e të një kulture,

Kjo botë’ për liri e të drejta njerzore’

Nuk ka ma’ pse flet!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora