| E hene, 21.06.2021, 06:25 PM |
Jusuf Zenunaj
KUTI I RROBAVE TË FATIT
TIM
Eshtrat
i lashë prej pragut tim
deri
n'Anadoll e Misir,
për
pasha, car e mbret
fitoreve
tê huaja trupi m'u tret!
Rrugëzjarreve
kronikanë e emisarë,
rreshtat
e pakët që shkruan për mua,
në
tryezat e tregjeve të fatit i grisnin,
mbas
gotave të përgëzimeve
s'pranonin
që më njihnin!?
Prapë
kthehesha tek pragu,
për
ta ndjekur të pamëshirëshmen- historinë.
Mbi
truallin tim plot varre
sërish
ecnin ujq, derra e arinj.
Kuti
i rrobave të fatit tim
gjithmonë
u rrudh
nga
të mëdhenjtë s'u shtri kurrë!!!
SHQIPJA MORI FLUTURIM
(Jashar Hajdarajt)
Mbas
pranverës jo të parë,
kur
ti dole flamurtar,
shqipja
mori fluturim,
krahthyer
deri n'perëndim,
në
ditë me shi e me acar,
për
liri s'pati të ndalë
e
njoftoi botën mbarë
se
n'tokë t'lashtë të Dardanisë,
s'u
pa kurrë drita e lirisë!?
Iknin
vitet;
mjegulla
shtohej,
krahu
i shqipes po rëndohej,
këngë
bilbili nuk dëgjohej.
Drita
zbardhi n' atdhe,
kur
u ngrit në këmbë Rinia,
përr
flakë të pushkës erdh liria.
F J A L A
Fjala
çelë lule,
ferra
me gjemba,
mes
brigjesh ngre ura,
largësinë
ua shkurton zemrave.
Fjala
pa vend më e rëndë se shkëmb,
e
ëmbël, e idhët në jetë është fjala
s'
ka shije si në përralla....