E enjte, 28.03.2024, 07:28 PM (GMT)

Mendime

Nikoleta Kovaçi: ‘Kamikazët’ e katundit tonë!

E marte, 15.06.2021, 07:55 PM


‘Kamikazët’ e katundit tonë!

Nga Nikoleta Kovaçi

Termi ‘kamikaz’ na erdh prej larg! Nuk e perkthyem hiç; e pervetesuem ashtu siç e kuptuem; njeri-bombë! Madje në parim sa here dgjojmë për raste shperthimesh, qoftë edhe në skajet ma t’largta të rruzullit mendja jonë e ka të qartë figurën e personit, identitetin, kombsine e deri edhe besimin! Sepse qenia e ka ma t’lehtë me i pranu konceptet ashtu siç i ka msue n’krye të herës!

Ka njerëz që përdoren nga të tjerët, me forcë, të tjerë që vetofrohen me dëshirë! Te dy palet kane thujse te njajtin qellim te fundmë!

Po ‘kamikazët’ s’janë të ksaj kohe, as te atyne vendesh te largta, as të nji kombi, a kontinenti: ata jane kanë e janë kudo e kurdo! Çdo popull e komb ka ‘kamikazët’ e tij; ani pse s’vendosin bomba ne trup, as s’i njohin bombat, as si konceptojne! Format e kamikazërisë janë të shumta e sidomos ne vende ku dinjiteti i qenies asht në transformim te thelbit të vet! Konkretisht per shkak të perfshirjes në ktë proces!

Ne vende si ky i joni, qenia e hedhun ne  rrugëkryq, nuk ka pas dhe ka shumë alternativa! Zhveshja nga virtytet dhe veshja me vesin, u banë A-ja e kapërcimit të ngërçit e per pasojë shoejt gjeten forma të reja pershtatjeje! Jo vetem me kohen po edhe me konceptet e ardhuna si grimca pluhuni nga mbitoka! E kështu një prej mundësive ma t’mira me dal nga kuturuja e rruges pa krye ishte dhe asht edhe kamikazeria! Kudo, ne çdo hapsinë e skutë të ktij vendi gjenden e i has! Here si të telekomanduem e herë tjetër si të vetkomanduem! Vetem aftesia e tyne prej shpërthyesi i ban ata me kane te dukshem, te dobishem e manej modele qe percillen goje me goje si legjendat e kahmotshme!

Per ta hartohen kode, miratohen ligje, shkruhen libra, krijohen tituj, projektohen dekorata, shpiken gjithfarë lloj podiumesh me i ngrit mbi te tjeret, mbi kohen e mbi vete jeten Madje edhe mbi historinë se ata po deshtën e minojnë historine, madje e telekomandojne vete duke rujt edhe parametra prej shenjestruesish plot sharm e klas! Madje zgjedhin edhe veshjen e pershtatshme te jene sa ma te kompletuem ne sipermarrjen e tyne!

Ata, ‘kamikazët’ tanë, tashma kanë sistemin e vet! Janë grupim i madh që rriten per ditë! Madje kane kriju hierarki edhe ne rekrutime! Si te thuash fuknsionojne si piramide! Nuk shperthejnë veç nje here e mire, po çdo dite, çdo here qe ua do telekomanduesi! Janë n’rrjeshy e n’garë! Ma të zotët janë ata që kanë ma t’naltë numrin e viktimave e ma t’preferuemit ata qe kane ma t’madh numrin e te rekruetuemeve.

Nese hasin ndonjanin qe s’i ka braktis virtytet njerzore, parimet e Zotit, e fuqite e shpirtit nuk e mbajne afer! Gjejne forma te shumta shperthimesh!

Ndan Qenia, ajo e pastra, e qarta dhe e drejta  asht në rrezik dhe e kercenueme kur has ne kta ‘kamikazarër’ te çdo kategorie qofshin, ani pse ktu termi del nga konteksti fillestar po jo nga qellimi i fundmë; ketu si te paret dhe te fundit jane nja!



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora