| E shtune, 19.06.2021, 03:05 PM |
Vrasja e Latif Berishës nga kriminelët serbë dhe regjistri i gjetur për likuidimin e intelektualve shqiptarë
Nga
Hilmi Saraçi
Më
datën 24 mars 1999 (datë kur forcat e NATO-s sulmuan Serbinë) kriminelët serbë
kishin hyrë në befazi në oborrin e
shtëpisë së tij, në veri të Mitrovicës. Kur kishte dalë,kishte kuptuar
se ishin kriminelë serbë, kishte tentuar
të mbrohet, por rrëbeshet e automatikut të kriminelëve serbë e kishin plandosur
për toke patriotin, njëriun me ideale të larta kombëtare që jetoi, punoi e
veproi deri në momentin e fundit për liri dhe pavarësi të Kosovës.Trupi i
pajetë i prof. Latif Berishës tërë natën kishte mbetur në oborr, të pragu i
shtëpisë.
Vajza
e tij, Fatmirja në këto caste tragjike nuk dinte si të veprojë, ku të kërkojë
ndihmë. Më në fund e kishte lajmëruar me telefon Mulla Asllan Muratin , mikun e
ngushtë të babait të saj. Mulla Asllani e kishte mësuar dhe e kishte këshilluar
(sygjeruar) që të kërkojë sa më parë një
person të njohur, shofer i “Holtikulturës” që barte kufoma me para, ta sjellin
në xhamin ku ishte imam Mulla Asllani. Në këto momente Mulla Asllani ishte i
rrezikuar dhe nuk kishte mundësi tjetër për të vepruar, sepse edhe atë e kishin
në thumb të likuidimit. Këtë më vonë do të dëshmojë edhe lista e përpiluar e
kriminelëve serbë për likuidimin e intelektualëve shqiptarë, ku në mesin e tyre ishte edhe Mulla Asllan
Murati…
Të
nesermën në mengjes me shumë mundime dhe
peripeti, falë angazhimit të Mulla Asllan Muratit, njërit ndër bashkëpunëtorët
dhe miq më të afërtë të tij , më parë
ishte bartur trupi i pajetë i tij në Xhaminë e Zallit , ku pas ceromonisë modeste
fetare që kishte mbajtur imami i xhamisë, Mulla Asllan Murati, trupi i pajetë i
profesoritLatif Berisha ishte bartur dhe
varrosur në Zhabar të Poshtëm (Mitrovicë), nën presionin e rreptë të
forcave kriminele serbe. Në ceromoninë e varrimit kishte folur Mulla Asllani
dhe Faruk Spahiu… Në 10 vjetorin e
vrasjes së prof. Latfi Berishës, më 24 mars 2009, Presidenti i Republikës së
Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu e përmbushi detyrën e Presidentit Historik, dr.
Ibrahim Rugova, duke ia ndarë Medaljen e Artë të Pavarësisë, familjes së prof.
Latif Berishës, në akademinë përkujtimore që u mbajtë në Qendrën e Kulturës
"Rexhep Mitrovica", në Mitrovicë.Mulla Asllan Murati si gjithnjë
ishte i pranishëmnë këtë solemnitet dhe mjaft i angazhuar..
Pas
mbarimit të luftës në, vitin 2003 eshtrat e profesorit janë bartur dhe janë varrosur në vëndlindjen
e tij në Smrekovnicë (Vushtrri) me ndërime të larta , pjesëmarrje të madhe të
banorëve të kësaj ane dhe të mbarë Kosovës.Mulla Asllani gjatë këtyrë momenteve
të bartjes së trupit të pajetë të profesorit ishtë i pranishëm jo vetëm i
pranishëm si pjesëmarës por edhe organizator.
Fjala e tij edhe në këto çaste ishte
emocionuese, me fjalë nderimi dhe respekti ndaj profesor Latif Berishës,
bashkëpunëtorit dhe mikut të tij të ngushtë. Para të pranishmeve u fol me dashuri dhe me respekt për jetën dhe
veprën e Latif Berishës. Në shenjë respekti dhe nderimi mbi varrin e tij është
ngritur përkujtimorja mbi të cilën ndriçon emri i tij i skalitur me shkronja të
arta, ndërsa për rreth kurora lulesh përherë të freskëta. Mulla Asllan Murati
kishte menduar dhe propozuar që mbi varrin e tij (Latif Berishës) të shkruhet në vend të epitafit poezia, “Tri
gota” , por për habi ky propozim nuk ishte realizuar.
Tri
gota
N’livadh
të jetës tri gota i gjeta,
Dy
janë të mbushura, është bosh e treta…
Të
parën e mora, në buzë e afrova,
Ish
idhtë si pelimi mejherë e largova…
Të
dytën e mora, me gjuhë pak e preka,
Prej
s’ambli më dogji, mejherë e hjeka
I
zbraza të dyja në të tretën gotë,
U
ba idhtë e ambël, si është vetë kjo botë.