Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kalosh Çeliku: Lufta ime vazhdon me poezi erotike

| E premte, 18.06.2021, 08:00 PM |


LUFTA IME VAZHDON

ME POEZI EROTIKE

NGA KALOSH ?ELIKU

(Pusitë e Zonjës Vdekje

mes Grave Besnike)

I shpëtova Pusisë, në “Bozhur”. Prishtinë

Familjes gruas parë besnike me birrë:“Peja”.

Përcjellur mes kamarierit: Tri herë radhas.

I thashë: Sot, nuk pi birrë “Peja”. I thuaj,

“Mikut”: Faleminerit. ?ka do pi ai prej meje?

Jo! Ai, nuk pi asgjë prej teje. Atëherë, i thuaj:

Brenda, pesë minutave: Nëse, nuk ikë! O, do

Më vrasë?! O, do ta vrasë, në mes Prishtinës.

Herë pas here, ai e shikonte karrigen

E kuptova, se: revolen e kishte lënë:

Në kutinë e këpucve. Karrige. E, Unë

“Nagëntin”, nën gunënzezën, fishek në gojë.

Iku. asaj kohe. Si i ri: dola ta vras te shkallët

Nuk e pash. Nuk e di nga ku më iku “miku”

Ditën e Nesërme, kuptova, se: Kishte ikur:

Nga dera e recepsionit. I shpëtova burgut.

E, ai si “mik” atentati me porosi: Varrit.

Edhe, pusive tjera nga Nëna Parti Politike

Pusive Vetanake. Familjare, Voskopojë.

Ringjalljes, Sime para Lufte (2001), Korçë

Përrenjas. Dhe, në Qafë -Thanë”. Maleve.

Pusisë tjetër në Bukoç. Maleve, si fëmij

Që, dikur i kaloja këmbë me Babain, Sot,

Në Liri: Mezi, i kalova me “xhip” Korando.

Pusi, Pas porte: Sot, më vuri edhe “Miku”

Koronavirusi. Masa Qevetare. Vjet Rreshtë.

Karantinë: Dy metra, rri larg o burrë

Edhe me Gruan! Miken Tënde Besnike.

Dhe, ”shpëtova” nga rakia e rrushit. Poezia

Kurtizanja ime, xheloze: Ishte, Xhadia.

Zonjën Jetë, Sot: do ta marr për Grua!...

(Poezia e Kalosh ?elikut

e egër me Covid -19)

Nuk më del pensioni për Gra besnike

As sapun. Laj duart me raki. Veten.

Arat e Babait: Livadhet. Dhe, Malin

Dy shtamat plot me verë të Laydi Di:

Luftë, Sot i shpalli “armikut të pabesë”.

Poezisë me Covid -19 -të. Që, përditë

Natën, pas ?uke, pusi delë pa maskë.

“Parku i Grave”. Dëllinjave. Kuvendit

Gratë besnike: Ikin dy metra larg?!

“Shpëtimtari” shqiptarëve, deklarata:

Jugosllavia: Na ndau me Bullgarinë?!

Jo: Shoku TITO. Mik, i Shqiptarëve

“Abazi”: Dhentë i nxjerrë në pazar:

Me këngë popullore “Patriotë kuqezi”:

“Dhentë e mia, kush i do

Se, nuk jam i zoti më për to.

E, do të loz me Miken -o!”...

Miken -o, me Dy shamikuqe për brezi

Nyje, lidhur anësh dizge. Xhadinë  -o.

Kalosh ?eliku: Lozni me miken tuaj -o

Jo, me Miken,  e Kalosh ?elikut  -o....

(Shteti “përbashkët”

me Covid -19)

Pakgjë, Sot është e shëndoshë

Ehu, gjithëçka, është e sëmurë:

Institucione, Shteti ”përbashkët”

Politikanë. Poetë. Libri artistik.

Popull universitar. “Artistë” partiak

E, shumë pak Artistë të Lirë. Gjeni.

Thesi grisur, mbushur me politikanë:

“Artistë” politik. Është, me Covid -19.

Shteti “përbashkët”, që i mbyllë Sot

Shtëpi Botuese të Librit. E, hapë:

Shtëpi Publike. Kazino me shumicë

Ende, me vlera të skaduara artistike.

Shteti “përbashkët”, që lufton artistët

Dhe, stimulon: pazarxhitë e librave.

Pa vlera artistike. Shtëpi Botuese

Profesion, kanë: Tezgat e tollumbave.

Shteti “përbashkët” me politikanë

Dhe “Artistë”. Është, me Covid -19...

(Rruga nuk duhet

të të trembë)

Rruga mik, nuk duhet të të trembë

Po, hipi vargut! Shaloje në Libër!

Lëshoja frerin. Shtrëngo shalën

Tymemjegull. Trim, ngjitu malit!

“Përroni Thanës”, ulu nën dardhë

Edhe, priti: Tri Zanat e maleve:

Të të japin gji. Fuqi për Luftë!...

(Hajdutët e “Haramit”)

Pas Luftës 2001 -shit, Bashkia

Në të cilën jetoja në gjelbërim:

Park plot pemë. Dhe, pëllumba.

Zogjë. Kanarina. Qyqe pa fole

Pallate  me oborre. Hapsirë. Jetë.

I preu, dogji drunjtë. Ikën zogjtë

Pëllumbat. Erdhën sorrat e zeza.

Ferrat, nën dritare. Dhe, “Hallalli”

Uzurpimi i parqeve para pallateve:

Mes dite, lindnin godina biznesi.

Hiç pa plane ndërtimi urbanistik

Këpurdha. U turra pas “Haramit”.

Ika. U shpërngula nga “Harami”

Përçudi, edhe këtu gjeta “Hallall?!

“Hallall”, Shkupi. Ana shqiptare

Vardari e ndante me kufi politik.

Askund, nuk gjeta birrë “Hallall”

Vetëm “Haram”: Cocacola. Bozë.

Limonadë. Shfeps. Dhe, Fanta

Tollumba. Qengjin, e hanin hajdutët.

“Hallall”, dihetkisha vetë në shtëpi

Edhe, kur vinin miqtë e mi poetë:

Me birra. Raki rrushi. Dhe, meze.

Hanim e pinim në oborr. Nën hije

Pasmesnate, i harronim mbi tavolinë.

Përçudi! “Hallallin”, ditën e Nesërme

Askushi, nuk e kishte vjedhur natën.

Hajdutët, në lagje vidhnin “Haramin”...

(Poezitë e mia mes varreve

Sot i lexojnë të vdekurit)

Poezitë e mia mes varreve

Rrëzë ?uke. Majë Lisave:

Sot, i lexojnë të vdekurit.

Shkaku,se: ende, të gjallët

Nuk dinë shkrim-lexim...

(Lufta ime vazhdon

me Poezi erotike)

Edhe, “miqtë” e mi partizanë partiak

Veshur këmbekrye kuqezi. “Liri”.

Nuk më shajnë Sot, si Dje, në gazeta:

As kërcnohen me komente. Atentate.

Gazetave. Portale partiake me taxhi

Përqafe. Një post politik në Qeveri.

Një vend pune. Një ?mim shtetëror

Rrogë argati të marrin pa vend pune.

Rrufjanët, që rrinë në shtëpi. Biruca

Me  shpifje. Denoncime në Polici.

Gazeta. Radio-televizone “shtetërore”:

Debate trusakate të politikanëve qorra

Që, të vrasin Natën. E, të qajnë Ditën.

Sot, nuk e djegin banesën. Shtëpinë

“Xhipin” e Babait, para dritareve.

Përditë, nuk më vrasin ende në pusi

Shkaku, shpikjes të një metode të re:

Është i çmendur. Nuk meriton fjalime!

Kurora lulesh plastike, qajmë mbi varr

Shpallim dëshmor lufte. Përmendore.

Sot, eci lirshëm në Shkupin Shqiptar...

(Ditënatë m’i  kthejnë

trutë në kokë)

Përçudi, Sot!Edhe, rakia e rrushit

Ditënatë, seç m’i kthjelloi trutë.

Nuk i turbulloi si parti politike

As, edhe si “patriotë” shqiptarë:

Me trutë, dhe kokën në grazhd.

Duartrokitje! Porosia e Rrushit:

Ditënatë, m’i kthentrutë në kokë...

(Dudumët mbi mua me çati)

Unë, Nateditë: bëj Luftë me Pandeminë

Përditë, me Koronavirusin. ”Armnik”.

Pas porte: Raki Rrushi. Gra besnike.

E, dudumët, përderisa shkruaj Poezi erotike:

Nateditë,  mbi mua: Ende, ndëretojnë çati...