E shtune, 25.09.2021, 06:58 PM (GMT+1)

Mendime

Enver Bytyçi: Kur do ta njihni Kosovën?

E marte, 15.06.2021, 07:16 PM


Kur do ta njihni Kosovën?

Nga Enver Bytyçi

Kjo është pyetja që ka shtruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për presientin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç në prani të Borrell dhe Lajçak! Ky i fundit ka thënë "kurrë", ndërkohë që ka bërë përgjegjës zotin Kurti për mosgatishmëri për zgjidhjen e konfliktit midis dy vendeve.

Por është krejt e qartë se pyetja e Albin Kurtit e ka vënë në vështirësi presidentin e Serbisë. Kërkesën për njohje atij ia ka bërë vetë presidenti i SHBA-ve, Joe Biden. Dhe përgjigja e tij "kurrë" është përgjigje edhe për presidentin amerikan! Kjo do të thotë se përgjegjës pëe gjithçka nuk është Kosova, por Serbia dhe liderët e saj.

Mjafton ky rezultat nga kërkesa në formë pyetje e kryeministrit të Kosovës, që ai të marrë mbështetje nga të gjitha forcat politike, edhe të opozitës, për pozicionin që mban ndaj dialogut dhe një marrëveshjeje të mundshme me Serbinë. Po ta pyesësh Baton Haxhiun për këtë qëndrim, do të thotë se "këto janë përralla, nuk mundet që Kosova të sillet kësisoj me Serbinë", aq më tepër në prani të përfaqësuesve të BE-së! Kjo është edhe mendësia dhe kërkesa e Beogradit për nënshtrimin e delegacionit të Kosovës!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora