E premte, 29.03.2024, 10:52 AM (GMT)

Mendime

Xhavit Dalloshi: Politikanët ''kosovar'' prap mundohen të e mashtrojnë popullin!

E hene, 01.12.2008, 10:29 AM


Xhavit Dalloshi:
POLITIKANËT „KOSOVAR“ PRAP MUNDOHEN TË E MASHTROJNË POPULLIN!

 

Nga Prof. Xhavit DALLOSHI*

 

Pas miratimit të gjashtë pikëshit në OKB, ku njëzërit u përkrah palni i Sekretarit të Përgjithëshëm, z. Ban Ki Moonit.

 

Politikanët tanë, të cilët me dëshiren e tyre kanë hequr dorë nga identiteti i tyre shqiptar, dhe më dëshire e quajnë vetën e tyre me një emer që u poll nga serbet, me emrin kosovar, edhe pse u pa haptazi se dolen edhe kësaj radhe të humber, dhe që ju dolen rrenat dhe mashtrimet që ua bënë  popullit të vetë me vite të tëra në fushë. Këta politikanë prap nuk kanë turp as fytyrë fare, edhe tani po mundohen, që humbjet e tyre të njëpasnjëshme, të cilat janë  veç në dëm të popullit të tyre, dhe në dëm të çështjes sonë kombëtare, ata këto humbje po paraqesin si ,,fitore“ të tyre! Ata, në vend që të skuqen para popullit, dhe të largohen nga politika, dhe të kërkojnë falje publike popullit të tyre, për mashtrimet që po  iu bëjnë, këta matrapaz prap dalin dhe deklarohen se, me këtë plan asgjë nuk paskemi humbur, dhe  thesksojnë, se Kosova na qenka shtet i pavarur dhe sovran“, dhe se integriteti i teritorit të Kosovës na qenka i pa ndarshëm dhe i pa cenueshëm.

 

Pse ore të shkretë, jeni aq cenik, gjërat shifen qartë, Kosova  ende është nën protektoriatin, UNMIK- EULEX ,dhe që nuk ka fare sovranitet?!

 

Kurse edhe ,,Republikën „ e keni shpallur sipas Planit të Artisaarit dhe Rezolutës 1244, dihet fare mirë se, kjo Rezolutë dhe ky Plan është antishqiptare dhe antikombeëtare, e cila iu njef shqiptarëve veç një lloj vetëqeverisje, e jo shtetin dhe as sovranitetin. Nuk ka asnjë shtet në botë sovran, i cili nuk ka ushtrinë e vetë , ashtu siç është tani Kosova, e cila ushtri duhet të ruanë dhe mbronë kufinjet e shtetit sovran, të cilët duhet të jenë të pa prekshem nga askush, por ushria e Kosovës as nuk është as nuk do të jetë në të ardhmen.

 

Ju të „nderuar“ politikanë të Kosovës, do të na thuani prap se,  ne do të kemi FSK-un por, dihet se edhe kjo lloj forcë sigurie do të jetë multietnike dhe e mbikëqyrur nga ndërkombëtaret (pra nga Serbia), dhe të cilet për detyrë do të ketë rolin e zjarrfikësve dhe hedhjen e mbeturinave.

 

Aeroplanet Ushtarak serbe se shpejti dote kontrollojne hapsiren ajrore te kosoves- Politikanet tone ende fantazojne.
Ju,  edhe më parë keni premtuar popullit që, UCK-ja do të behët berthama e ushtrisë së ardhshme të Kosovës por, që ja që se na doli e kundërta. Me nënshkrimet tuaja dhe me marrëveshjet tuaja tizare me të huajt, ju shkatrruat UCK-në. Poashtu edhe për TMK keni premtuar se do të jetë e ardhmja e Kosovës, ku për 9 (nëntë) vite me radhë TMK-ja u trajnua, shkollua me kurse të ndryshme, tani pas nëntë viteve e betë të njejtën gjë edhe edhe me TMK-në, e shkatrruat, ata trima të UCK-së kanë mbetur rrugëve, të cilet nuk kanë as bukë për të ngrënë. Tani  prapmundoheni të genjeni dhe pa u skuqur  fare, as kur genjeni në mes të ditës, se do të kemi një forcë tjetër të sigurisës në Kosovë, dhe që shumë pjestarë të TMK-së do të përfshihen në atë forcë por, dihet se kjo forcë s’ka të bejë fare me ushtrinë e Kosovës, këtë gjë e pohojnë edhe përfaqësusit e NATO-së.

 

Një ditë, ju të gjithë duhet që të përgjigjeni para gjygjit të popullit, për të gjitha mashtrimet dhe manipulimet që po ua bëni ju popullit.

 

Duhet të përgjigjen të gjithe ata që, me vite të tëra, burgosen,  distancuan, diferencuan, larguan nga puna, vranë dhe shiten interesat e popullit shqiptr, pa marrë parasysh se kush janë dhe nga vijnë ata. Poashtu duhet të gjykohen edhe të gjithë ata që luftuan për bashkim-vëllazërim me serbet, edhe ata që luftuanë dhe po luftojnë vetëm për interesat e tyre personale, dhe që erdhen në pushtet pa patur shtet fare, gjithashtu të gjithë ata që po manipolojnë me gjakun e dëshmorëve, dhe që  në emrin dhe gjakun e tyre, u pasuruan.

 

Disa lider politik të sotshëm, dikur ishin lider të UCK-së, të cilët në atë kohë e fyejshin, pacifistin I. Rogova, për tradhëti kombëtare dhe për bashkpunim me evropën plakë, këta lider e paten shpallur I. Rogovën edhe si person të padëshirushem që të kthehet në atdhe, e tani po të njejtit lider tani shkojnë tek varri i tij dhe përulen para tij,  Të njëjtën gjë po e bejnë edhe këta „trima“ të Kosovës së tashme, këta po bejnë madje edhe më keq, po shkelin betimin e dhënë gjatë luftës, i cili betim ishte për bashkimin e trojëve shqiptare, po shkelin mbi gjakun e shokëve të tyre, tani këta „lider“ të UCK-së po bejnë edhe më keq, këta e pranuan planin e Ahtisaarit, që Kosova duhet sipas tyre të jetë multietnike, si dikur kur në kohën e kriminelit Tito.

 

Thonë se; marrëzia s’ka kufti!!!

 

Shtrohet pyetja, vallë pse paskemi luftuar ne, pse kemi bërë luftë ne, për Kosovën multientike, apo vallë që të bëhemi kosovar dhe të ndërrojmë gjithcka çka ishte shqiptare, siç është identiteti, Flamuri, festat kombëtare dhe këta servil do të provojnë që të na heqin edhe gjuhën tonë dhe të zëvendësojnë me një gjuhë multietnike?

 

Këto qellime dhe qëllimet të tjera i arriti dhe do t’i arrit shumë lehtë Serbia së bashku me servilet shqiptar dhe me udbashët dhe bashkëpuntoret e saja që ka mbrenda në Kosovë.

 

Ja tani pasojat që po na sjellin këta servil, njëherë gjatë pikëshin, tani marrëveshja e Kumanovës dhe shumë e shumë gjëra të tjera do të dalin në shesh.

 

 Ne si shqiptar duhet të bëhemi një dhe tu themi STOP këtyre servilëve, dhe të formojmë një qeveri, e cilat duhet të jetë nga shume atdhetar intelekutual, lëvizje atdhetare dhe që të udhehiqet nga FBKSH-ja , e cila qeveri duhet të quhet, qevaria e unitetit kombëtar. FBKSH-ja ia ka tërhequr vrejten këtyre „poshtetarëve“, edhe ka paralajmruar popullin me kohë se, cfarë rreziqesh po i kanosen popullit shqiptarë në Kosovë dhe kombit shqiptarë në përgjithësi.

 

Nuk ka askund në botë shtet i cilin e fiton pavarësinë pa një Referendum gjithëpopullor, dmth pa vullnetin e popullit, dhe këtë gjë, pra Refendumin duhet të kërkohet nga FBKSH-ja dhe AKSH-ja, dhe poashtu të udhehiqet nga këto forca kombëtare, të cilat kanë qenë dhe janë për ribashkimin e trojeve etnike. Vetëm rrethë FBKSH-së, populli shqiptar do të ketë shpetim dhe ribashkim kombëtar.

 

RROFTË FBKSH-JA!

RROFTË AKSH-JA!

 

Gjermani,1 dhjetor 2008.

 

*Anëtar i CDU-së, njëherit edhe koordinator i ( SHAIBK), për Evropë, dhe ish kryetar I fondit “Vendlidja Thërret”



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora