E enjte, 18.04.2024, 08:00 AM (GMT+1)

Kulturë

Ardian Ndreca: Dikur Shkodra rrânte me pritë e me pa njerëz të mëdhaj

E enjte, 17.06.2021, 09:00 PM


Ardian Ndreca:

Dikur Shkodra rrânte me pritë e me pa njerëz të mëdhaj të kulturës dhe artit: Asdrenin, Lasgushin, Tefta Tashkon dhe në krye të mikpritësave ishin figura të kalibrit të Át Gjergj Fishtës, Ernest Koliqit etj.

Me 9 shkurt 1938 erdhi në Shkodër, shkruente Nush Topalli prej shtyllave të “Cirkës”, mbas 23 vjetësh, shqiptari i madh dhe atdhetari Aleksandër S. Drenova: “Asdreni, i njoftun çë prej kohnave të Rilindjes Kombëtare”. Shoqnija “Rozafat” tue interpretue dëshirën e gjithë rinisë shkodrane organizoi në sallën e kinemasë nji koncert kur morën pjesë zojusha Tefta Tashko, soprano, e zojusha  Lola Aleksi, pianiste. Poeti Át Gjergj Fishta e hapi këtë shfaqje. Poeti Asdren, vijon artikullshkruesi, na gazmoi pse solli edhe poetin e Tosknis Lasgush Poradecin, dy epoka që bashkohen. Me ta qe edhe shkrimtari ynë Ernest Koliqi.

Pak ditë ma vonë edhe vetë Asdreni prej shtyllave të “Përpjekjes shqiptare” të Branko Merxhanit shkruente plot mirënjohje me fjalë zemret: “E pashë prap Shkodrën që po ringjallet, i a ndjeva rrahjet e zemrës së saj, dikur të përvuajturë, të rrahë përsëri po me atë ritëm që dëshëron gjithmonë…”

Marubbi e ka "shkrue" me dritën e artit të tij këtë çast të paharrueshëm.

Djepi i kulturës që ishte Shkodra kishte jetë.

Edhe sot djepi ka jetë, por jeta në vetvete asht nji koncept relativ kur nuk lakohet në mënyrë të njinjishme me kulturën.

Në këtë sens, jeta dhe kultura atje janë të dyzueme dhe presin me konvergue kushedi se ku, në nji pikë përpara… prandaj edhe ne shikojmë përpara, pse s’mund të rrijmë gjithmonë me krye mbrapa, se na mpihet qafa.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora