E enjte, 18.04.2024, 06:27 PM (GMT+1)

Kulturë

Spica Mitalike: Censura

E diele, 13.06.2021, 09:16 AM


Satirike

Spica Mitalike

CENSURA

Pas kaq vitesh

Të errëta pesimiste,

Na kthehet censura

E kuqe komuniste !

Nuk mund ta gjesh

Asnjë vend pune,

Pa qenë në lidhje

Me kryetar komune !

Sa për projekte

Nuk ka ”Pëlqim”

Atë mund ta gjesh

Vetëm në amshim !

Sepse përndryshe

Po s’pate pushtet,

Do ta bësh “Aminin”

Me këmbët përpjetë!

Si në komunizëm

Formulë përshtatshmërie,

I ndiqte nga prapa

Njerëzit sikur hije!

Tani që censura

Kthehet me siklet,

Na qoftë e mbarë

Rruga për kurbet !

(Karikatura marrë nga interneti)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora