E premte, 19.04.2024, 07:00 PM (GMT+1)

Editorial » Latifi

Blerim Latifi: Bosnjëzimi i Kosovës

E enjte, 17.06.2021, 09:14 PM


Blerim Latifi:

Qëllimi i Serbisë nuk është thjesht Asociacioni i Komunave Serbe. Është qëllim më ambicioz. Është qëllimi i bosnjëzimit të Kosovës. Problemi ynë është se këtë projekt ne po e kuptojmë veç në terma politiko-administrativ, e nuk po e shohim dot dimensionin kulturor të tij. Serbia po investon shumë në bosnjëzimin kulturor të Kosovës. Ndërtimi i qindra xhamive vahabiste në qendrat dhe hyrje-daljet e qyteteve e fshatrave të Kosovës është në funksion të këtij qëllimi: të duken shqiptarët jo si një komunitet sekular dhe me identitet kombëtar europian, por si një komunitet thellësisht fetar, me orientime identitare lindore, siç janë muslimanët e Bosnjes. Kur të arrihet bosnjëzimi kulturor i Kosoves, atëherë bosnjëzimi politik i saj bëhet pothuajse i pashmangshëm. Natyrisht krejt ky operacion, ky inxhiniering i madh, është duke u drejtuar nga shërbimet e inteligjencës serbe. Intelektualët tanë heshtin, sepse janë frikacakë, disa janë të blerë e shumë të tjerë nuk janë në gjendje të kuptojnë se çfarë po ndodhë. Për politikanët nuk ke se çfarë të thuash, veç faktit se atyre u intereson vetëm pushteti dhe votat, për të cilat janë në gjendje të bashkëpunojnë me secilin që ua ofron ato, pavarësisht se kush është ai dhe për çka angazhohet. Këtu njerëzit nuk po arrijnë dot ta kuptojnë një fakt të thjeshtë: sa më shumë që ngrihen tempuj vahabistë anë e kënd Kosovës, aq më shumë rritet fuqia ndërkombëtare e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe, rrjedhimisht, shtohen edhe zërat ndërkombëtarë në mbështetje të pretendimeve serbe në Kosovë. Sot shërbimet inteligjente në botë nuk merren me eleminime sekrete të njerëzve, por me beteja ideologjike e kulturore, efekti politik i të cilave duket më vonë.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora