E marte, 21.09.2021, 12:40 PM (GMT+1)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Ajo që ishte e jona mbetet e jona

E diele, 20.06.2021, 04:18 PM


Ajo që ishte e jona mbetet e jona

Nga Fahri Xharra

Lundrimin nëpër historinë e kombit tonë e bëjnë njerëzit e mençur të “zhveshur” nga bindjet fetare, politike dhe rajonale me një qëllim të shenjt- zbardhjen e saj. Neve kaluam shumë kohëra të turbullta, po flasë vetëm për dy mijë vjetshin e fundit; na gjymtuan me “ rob e me th`mi ” me “tokë e katandi” . Ishim dikur; por edhe sot jemi dhe do te jemi edhe në të ardhmen me vetëdije e ndërgjegje të pastër se i takojmë logut të vjetër pellazg-ilir-alban-shqiptar .

Historiani romak Titus Livius, na e pat lënë një shkrim, ku thoshte që romakët pasi që mundën Mbretin Ilir Gentin, aty rreth vitit 168 prK në Shkodër e ndanë mbretërinë Ilire në tri pjesë . Pjesa e parë ishte territori të cilin e kontrollonte dukur Teuta ( rënja e saj 229-228 prK), rreth Durrësit, Apolonisë e deri në Lezhë. Pjesa e dytë ishte deri Ulqini, Rizona dhe Daorsi. Pjesa e tretë, Liviusi thoshte ishte deri tek “të gjithë Labeatët”

Pra, intelektuali i vërtetë shqiptar duhet të jetë roje i shëndetit mendor, shpirtëror dhe qytetar te shoqërisë!, ose shëndeti mendor dhe shpirtëror edhe qytetarë i shoqërisë janë intelektualët e vërtetë që janë roje të mbarëvajtjes së shëndetshme të asaj shoqërijeje.

Sa interesant “ Ju rrnoftë djali ! Portret i Shqipërisë veriore “ ësht libri Zonj.Marjorie Senechal (The University of Massachusetts Press. 19470 e cila në faqen 17 shkruan se: “Krishterimi si religjion i kopjoi dhe i bëri të vetat shumë ritual dhe simbole po nga ilirët . ( The Christian religious movement copied several rituals (holy water concept, crucifix) from the ancient Illyrian (pagan) tribes.)

E vërtetë kjo ? Po, po plotësisht e vërtetë.

“ Krishterimi kur arriti në Ballkanin Perëndimor ( Iliria Perëndimore fxh ) dikur shumë herët nga sot, edhe nga deti … Titusi, dishepull i Shën Jeronimit shkoi në Dalmaci, kurse vet Shën Jeronimi e predikonte Biblën në Iliri .Qytetet romake ( atëherë romake fxh) Selaniku, Shkodra dhe Durrësi ishin qendrat shumë të hershme nga ku krishterimi përhapej…. me kalimin e kohës ( pas shek 3 ) Iliria ishte pjesë e Patriarkisë së Romes, ku edhe Krishterimi është ruajtur deri më sot.

Çfarë religjioni kishin Ilirët para ardhjes së Krishterimit ? Sipas John Wilkes-it ata nuk e kishin një fe të formuar me rituale të praktikuara, por ata e kishin një njohuri të madhe për fuqitë mbi natyrore dhe dini të kontrollonin çdo gjë në tokë dhe në jetën e tyre të përditshme.. Ornamentet e tyre e kishin një llojllojshmëri të simboleve e posaçërisht të diellit. Ilirët ishin mjeshtër të mëdhenj të tatuazhit.

Disa rituale të hershme ballkanike (ilirike fxh) u futën butësisht në Krishtërim, ku psh Edith Durhami e sugjeron konceptin e ujit të shenjt që i kishte burimet simbolike të tij në kohen pagane nga zoti i pranverës. “ ( po aty )

Me mijëra vjet para ardhjes sllavëve në Ballkan ( shek i 6 -të ) tokat në mes Adriatikut dhe lumit Danub ishin shtëpia e popullit të botës së vjetër të njohur si ilirët (by John Wilkes)

Fahri Xharra, 20.06.21

Gjakovë



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora